25 dhjetor 2006

Kriza elektorale dhe "bojkotimi" i propozuar nga LSI


Po afron perdite dhe me teper,dita e "vendosur" per zgjedhjet vendore ne shqiperi,dhe zenkave te perditeshme ndermjet pozites dhe opozites,i shtohet nje propozim...........qe,ndoshta tani qe "veza" eshte ne te dale........sikur eshte shume i vonuar.

E kam fjalen per propozimin e fundit te LSI,ne ftesen qe i ben votuesve per te bojkotuar ata qe bojkotojne DEMOKRACINE(pozite/opozite),dhe personalisht JAM DAKORD,jo per faktin qe elektoret duhet te privohen nga e drejta e tyre per te shprehur vullnetin e lire nepermjet VOTES,por ,me mire te veteprivohen nga kjo ARME(vota) qe demokracia ju ofron,se sa te pendohen per zgjedhjet e tyre.Dhe kjo pasi besoj se i kane kryer eksperimentet tashme(votuam Fatosin per t'ja futur Sales,dhe me pas,rivotuam Salen per t'ja futur Tosit.......si te ishin ato zgjedhje per te zgjidhur keshillin drejtues te klases se trete,dhe jo zgjedhjen e atyre personave qe do te kishin ne dore fatin e Shqiperise dhe shqipetareve.

Nodshta tashme kjo ftese per BOJKOT eshte e kote,sepse njerezit tashme jane te lodhur,dhe e kane kuptuar se keto zgjidhje jane nje farse , nje telenovele qe po zgjat pre 16 vjetesh ne shqiperi.........

Por nese Lsi ofron kete zgjidhje,une do te kisha nje LUTJE per te gjithe shqipetaret ne pergjithesi,dhe INTELEKTUALET ne vecanti:
Perse jeta shqiptare duhet pare vetem KUQ&BLU??

E vertete qe 50 vjet komunizem ne Shqiperi na kana indoktrinuar,por :
-Intelektualet e sotem,duhet te shikojne zhvillimin e Shqiperise,pertej ngjyrave politike,pertej "urdherit" nga lart...........
-Intelektualet e sotem,duhet te gjejne prospektiva te reja,te gjejne menyra te reja per tu perfshire aktivisht ne jeten politike te vendit.
-Intelektualet e sotem,s'duhet ti bejne bisht IMPENJIMIT moral dhe civil qe kane kundrejt shoqerise .

Problemi i mosimpenjimit te intelektualeve ne partite politike shqiptare,eshte degjenerimi dhe mosimpenjimi social i atyre partive(perse duhet te jem anetar i nje partie qe nuk vepron sipas bindjeve te mija??ose qe thote qe i ka ato parime por nuk i ve ne zbatim??

I gjithe organizimi pluripartiak ne shqiperi,eshte shkaku i kesaj corbe pseudoliberale e pseudodemokratike.

Ne stadin aktual te shqiperise,per mendimin tim,do te ishte gjeja me e mire,krijimi i dy grupimeve politike:KONSERVATORET dhe LIBERALET

Me konservatoret,pa gabuar qe te shikojme vetem domethenien e fjales(dhe aq me teper te se kaluares politike),do te perfshiheshin,te gjithe ata,qe tek vlerat e tradites,kultures,zakoneve te popullit shqiptar,do te gjenin ato vlera te ecies perpara.

Me liberalet,edhe ketu,pa gabuar(qe te mendohet se liberalet jane vetem droge sex e rock&roll),ne kete grup te jene ata qe tek inovacioni i vazhdueshem,tek nderrimi i vazhdueshem,shikojne rrugen per te ecur perpara.

kjo do te ishte ideja ime(nuk eshte se eshte e re,demokratet e republikanet ne amerike,dhe laburistet e konservatoret ne angli),por duhet qe dhe keto grupime te MOS politicizoheshin si te majta ose te djathta.
ne kete kontekst,edhe partite e tjera politike,mund te perkrahin here njerin dhe here tjetrin grup politik,ne baze te PROGRAMEVE DHE OBJEKTIVAVE qe keto dy grupe do ti paraqesin elektoratit perpara zgjedhjeve.

vetem atehere,INTELEKTUALET,do te kishin ambjentin e duhur per tu impenjuar me aktivisht ne jeten organizative te vendit(sepse do te punonin:o ne emer te traditave,o ne emer te inovacionit,dhe s’do te kishin frike qe te cilesoheshin marksiste o fashiste nga kundershtaret e tyre politike .

Nuk ka komente:

Posto një koment

Faleminderit per komentet