15 dhjetor 2007

Zgjim me borë
















Sot në mëngjes...
bardhësia e dëborës ishte thuajse magjike, gjithçka e mbuluar me një shtresë të hollë dhe të bardhë si prej mielli për bukë lepurushësh...
Brishtësia e saj nuk linte të mendoje për një kartolinë që do ti rezistonte disa orëve, por megjithatë qe bukur për sa qe...
E gjithë kjo deri në drekë... iku... u shkri.... dolën sërish llumrat e kanaleve... S'e di nëse duhet të qesh apo të qaj me atë ngazëllim timin prej bardhësisë së dëborës....
Ps: Asnjë përgjasim ndërmjet këtij postimi dhe "demokracisë" në Shqipëri :P

13 komente:

  1. Sa bukur! Bora me pelqen dhe sa here qe bie gezoj si femije. Me sjell ndjesi te papare, ndoshta bukuria e saj edhe pse e ftohte, perseri arrin te me beje te buzeqesh!

    p.s. me kenaqe me ate buke lepurushi. per here te pare e kam degjuar tek nje film qe luante Sander Prosi dhe me ka mbetur ne mendje.

    PërgjigjuFshije
  2. Sa inat , asnjëherë nuk më ka pëlqyer dëbora , as edhe kur kam qenë i vogël tani më tepër ... më kujton që duhet të pastroj xhamat e ngrirë të makinës ,të vë zinxhirat të cilat sapo të dal në rrugë kryesore duhet ti heq prap dhe nëse rifillon dëbora ti vej përsëri... ti që ke kamion si thua?
    Tjetër gjë të jesh pranë zjarrit duke pjekur patate a gështenja dhe jasht nga dritarja të duken flokët e dëborës që zbardh. :) Kurajo deri nga e marta rregullon koha .

    PërgjigjuFshije
  3. Kris, ke gallatë(siç do thoshim po të ishim në atdhe)!
    Po ku, o derëbardhë, i ke ato male ti, që të mbyti dëbora? :)

    PërgjigjuFshije
  4. Harrove Grevenanë n.agoooo :) , edhe gallatë kam :)))))) !

    PërgjigjuFshije
  5. Edhe ketj ra debore... ra mbreme ne tir nja 5 fjolla... u ca qefi

    PërgjigjuFshije
  6. Ciao ed!


    Belle te kujtohet sa here ka ra bore ke na???:):)

    PërgjigjuFshije
  7. Bellë, për ta mbajtur mënd... duhet të ketë qënë e lidhur me ndonjë "event" tjetër të jashtëzakonshëm :P, sepse e vetmja borë e madhe që mbahej mënd në ato kohë, ka qënë atëhere kur ti ke qënë në klasë të parë :P.

    Gjtisesi, dëbora e parë ka diçka magjike... të bën të ndjehesh fëmijë :)

    PërgjigjuFshije
  8. PIKRISHT ED:)


    T'PERSHNES.

    PërgjigjuFshije
  9. "The event" ishte qe s'shkuam ne shkolle dhe lujtem me topa bore me kalamajt e lagjes, si p.sh me magjarin qe me flet per boren magjike qe ra ne fshatin tone socialist:)) Eh ku kishte gezim me te madh per ne si kalamaj oh Ed. Ishim vertet njerez pa shume pretendime, gezonim me pak! Eh ato vite thuaj....

    PërgjigjuFshije
  10. Une ta besoj qebesa belle.:):)

    PërgjigjuFshije
  11. fantastike Ed me kenoqe.qe kur me ka ardh mami s'kam pas kohe me bo qoka:) kisha kohe pa ardh ketu me kenaqe me fotot!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet