13 shtator 2007

Pija ka dalë nga...

Ora 9°° e mëngjesit.
Sapo hap sytë, hedh shikimin tek pakua e aspirinave që kishte mbi komedinë.
Ka shumë etje... goja e tharë dhe e thartë nga të vjellat e natës së kaluar.
Ulet mbi shtrat dhe shikon rreth e rrotull... mbi karrige janë një palë pantallona dhe një këmishë e sapohekurosur, të vëna me kujdes.Shikon nëpër dhomën e gjumit dhe shikon se gjithçka është e pastruar dhe në rregull.
Merr një aspirinë dhe shikon një copë letër mbi tavolinë:"I dashur, mëngjesin e ke gati në tavolinën e guzhinës, unë dola një çikë shpejt që të bëj një çikë pazarin. Të dua!"
Shkon në guzhinë dhe vërtet mbi tavolinë e prisnin biskotat qumështi dhe reçeli (i fikut :P), dhe e vendosur me kujdes dhe gazeta e tij e preferuar.
Aty ishte dhe i biri që po hante.

I jati e pyet: "Di gjë se ç'ka bërë vaki sonte??"

I biri përgjigjet: " Pa, je kthyer në 3 të natës, i dehur dhe mezi të mbanin këmbët.Thyeve varësen e rrobave, pasqyrën dhe volle mbi tapetin e ri...."

Ndërkohë fillon e bën llogaritë me vehte:

-Darka me shokët në bar: 100 euro

-mobiljet e thyera:300 euro

-Mëngjesi i përgatitur 10 euro.


Ai akoma më i hutuar pyet të birin: "po si ka mundësi që gjithçka është në rregull??"

Aha, mami të tërhoqi zvarrë dhe të hodhi te krevati, por kur ajo po të zbërthente pantallonat për të të zhveshur ti i bërtite: " Mos më prek me dorë, shkërdhatë dreqi, jam burrë i martuar dhe me grua unë!"

Nëse gjithçka mund të paguhet, fraza e nevojshme në momentin e duhur, është e pallogaritëshme

11 komente:

  1. hahahahahhahaha!
    me shkrin, me shkrin!

    PërgjigjuFshije
  2. Edrus!Po ku te vete mendja,xhanem?

    PërgjigjuFshije
  3. Zot qeni....As i dehur s'ja nxjerr njeri sekretin....

    PërgjigjuFshije
  4. edo, cer lloj te ri grappa paskeni shpik anej nga italia ju? hec e bojm biznes knej nga USA. E qujm "il marito leale". I garantum suksesi. Gjithe burrat e Ameriqise e blejn. Win-win situazione; ai bo qejfin, ajo ne qiell te shtate. Si s'na ka shku menia me perpara..... :D :P :P

    PërgjigjuFshije
  5. EM, kur i them BS që jeni mrapa shumë ju t'Amerikës, nuk m'besoni :P

    Papi, është e vjetër kjo, por këtu është shikuar nën këndvështrimin e reklamave të Mastercard :)

    Zana: Fjala Shpon gurin :), s'ke nevojë për laps si të Pikasos apo mikelanxhelos(shiko blogun e Emigrantit ;)).. mjaft të dish të thuash fjalën e duhur në momentin e duhur

    Dhje ju të tjerat, mjaft qeshët, por nxirrni 'mësime' :P

    PërgjigjuFshije
  6. Djali ka harruar ti thote qe mami uku e xhvwshi plotesisht

    PërgjigjuFshije
  7. e kam lexuar diku kete , por flm qe na e solle serish Edo se qesha shume qe me mjes:)fundjave te ndritshme!

    PërgjigjuFshije
  8. :D :D :D E madhe Endrus... Tamam fjala qe shpon gurin...

    PërgjigjuFshije
  9. Nëse doni aksionerë për investim në produktin në fjalë, më keni nga pas. Po vetëm nëse na qëllon ndonjë kur?ar që në vend të thotë jam i martuar thotë jepi jepi...na falimentoi sipërmarrja.

    Ed, je i paçmueshëm!
    :)

    PërgjigjuFshije
  10. Edrus e mora urimin tuaj tek Emigranti, faleminderit Je i mirepritur per me shume se nje kafe kur te vish ne Boston. Vec me lajmero

    Tomi

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet