14 gusht 2007

Shqiptari arratiset gjatë transferimit për në burg



Po dëgjoja në lajme dhe sapo pashë fotografinë, më parë se të jepej lajmi, më vajti mëndje menjëherë për ndonjë 'bëmë' të ndonjë shqiptari.



Ka përfituar nga një ndalim për të pushuar në autostradë për të dribluar rojet e policisë që e shoqëronin,
Në gjithë rrethinat e Firences ka filluar 'gjahu' për të rikapur shqiptarin që ishte në burg për disa krime, ndër to edhe dy vrasje.
Jo pa vetëdije e përmëndja fjalën rikapje, sepse kjo është hera e dytë që Ilir P. arrin që ti largohet burgut(rradhën e parë qe arratisur nga burgu i Peruxhës në qershor të 2006 por arritën ta kapnin në Milano.
34 vjeçari , rreth orës 10.30, ndërkohë që po e transferonin nga burgu "Le Sughere" i Livornos në një burg tjetër në zonën e Kazertës, megjithse i kishte duart e lidhura me pranga, ndërkohë që kishin ndaluar për një pushim gjatë udhëtimit, arriti të trulloste policin që e ruante me një goditje të cilën ai s'e priste dhe menjëherë është larguar me vrap.
"Ufo", siç e quajnë tashmë është ai personazhi që u arratis nga burgu me litar të bërë me çorçafçt e lidhur njëri pas tjetrit, duke mundur kështu që të kapërxente një mur prej 8metrash.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet dhe policia në lajmërimet e saj, e konsideron si një person mjaft të rrezikshëm dhe që s'e njeh frikën.

3 komente:

  1. ...rri aman, mos na fut friken edhe neve ketu... :s
    dera me 7 dryne sot, se si dihet :s

    PërgjigjuFshije
  2. Endrus i dyti brenda dites qe ma shet kete lajm... Seshte ne sektorin time, po e kane qajt te perkthymen e italishtes edhe knej pa merak... Flm sidoqofte.......
    Thuja emrin te plote djalit sprish pune vec vrasjes ne Gjermani me duket se ka ca edhe ketej nga memedheu...

    PërgjigjuFshije
  3. Edhe ketej nga ne qametin bejne. Po doli fjala per ndonje te arratisur probabiliteti qe te jete nga anet tona eshte gati 90% :(

    Edrus, ti pate njehere nje problem me fotot: i kishe futur ne blog por blogu nuk t'i tregonte. Cfare bere? Si e zgjidhe problemin? Dite te mbare! Selfi

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet