23 gusht 2007

Rreth demokracisë liberale

Kam nja dy ditë që s'jam marrë me blogun dhe shikoj që diskutimi i mëparshëm pati gjetur pak a shumë të gjithë në një mëndje: Diçka duhet ndryshuar në mentalitetin e shqiptarëve... diçka që e kanë harruar ose që s'duan t'ja dinë më që dikur ka qënë pjesë e jona: morali dhe ndershmëria, gjë që më shtynte të bëja atë pyetjen hamletjane: edukimi apo ligji, ku me ligj, nënkuptoj zbatimin e dënimeve në nivele diktatoriale(sepse ligjet egzistojnë :( ).
Sepse për të arritur atë ndryshim , vetëm nëpërmjet njërës prej këtyre mënyrave mund të arrihet.
Por siç shihej edhe në artikullin e Blendit tek peshku pa ujë, 'opinionet' fluturonin në çdo anë me përjashtim të të dhënit një mendim për zgjidhjen e mundëshme.
Beni, ke të drejtë; sepse me edukim nuk nënkuptoja thjeshtë 'eduaktën', por edukim për respektimin e rregullave dhe ligjeve, të atyre rregullave dhe normave që rregullojnë bashkjetesën e qytetëruar dhe që tashmë ashtu siç thosh SantaM, kanë rënë në nivele më të ulëta se sa niveli i respektit ndaj ligjit që mund të kenë edhe vetë ata që janë brënda mureve të burgjeve.
Politika e 'të futmes' ose 'të hedhmes' mund të jetë edhe një shtysë që mund të rrisë ambicjet e njerëzve për të shkuar një shkallë më lart ose për të bërë një seleksion të të 'aftëve', por e parë në një perspektivë më të largët... ajo kthehet në psikologji dhe do të duhen me 100ndra vjet për ta ç'rrënjosur.
Tek peshku diskutohej(siç ndodh shpesh kur duan të ironizojnë me gjithçka të së shkuarës), rreth krijimit të "njeriut të ri", dhe me njerun e ri nuk nënkuptoj figurën e komunistit fanatik, i gatshëm që të lyhet me benxinë ose të mbushet me dinamit që të shkojë dhe të hidhet në erë në mes të 'kapitalistëve të flliqur', por nënkuptoj, figurën që shqiptari morri në ato vite: i arsimuar, i edukuar dhe i ndërgjegjësuar për të jetuar në shoqëri (dhe s'besoj se keni nevojë për histori se si qe ajo figurë para '44)
Prandaj Beni, më bëhet qejfi që tashmë ja di vlerën atij 'leksioni' që të dhe babai, sepse tashmë jam i bindur që edhe nëse s'do ta përsërisësh të njëjtin xhest tëk fëmijët e tu, mjaft që t'ja u tregosh si përrallë, një mësim do ta nxjerrin dhe ata.
Ata që e patën në 'gjak' edukatën dhe Edukimin atëhere, ata përsëri janë persona që kërkojnë që të mos shkelin në dërrasë të kalbur dhe ndoshta janë ata që vuajnë më tepër arrogancën e atyre që mburren me atë që: "sot ka ardhur dita e më të zotit", dhe me zotësi nuk nënkuptojnë kualifikimin ose punën e bërë, por thjesht, me zotësi nënkuptojnë aftësinë e përvetsimit të artit të "të futmes" dhe mashtrimit si dhe 'studimin' e të gjitha mënyrave dhe metodave për të bërë pare sa 'më kollaj' (dhe fatkeqësisht, kjo nuk i ndal edhe përpara xhestesh çnjerëzore si vjedhja, grabitja dhe deri në vrasje të tjetrit për 5 lek.)
Pothuajse shumica jonë që lexojmë në këtë blog, jetojmë jashtë , por kjo s'do të thotë se edhe ata që janë në Shqipëri nuk e kanë provuar, që, kur shikojmë mdonjë jashtë normales, nuk e egzagjeroj me shëmbullin e atij që hedh një letër për tokë, por pa tjetër, nëse shikojmë ndonjë që kalon në këmbë në autostradë ose ndonjë që hyp në pemët e parkut për të mbledhur lulet(dy shembuj banalë), të gjithë do ta shikonim të çuditur si një gjë të jashtëzakonshme dhe që neve as që do të na shkonte as ndër mënd që të bënim një gjë të tillë.
Është e vërtetë që jetojmë në një epokë ku korrupsioni dhe 'manovrat nën rrogoz' janë mjaft të njohura në gjithë botën, por kjo s'do të thotë që shqiptarët të mos marrin shembullin e më virtuozëve (më vjen ndërmënd Zvicra Gjermania Franca dhe vëndet skandinave), por JO që korrupsioni të shndërrohet në sistem (dhe aq më keq të përfshijë të gjitha nivelet jo vetëm të qeverisë, por edhe të popullit).
Shpeshherë më thonë Enverist: Enverit i duhet hequr kapelja qoftë dhe për EDUKIMIN që ju dha njerëzve (dhe nuk i hedh poshtë asnjërën prej metodave të përdorura: shkolla dhe kërbaçi), nuk bëj këtu një diskutim rreth komunizmit ose diktaturës së proletariatit të degjeneruara në 'flamur' për të mbuluar horlliqet e atyre që as që e dinin se ç'ishte komunizmo dhe diktatura e proletariatit, por përgjigjen e problemit që ngrinte Blendi tek artikulli i tij, e shikoj vetëm në një qeveri me një Enver (natyrisht pa pretenduar për rivendosjen e komunizmit, larg ideollogjive) në gjëndje që të rivendoste dhe një herë RREGULLIN dhe respektimin e ligjeve.
Kjo të paktën do të ishte përgjigjja ime.

7 komente:

  1. Sapo pashë tek peshku pa ujë, që s'qënkam i vetmi që e mendoj kështu: http://www.peshkupauje.com/edhe-nje-here-per-demokracine-liberale/2007/08/20/#comment-135519

    Dhe më bëhet qejfi ë ka njerëz që larg ideollogjive dhe idealizmave të natyrës shqiptare, arijnë që të vlerësojnë dhe ti shikojnë gjërat me më gjakftohtësi në analizën që bëjnë.

    PërgjigjuFshije
  2. obviosly U R not alone !

    PërgjigjuFshije
  3. Hallall K.. njerëz si ti na duhen.

    PërgjigjuFshije
  4. Thank U drejtesia !

    PërgjigjuFshije
  5. Mendoj se "kjo" (tek e cila jemi) është pasojë e ndrydhjes 47-vjeçare, se sa "ajo" (tek e cila ishim) është arritje e komunizmit . Gjithsesi shok-u i madh që kaluam me rrënimin e sistemit bëri të tijën , mungesa e zbatimit të ligjit gjithashtu . Shum nga ish të përndjekurit e djeshëm ishin (dhe janë) veç ordinerë dhe aspak disidentë por megjithatë "pluskojnë në ajkë" . Njerëzia ,(edhe ne) kanë nostalgji për sistemin komunist , në fakt për zbatimin e ligjit, dhe në fund të fundit ai sistem e zbatonte ligjin duke arsyetuar mbrapsht (mos hapin sytë dhe të mjerët ne...).
    "Fenomeni" që të përndjekurit "i japin të drejtë" Enverit (si ti Edi) ka të bëjë me atë që ëndërruam dmth. DEMOKRACI dhe LIRI , PROSPERITET dhe MERITOKRACI ato që na mungonin dhe që fatkeqësisht na mungojnë , dhe na mungojnë sepse gjithë llumi ngriti veshët përpjetë dhe pa mëdyshje filloi të gllabërojë majtas e djathtas , përkundrazi njerzit e ndershëm ulën kokat , u pajtuan me fatin e keq , dhe heqin këmbët zvarrë rrugëve të botës , edhe pse i kemi borxh atij vendi , të qënit ne.
    Shpejt duhet të mos shfajsohemi më me : "Të paktën atëherë kishim..." !

    PërgjigjuFshije
  6. Une nuk jam per mohimin e gjithckaje te mire qe u arrit, por u arrit bazuar ne nje sistem moralisht te deshtuar. Sidoqofte mos mendo se nuk arrij te shoh anen tende, apo sikur nuk kuptoj. te kuptoj shume mire biles. Dhe ne nje menyre ke te drejte, dhe llogjiken e ndjek.

    Se cfare duhet tani e tutje, pra ajo qe askush nuk ka nje vizion te qarte...por qe duhet nje revolucion, duhet, kjo eshte dilema qe kam dashur te ngrej.

    PërgjigjuFshije
  7. "Se cfare duhet tani e tutje, pra ajo qe askush nuk ka nje vizion te qarte...por qe duhet nje revolucion, duhet, kjo eshte dilema qe kam dashur te ngrej."

    Dhe sa here e themi apo thone, e prape heshtim...

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet