07 korrik 2007

Kujtime të shijëshme

Më mungon ëmbëlsia jote,
më mungon aroma jote që shpirtin ma kënaq.
Sa do të doja që me gjuhë të të lëpija,
(nuk shkoj më tutje dhe e lë me kaq).


Përse vallë pas kaq kohësh,
si atëhere kur isha i ri përgjërohem,
Sepse sërish si atëhre dhe gjithmonë,
prania jote më bën të eksitohem.


E di që s'është e lehtë,
e vështirë është or lum miku
Por bëhem i papërmbajtshëm
Kur më shkon mëndja... për reçel fiku.

11 komente:

  1. ca i bekerkeshke :) recelit ti mer vlla .

    PërgjigjuFshije
  2. shih, që të ruhet ritmi më mirë, duhet 'kur më shkon mendja', provoje ta lexosh kështu do e shohësh vetë, dhe të betohem vjersha ime e dytë në jetë ka qenë për reçelin që ime më hezitonte shumë të na lyente një fetë të dytë, se ti i di ato kohë, reçeli vesh ishte qershie, po më kapin prapë 'krizat' që përshkruan...më kënaqe...liri reçelit, vdekje margarinës!

    PërgjigjuFshije
  3. EoN, faleminderit për sugjerimentin :)
    Anon: e shkurtova një çikë, sepse po të tregoja dhe kur fusja gishtin...
    ... dilte shumë e gjatë ;)

    PërgjigjuFshije
  4. very 9 1/2 weeks:))) looool

    PërgjigjuFshije
  5. :):):)
    Ç'frymëzim qe ky që të zuri o byrazer?

    PërgjigjuFshije
  6. edrus do i heqim nje d dhe u-ne do ja bejme o.

    PërgjigjuFshije
  7. Perendi greke te beme, meqe president nuk te bejme dot per arsye objektive.

    PërgjigjuFshije
  8. O bo bo si thone :"e mori ferra uraten.."Po ti ç'pate Ed'!Kohe fiqsh...Edhe ti Brut???

    PërgjigjuFshije
  9. Edrus!Une i lexoj te gjitha ato qe shkruan tek "blogu yt",por nuk te le dot shenime.Pra,nuk shkruaj dot mendimet e mia per ato shkrime,se ty te detyrohem me shume se kujtdo."Gerci"me ka kapur prej fyti dhe nuk me le.Ke shkrime me kripe si ne proze ashtu dhe ne poezi.Te uroj gjithe te mirat.Po te shkruaj nga nje kompjuter tjeter.Perqafime,Perparim Hysi
    10 korrik 2007

    PërgjigjuFshije
  10. Përparim, për të shkruajtur atje, duhet që të të jap fjalëkalimin, për këtë,thuaji Blendit që të më dërgojë adresën tënde, ose të të japë timen, dhe të të dërgoj fjalkalimin dhe paswordin.
    Faleminderit për komentin.

    PërgjigjuFshije
  11. Zana, përfitojmë sa janë akoma gjethet e fikut :P

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet