09 mars 2007

Une dhe blogu

C'lidhje kane keto foto me blogun??
Kane dhe kane shume :),sepse nder shume mendime qe vijne dhe shkojne gjate gjithe dites,mjafton qe te shikosh nje perendim fantastik nga pasqyra e kamionit (kur perballe rete duket sikur derdhin lumenj shiu) qe te me vijne ndermend fotografet shqiptare(Eni,Tea,Belle etj etj)......
........Mjafton qe te shikosh nje kamion tjeter perballe,dhe te te vije ndermend 'vrima ' e N.Agos(e kam llafin per blogun :) ,lidhur me nje shkrim te tij per t'ju rikthyer punes).....

......Shikon me pas nje kamion francez dhe buzeqesh duke kujtuar Tenen......,por tek kamioni francez pervec Tenes,s'kam se si te mos kujtoj (edhe se niku i tij eshte i shkruajtur ne kamion) dhe nje personazh tjeter famoz(ndoshta s'jam dakort me 10 qe i ka vene francezi,sepse kohet e fundit ka bere shume mungesa,por gjithsesi,me nje cike me hater,po e pranoj ate 10 :)

13 komente:

  1. e.T,atehere po ta them:s'meriton me shume se 8+ :P :)

    PërgjigjuFshije
  2. e Edrus falemderit shume per mendimin qe ke per fotot tona.sa me pelqeu ideja sesi na kujtoke neve gjate dites:)
    ne fakt eshte e çuditshme por mgjth nuk njihemi me duket sikur kemi krijuar nje komunitet prej verteti shqiptaresh , njeri me i lezetshem dhe me skiç se tjetri.kjo eshte vertet interesante..fundjave te mbare ty dhe familjes...

    PërgjigjuFshije
  3. E bukur kjo erdus, ku i ke kapur dhe kamionet more!

    PërgjigjuFshije
  4. Ore Ed(epsëz)Rus, po thuaj të plotë ore emrin e blogut tim se, më nxore bojën.
    Pastaj, vër dhe një link tek emri im që, kur të bëj dikush klik mbi të, të shkoj direkt e tek ...teta punëtore!
    Po mirë tani, ti e ke mendjen në timon apo tek lakuriqkat që kalojnë përbri?!
    Jam dakort me Enin në fakt që, po bëhemi një shoqëri e vogël virtuale, me të mirat dhe të këqijat tona.
    Pushim të këndshëm të gjithëve!

    PërgjigjuFshije
  5. @Eni,ta shikosh 'kartellen' time te imagjineve...eshte e mbushur plot me lindjet dhe perendimet e djellit :),qe per aresye pune me gjejne ne rruge ne ate kohe.

    @Leonard:po me ate kamion mbaj ciliminjte ore :),ate perendimin e marre nga pasqyra,e kam bere nga kamioni im.
    P.s:leonard,me vjen keq se shume komente qe le tek blogu yt,nuk me dalin :(,dhe jo per fajin tend,por meqe kam nje koneksion te avashte,hapja e muzikes dhe gjera te tjera tek siti yt,s'me lejojne qe te shkarkoj komentet........shiko se mos e ve ate butonin per te mbyllur ato qe s'du te degjoj ;)

    @N.Ago:e di qe je nje person me nje kulture shume mbi mesataren,por qe te perdorje poliglotismin tend per t'u shprehur me nje fjale turke.......s'ma kishte marre mendja :P,bej shaka,dhe korigjimin me lidhjet e bera,dhe kur e shkruajta,s'i pata vene,sepse e dija qe ata qe vijne ne blogun tim,e dijne se perse e kam llafin(tendin e kane pare me pare :))

    PërgjigjuFshije
  6. shi shi ku te paska vajtur mendja:)))...very cute!!

    PërgjigjuFshije
  7. Kjo ishte me te vertete shume e kendshme edi.

    PërgjigjuFshije
  8. faleminderit te me lidhesh me francen edrus. Nderkohe nuk e kuptova noten dhjete. Ketu nota eshte nga 1 deri tek 20 dhe ne shkolle thone qe 20 eshte per mesuesit

    PërgjigjuFshije
  9. Erdus, atje ka nje buton ku mund ta ndalosh muziken te luaj.
    Po te shikosh poshte Blogut, ku gjen ate faqen e websitit te integruar ne blog, pra tek My World, do te shohesh nje Sahat te vjeter, dhe ne krah te djathte te tije eshte nje buton i zi me nje rreth dhe nje katror ne mes, klik mbi katrorin dhe muzika do te pushoj se luajturi. Kujdes, websiti eshte i integruar aty, por funksionon ne nje fare menyre me vete, keshtu qe per here te pare duhet te klikosh dy here qe ta aktivizosh sistemin, pra vetem me heren e dyte mbi buton do te mund ta ndalosh muziken.

    Te pershendes.

    PërgjigjuFshije
  10. Flm te gjitheve,por me lejoni te falenderoj Leonardin ne vecanti :)

    PërgjigjuFshije
  11. Poli(shumë)glotizëm(gjuhësh) ë?
    Ke për të parë kur të akuzohesh për huazime nga gjuha greke!
    Një përqafim të sinqertë dhe një urim të ngrohtë për të djelë të mbarë!

    PërgjigjuFshije
  12. sa lezetshem ke bere lidhjen ndermjet blogistave shqiptare dhe ambjentit qe te rethon...pak nga pak do fillojne te te penetrojne dhe endrrat.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet