09 janar 2007

Grate dhe rripi i sigurimit


mbas provash dhe eksperimentesh te panevojshme,shumica rane dakord se ky sistem sigurimi do te ishte me i mire se ata aktualisht ne perdorim..........

KANE THENE PER GRATE:
Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.
Frashëri
Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave. Balzaku
Kërko femrën që të pëlqen ty e jo të tjerëve. Rumune
Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
Uajldi
Femra gjithçka është zemër, bile edhe koka. Rihteri
S'ka njeri që gruas së vet i duket i mençur. A. Dode
T'ia besosh fshehtësinë gruas, është njësoj si t'i fshehësh të hollat nën xham. Publie Sir
Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit. De Goli
Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për to, nuk i njohin fare. Lebruni
Femrat klithin kur shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun. Montenji
Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s'mund të jetohet me to, por as pa ato. Bajroni
Ajo që na tërheq te femra rrallë edhe na lidh me të. Kolinsi
Gratë duhet të jenë të dashuruara në qoftë se duan të mbesin të bukura. Bajeri
Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje. Konfuçi
Po të kishim pritur pwr të takuar gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.
Pitigrili
Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat. Volteri
Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha të dashurosh vetëm një.
Deveji
Gruaja duhet të jetë lodër, e pastër dhe e lëmuar si guri i çmuar, e ndriçuar me të gjitha virtytet e një bote që ende nuk është këtu. Niçe
Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas. Euripidi
Gruaja është dërdëllitëse dhe gënjeshtare. Taso
Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe. Lili
Femra që dashuron, nuk plaket shpejt. Gorki
E metë themelore e personalitetit të gruas është mungesa e ndjenjës për drejtësi. Shopenhatteri
Në mes të po-së dhe jo-së së gruas unë nuk do të guxoja të ngulja as gjilpërën. Servantesi
Wshtë rrezik i madh të takosh femrën që të kupton plotësisht. Kjo gjithnjë përfundon me martesë. Uajldi
Femrat nuk ta falin mossuksesin. Çehovi
Kur flisni me femrën, dëgjoni para së gjithash se ç'ju thotë me sy. Brezhina
Ai që nuk beson në femrën e vet të vërtetë, këtë e bën nga dyfytyrësia. Fildi
Duhet të ruhemi nga gratë engjëllesha, sepse njeriu në fund gjithmonë martohet me to dhe shkon drejt e në ferr. Moriaku
Askush s'flet ashtu si gruaja, gjëra njëkohësisht të çiltërta dhe të thella.
Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj. Shqipe
Gratë asnjëherë nuk e vërejnë atë që ne bëjmë për ato: përherë dallojnë atë që nuk e bëjmë. Kurtleni
Sikur natyra të kishte krijuar ashtu si e bën moda, femra nuk do të ishte e lumtur.
Lespinase
Vajzat dhe gotat gjithnjë janë në rrezik. Nesini
Femrës i plaket së pari fytyra, e pastaj zemra. Mazhuraniqi
Femra e ndershme nuk mund ta pranojë gabimin që nuk e ka bërë. Gitri
Të gjitha gratë janë gjakpirëse. Petronie
Gruaja është si qyteti: për ta pushtuar është shumë lehtë, për ta ruajtur shumë vështirë.
Berto
Stili ka një gjini, gruaja njihet me një fjalë. Marivo
Ka gra që nuk duan t'u shkaktojnë vuajtje shumë burrave përnjëherë dhe dëshirojnë që këtë t'ia bëjnë vetëm njërit: ato janë gra besnike.
Gratë nuk zbukurohen aq shumë për meshkujt, sa kundër grave. Goldoni
Gruaja e mençur lejon burrin të bëjë atë që i pëlqen asaj. Ulmani
Gruaja është enigmë, qëllimi i saj është fëmija. Niçe
Askush nuk e njeh më mirë njeriun se sa gruaja, e cila nuk e do më. Preveri
Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth. O'Henri
Femra është në gjendje që nga asgjëja të bëjë tri gjëra: kapelën, sallatën dhe skenën bashkëshortore. Tueni
Femrat mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh.
Nuk është e rwndësishme çfarë thonë gratë, e rwndësishme është çfarë heshtin. Rilke
Vetëm e dhëna se gruaja ma zgjati dorën është epokë në jetën time. Dostojevski
Merreni gruan, e cila nuk beson atë që dashuron. Valeri
Gratë janë paradoksi më i madh në jetën time. Vetëm atëherë kur më largohen, më bëhen miq të mirë. Runi
Sikur gratë të dinin sa ankohemi për to, shumë më herët do të na braktisnin. Knzani
Gratë, për të cilat dashuria është gjithçka, gjithnjë janë naive. Zilahu
Në qoftë se swpata nuk pret, mund të farkohet, por në qoftë se gruaja nuk do, asgjë nuk të ndihmon. Gorki
Sikur femrat të udhëhiqnin botën, ato do t'i flaknin të gjitha armët përveç gjuhës. Tuholski
Femra e dashuruar nuk i frikësohet ferrit, por nuk e dëshiron as parajsën. Fransi
Femrat nuk janë krijuar që të jenë të kuptueshme, por të jenë të dashuruara. Parkeri
Femra duhet ta ruajë trupin si pasurinë në qoftë se dëshiron që mashkulli të ndihet si gjurmues i arit. Formani
Luleve u nevojitet dielli kurse femrave dashuria. Li Tai Po
(pare tek:gazeta albania)

8 komente:

  1. E bukur shumë. Veçse, në titull, do të qe mirë të përcaktohej që, është vetëm për burrat.
    Parashikoj...të mos shkelin më femra në faqe! Ditë të mbarë

    PërgjigjuFshije
  2. Dhe hop nje femer qe nuk di çfare te mendoj per keto thenie te vjetra dhe te reja, me paragjykime ose me skema.
    Po e interpretoj si autori i shenimit = humor

    PërgjigjuFshije
  3. "Femrat nuk janë krijuar që të jenë të kuptueshme, por të jenë të dashuruara". Parkeri

    N.Ago.pastaj kur dhe kuptojne,aq me mire(e shikon qe ka dhe vajza si Tetena :)).

    PërgjigjuFshije
  4. Duhet te reagoj une tek komenti i fundit apo ta le veten per admirim ?

    PërgjigjuFshije
  5. Të mos reagosh! Është e vërtetë!
    Askush nuk u ankua se, e deshën shumë!(Tolstoi)

    PërgjigjuFshije
  6. bath bath po nji kokerr. :)

    PërgjigjuFshije
  7. mirmbrema
    qenke antifeminist ti apo thjesht nga pasioni per femrat ke mbledhur gjithato thenje?

    PërgjigjuFshije
  8. Tena,s'ke pse reagon,je me te vertete nje vajze per tu dashuruar dhe qe kupton,sepse(kjo vlen dhe per anonimin),u nisa vetem per foton,por kur pashe gjithe ato theniet tek gazeta albania...i solla sic ishin)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet