16 mars 2008

Komunikatë për Shtyp

Komunikatë për shtyp

Me keqardhje dhe njëkohësisht indinjatë të justifikuar, u njohëm me denoncimin e bashkatdhetarit tonë Agim Dodaj dhe njërit prej nismëtarëve të “Bashkimit Mbarëshqiptar në Greqi” me rolin e sekretarit të Shoqatës së Punëtorëve të Larisës, për dhunimin çnjerëzor nga agjentët civilë të Sigurimit të Selanikut. Dhuna trupore dhe ajo psikologjike e përdorur ndaj emigrantit shqiptar, nga persona të cilët mbajnë titullin e ruajtësit të rendit, jo vetëm bie ndesh me të drejtën elementare të personit për të mos u dhunuar, por njollos edhe imazhin e vetë policisë, duke tronditur rëndë, besimin që të gjithë qytetarët, duhet të kenë ndaj saj.

Metodat që denoncon Agim Dodaj, se u përdorën në “hetimin” e tij, ofendojnë statusin tonë si qytetarë të lirë dhe na mbushin me habi por dhe shqetësim për tejkalimin e të gjitha normave demokratike që (duhet të) aplikohen në kësi rastesh.

Emigrantët , si pjesë aktive e shoqërisë greke, nuk kërkojnë të trajtohen me privilegje nga organet shtetërore, por të respektohen dhe të trajtohen përpara ligjit si të barabartë dhe pa asnjë dallim i cili do ti bënte ata të ndiheshin “pakicë e padëshiruar” dhe “de facto” fajtorë, pa u shpallur akoma të tillë nga gjykata, dhe madje, pa patur ndaj tyre as edhe një urdhër ndalese.

Me këtë rast, ftojmë të gjitha forumet e aktivistëve që angazhohen në Greqi në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të ngrenë zërin, për ti thënë ndal dhunës fizike që ushtrohet ndaj emigrantëve.

Njëkohësisht, në emër të nismëtarëve për formimin e “Bashkimit Mbarëshqiptar në Greqi”, nisim proçedurat për të njohur me ngjarjen në fjalë, instancat më të larta dhe kompetente të shtetit grek, sikurse janë Zyra e Presidentit të Republikës, Parlamenti,Ministria e Brendshme dhe e Rendit, Ministria e Jashtme, Instituti i Politikave të Emigracionit, si dhe partitë politike që përfaqësohen në Parlament. Po kështu, një nismë të tillë do ta shtrijmë edhe më tej, duke njohur për ngjarjen Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Theksojmë veçanërisht faktin, se jemi të interesuar dhe të angazhuar për bashkëjetesë harmonike dhe vëllazërore si me qytetarët vendas por edhe me komunitetet e tjera të emigrantëve të ndodhura në Greqi. Elementët e mësipërm, duam të besojmë se, në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë në tërësi policinë greke , e cila, shpesh, ka treguar fytyrën e saj humane ndaj emigrantëve (ashtu sikurse ka patur, jo pak raste kur janë keqtrajtuar dhe dhunuar këta të fundit nga pjestarë të saj).

Ju bëjmë thirrje njëherësh, të gjithë vëllezërve dhe motrave emigrante, të reagojnë me gjakftohtësi në provokime të mundshme nga persona ekstremistë, qofshin këta qytetarë të thjeshtë, qofshin punonjës të shtetit, por akoma edhe nga radhët e emigrantëve, të cilët do të nxitojnë të përfitojnë nga rasti i mësipërm, për të mbjellë urrejte mes nesh dhe shoqërisë greke dhe për të nxitur konfrontime të padëshirueshme. Konfirmojmë, gjithashtu, besimin e plotë tek drejtësia greke, së cilës, bashkatdhetari ynë i është drejtuar, qysh në çastet e para të keqtrajtimit që i është bërë.

Për nismën “Bashkimi Mbarëshqiptar në Greqi”

N. Ago

3 komente:

  1. Hello. This post is likeable, and your blog is very interesting, congratulations :-). I will add in my blogroll =). If possible gives a last there on my blog, it is about the Monitor de LCD, I hope you enjoy. The address is http://monitor-de-lcd.blogspot.com. A hug.

    PërgjigjuFshije
  2. Caro Edrus, ho letto il tuo commento a un post sul mio blog. Certo, so bene quanto la situazione, paradossalmente, fosse "migliore" per alcuni aspetti in Albania quegli anni, ma mi hanno raccontato storie di sospetti, spionaggio, delazione e mancanza totale di fiducia sociale, il tutto dovuto alla paranoia del regime. Io non voglio giudicare gli albanesi (per quello ci dovete pensare voi) ma solo qualcuno dei miei colleghi, che vivevano in case di lusso ma giocavano a fare i "rivoluzionari" e si inventavano un'Albania da cartolina negli anni Settanta. Scusa se non ti scrivo in albanese, spero di poterlo fare presto e così di leggere il tuo blog. Saluti

    PërgjigjuFshije
  3. Edrus dhe N.Ago, perse nuk ma derguat kete komunikate diten kur e formuluat dhe e bete publike???! Do ta publikoja ne gazete kete ngjarje, pa hezituar aspak, pasi tju merrja nje nr kontakti te personit te demtuar dhe te komunikoja me te. Nuk thems e do arrinim ndonje gje te madhe, por ta denonconim ngjarjen publikisht. Gazeta lexohet ne ambasaden greke ne Tirane, ne dergojme 1 mije kopje edhe ne Greqi per komunitetin shqiptar atje. Nejse, keto skane shume rendesi. Here tjeter kur te keni dicka per te denoncuar, mos hezotini ju lutem!
    gjithe te mirat!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet