01 janar 2008

Sërish me klasifikat e 2007


Kjo qe një tabelë që e pata bërë me statistikat e blogjeve të mij,për ta ruajtur dhe krahasuar me rezultatet në fund të 2008.
Por meqë një shok, në një mesazh më thoshte se klasifikimi që pata bërë më parë nuk është i drejtë sepse ne kemi favorin e lloj lloj reklamash tek njëritjetri, dhe sidomos atë REKLAMË tek "peshku pa ujë", pa dashur që ta lëndoj, dhe gjithsesi duke falenderuar të gjithë ata që linkojnë dhe citojnë blogun tim, desha ti thoja që: SHIKO figurën e mësipërme!
Mos më thuaj se edhe Babacjapi ka patur të njëjtat "reklama" si dhe edrus.blogspot....sepse, po të kesh parasysh që ka vetëm 5 muaj që kam filluar me Babacjapin, dhe që gjithsesi atë e konsideroj vetëm si një blog për të "lehtësuar" blogun tim këtu nga shumë "figura" dhe barcaleta ;), do të shikosh që 'trendi' i shikuesve është pothuajse pak a shumë i njëjtë ;)

Të uroj që vitin e ardhshëm të jetë blogu yt në krye të listës... prandaj, në vënd që të kërkosh gjilpërën në kashtë, më mirë provo që të na kënaqësh me shkrime ashtu siç di ti... ;)

6 komente:

  1. Mos vur të tilla tema se, ne shqiptarët, po nuk ishim të gjithë në vendin e parë, nuk komentojmë!!!

    PërgjigjuFshije
  2. N.Ago, blogun e bëj më shumë për të kaluar kohën dhe për të bërë një dorë gallatë me çunat dhe gocat që jemi njohur vërdallë nëpër rrjet...
    Por shpresoj se Ai shoku u bind :), sepse tani po më thoshte se pak më parë ishin dy blogje të axhornuar tek lista e blogjeve të peshkut, por që tani çuditërisht nuk janë :)

    PërgjigjuFshije
  3. Mbrema Edrus & gezuar festat, edhe pse me vonese.

    Sa shume qenke shqetesuar & ti mer lal per nje koment te vogel. Njerezit ate pune kane...pastaj Babacjapi kishte ca piktura te papara qe me shkrine. Nejse, me mire keshtu...duhet te merresh & me komentet pa baze ne fund te fundit...

    Gjithe te mirat.
    Darien

    PërgjigjuFshije
  4. haha Nekiu me shkriu! ka te drejte Ed..

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet