10 janar 2008

Nano, për popullin.

Quhet NANO, prodhohet në Indi dhe do të shitet në tregun indjan për 100.000 rupi indiane, rreth 2.500 dollarë ( 1.729 Euro!)
Grupi Tata , kishte kohë që kishte bërë të ditur që kishte ndërmënd që të prodhonte një makinë që të kishte mundësi gjithkush që ta blinte, dhe inxhenjerët e këtij grupi, përtej dhe synimit që i kishte vënë vehtes presidenti i saj, arritën që të projektonin dhe të prodhonin një makinë të tillë.

Vetë emri “NANO” flet mjaft qartë (ops, të më falni, por kjo vlen për Italinë, ku fjala nano-shkurtabiq) përsa i përket pëmasave teë kësaj makine. Me një karroceri monovolume me katër dyer është e gjatë 3,1 metri, e gjërë 1,5 dhe e lartë 1,6.
Janë proporzione ideale për të lëvizur në trafikun kaotik indjan, ashtu si Smart-i vërtitet në qytetet perëndimore. Surpriza e analistëve që po prisnin ta shikonin në panairin Indjan qe, se Nano është konstruktuar me fletë llamarine dhe jo me materiale plastike siç ata supozonin.

Në kabinë mund të ulet rehat një familje prej katër personash, dhe falë konfigurimit minimalist të sediljeve, hapsira për këmbët është e bollshme si përpara ashtu dhe për pasegjerët që ulen pas.
Për një çmim të tillë, natyrisht që kjo makinë nuk ka asgjë më tepër se një timon, pedalet, levën e marsheve dhe "kilometrazhin".... gjithçka tjetër(ajri i kondicionuar, servofreno, servosterco etjetj, pa shkuar tek elektronika), nuk është e programuar as për versionei "de luxe" (quhet i tillë vetëm se ka dhe paraurtet në të njëjtën ngjyrë me karrocerinë dhe mund të ketë disqet e rrotave në lidhje alumini)

Motorri është një dycilindërsh me benzinë prej 623cc (33 cv) , pra diçka më tepër se një motoçikletë normale, që arrin deri në 70 km/orë (që dhe aq janë shumë për rrugët e Indisë... dhe të Shqipërisë do shtoja).
NANO , të paktën sipas të dhënave që kanë dhënë përfaqësuesit e Tata-s, ka dhe një efiçencë energjitike mjaft të nderuar: 5 litra/100 km.

Tata do fillojë ta shesë NANO-n në tregun indjan në fillim të vitit të ardhshëm, dhe objektivi i saj është që të shesë 200mijë vetura të tilla në vit.
Europë?
Me këtë çmim dhe me kaq mangësi për standartet europiane, kjo nuk do lejohej kurrë që të shitej, por Tata thekson se kjo makinë është projektuar për të mundur që të kalojë provat internazionale të "crash test"-it si dhe standartet e homologimit Euro 4.

Nëse jeni vërtetë kuriozë, mund të shikoni fotot këtu.

4 komente:

  1. Me kete nanon me kujtove temen e nje t-shirti qe e kisha bere ne nje kohe qe une e quaja koha e T-shirtave. Ishte shkruar ne kurriz me germa te medha (shetisja Tiranes me te):

    NANO
    META
    MEGA

    Naten ixhinier :)

    PërgjigjuFshije
  2. @Self, ku te shkon mendja moj te keqen;)

    Ed, kjo makina per 4 veta? Kjo sikur eshte bere per kinezet e vegjel. Per Amerikanet s'eshte kjo makine, shume e vockel duket, dhe kur te dali ne autostrade do rezistoje dot krah kamioneve qe te kallin daten??

    S'me bind shume!

    PërgjigjuFshije
  3. :( m'lane pa pune dhe indianet!!!

    PërgjigjuFshije
  4. Na mbyten keta...nanoistet!
    Ne qe jemi demokrate dhe ish emveriste, nxjerim ...zgjeben kur shohim emra te tille te shkruar!!! :P
    Nuk eshte demokraci kjo.
    Fundja, sa vjet ka qene komunist Nanua dhe e shenderruan ne loder?!
    Sala ka qene me teper vite!
    Ndodhin padrejtesira!!!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet