23 dhjetor 2007

Për "peshqit"

Një urim këtë fundviti, për të gjithë ata me të cilët bota virtuale (e kryesisht peshkupaujë) na njohu dhe na bëri që të kalojmë momente që ja vlejnë të mos harrohen.
Për të gjithë ju miq, urimet më të ngrohta për një Vit të Ri më të mirë dhe më të lumtur, me shëndet e lumturi në familjet dhe shoqëritë tuaja, me një Shqipëri më të Bukur dhe me një Kosovë të Pamvarur dhe të begatë.

Urimin tim, nuk e zbukurova me lule dhe me drita, por mendova që t'ja u jepja si "detyrë shtëpie" nëpërmjet zgjidhjes së fjalëkryqit të mëposhtëm (ndërsa mund të shikoni urimet e tjera tek Babacjapi )


I kërkoj 'ndjesë' miqve që megjithëse ishin në listën e "peshqve" nuk munda ti 'sistemoja' tek skema, dhe megjithëse e di që nuk ma marrin për ters, po i shtoj këtu emrat e tyre:
Bellefleur, Dori,Dritan Mesuli, eT, Erjon Selmani, Ervivi, Karmapolitic,MemoMeto, N.Ago, peshkufluturues, Petrit Kola,Përparim Hysi, Qafir Arnaut, Ravintsara, TeaTime e ndonjë tjetër që i kërkoj falje dy herë që mund ta kem lënë "pas liste" :P

8 komente:

  1. I modhi Edrus !
    falenderimet e mia per vemendjen,keshillat e komplimentet!
    Perveç disa personave, me te gjithe te tjeret jam i gatshem te bej beteje, morale dhe ideologjike dhe sidomos njerezore.
    Do ta shohesh ne blogun tim se me cilin dua te perballem, pa frike dhe pa meshire Ne fund te fundit jam nip i agait te Radhimes ( VL ).
    Mos mu pergjigj, te lutem! sepse nuk lexoj bloge.

    PërgjigjuFshije
  2. :)
    Uroj sinqerisht, festa të gëzuara me shëndet për ty dhe të dashurit e tu!

    PërgjigjuFshije
  3. Gezuar... dhe nuk me ngelet hatri :D :P

    PërgjigjuFshije
  4. Ciao bello,

    gezuar festat dhe me c'te te doje zemra ty dhe familjes tende.

    Faleminderit per gjithcka.

    PS: ai djali i vogel qe kerkon t'ja shkulesh veshin u shkri gazit dhe tha; ou, xhaxhi edin e kam ne xhep une :P

    PërgjigjuFshije
  5. Gezuar, Edrus, dhe flm per punen zbavitese qe ben per ne dhe dashamiresine qe shpreh si person.

    PërgjigjuFshije
  6. Losttext, faleminderit prej jush!
    Kënaqësia ime është që nëpërmjet kësaj "bote" kam rastin të ndërroj shpeshherë dy fjalë me njerëz që vërtet ma mbushin ditën me gëzim.

    Ladi: Nuk të kërkoj falje, sepse isha i bindur 100% që emri yt ishte tek skema :), por gjithsesi, duke e ditur që e ka zemrën e madhe, nuk ma ke marrë për keq... për të shlyer fajin: Një darkë me raki ;)

    PërgjigjuFshije
  7. Ehe :D... Kur te vish me thuaj se do e marr enkas diku :D

    Ps... mo e luj mo se une nuk di me zgjidh fjalekryqe si ky me ze koka :D

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet