25 dhjetor 2007

Kartolina


“Dhuratat e mija" për ty!!

Dje të kisha ndërmënd dhe po mendoja të të bëja një dhuratë
Mendoja se duhet të të dhuroja diçka që të duhej dhe mund të të hynte në punë.
Dola dhe për ty bleva: Hënën, yje, fllad e vesë...
Të bleva një pako me Ndjenja dhe një të vockël me Mendime për ta përzier me të...
Të mora dhe një pako me Sinqeritet, duke shpresuar që ta përdorësh gjithmonë...
Shtova dhe një shishe me Mirkuptim, që ta pije me fund këto ditë festash...




Të bleva dhe një shishe me Romantiçizëm e Mirësjellje,
që ti ta përdorësh me të dashurit e zemrës.
Në dyqan ishte dhe një shishe me Krenari,
nuk ta bleva,sepse e di që nuk ke nevojë për të.
Të bleva nja 3 pako me Dashuri e Paqe
dhe një të madhe plot me Shpresë,
që ti ta përdorësh kur të kujtosh se asgjë s'të shkon mbarë.
E di... në dyqan pashë diçka shumë të trishtueshme,
Pashë njerëz që blinin Vetmi...
aq e madhe ishte shitja e këtij artikulli, sa që mbaroi menjëherë.
Ndërsa për ty bleva dhe dy pako të mëdha me Miqësi e Vllazëri.
E së fundi, atë që nuk mund ta gjesh në asnjë dyqan, të dhuroj diçka nga unë: “Një zemër të madhe ”
që ka brënda gjithë këto dhurata!
Tani po ti dërgoj me gjithë dashurinë e zemrës, duke të të uruar



Dhe gjithë këtë pako të madhe, po ta mbështjell me Buzëqeshje




20 komente:

  1. Wow Ed!!!

    Mesazhi i urimit shume i vecante! Nje urim qe gjithsecili prej nesh ka nevoje ta marri dhe ta uroje njekohesisht per te dashurit e vet!

    Gezuar nga zemra!

    PërgjigjuFshije
  2. Gëzuar edhe juve!
    Më tëë qeshura dhe më të lumtura t'ju gjejë vitin tjetër!

    PërgjigjuFshije
  3. Ed, gëzuar! Shëndet, lumturi dhe para për ty dhe njerëzit e tu të dashur!

    Të uroj një 2008 të qetë dhe të gëzueshme!

    Me respekt dhe dashuri,
    A. K.

    PërgjigjuFshije
  4. Gjithe te mirat me te gjithe te dashurit.

    p.s. faqja jote duket nje çik si matrix?

    PërgjigjuFshije
  5. Gezuar edrus ! Lumturi familjare dhe 2008 nje vit i mbare !

    PërgjigjuFshije
  6. Ca gabimi bera une mer qe me nxorri anonim urimin ! ( ket nr 7 )

    Kotherja !

    PërgjigjuFshije
  7. Rrofshi dhe mbarë ju shkoftë në ç'tju dojë zemra!
    Strangi, qëftë një vit i realizimit të projekteve të tua!
    Tena, bashkë me ju :)!
    Neki, të paça!
    Koth, të na kishe lajmëruar, do ta përgatisja ndonjë shishe spumante :).
    Rrofshi!

    PërgjigjuFshije
  8. Edrus!Je origjinal dhe pakez i vecante.Edhe per kartolinen,unik.Une te uroj Gezuar Krishtilindjet dhe vitin e ri 2008 familjarisht.Nga ana tjeter,prodhime"jashte serie"qe na kenaqin te gjitheve.
    Perparim Hysi,25 dhjetor 2008

    PërgjigjuFshije
  9. Faleminderit dhe gjithashtu, ju uroj nga zemra ditë të qeta dhe të lumtura me gjithë ç'të do zemra Përparim!
    Pleqëri çapkëne e me zemrën e mbushur me dashurinë që aq bukur na e sjell me bargjet e tua... Të paça!

    PërgjigjuFshije
  10. Gëzuar Edi , lumturi dhe harmoni për shum e shum vjet !

    PërgjigjuFshije
  11. Gezuar gezuar... gjithe te mirat dhe dite te bardha e te bukura....

    PërgjigjuFshije
  12. Gezuar per shume vjet nga New York-u.

    PërgjigjuFshije
  13. shume bukur perpiluar Ed..i ke thene te tera me pak fjale! Gezuar per shume vjet dhe vetem lumturi e te mira pafsh ti dhe te dashurit e tu!

    PërgjigjuFshije
  14. ej, Gezuar ty dhe familjes tende, ja kalfshi sa me bukur.

    ps: yyyhhhhh ca faqe, duken robt qe e bojn punen tamam :D

    PërgjigjuFshije
  15. edrus,
    felimenderit nga zemra per urimet.
    gjithe te mirat, dashuri e mbaresi per ty e familjen tende.
    jemi me fat qe te kemi!
    blerta

    PërgjigjuFshije
  16. Gezuar Ed,

    gjithe te mirat per ty dhe familjen tende. Shendet e Lumturi, mbi te gjitha. Selfmaderadio band

    PërgjigjuFshije
  17. Hajde per shume vjet Gezuar Edi.
    Qofte ky nje vit i mbare per ty dhe njerezit e tu. Tu plotesofshin te gjitha deshirat!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet