07 tetor 2007

SPUTNIK

50 vjet më parë, më 4 tetor 1957, njerëzimi realizoi një nga ëndërrat e tij, hapin e parë të eksplorimit të hapsirës, pikërisht atë ditë, SPUTNIK hapte erën e re spaciale.
Nuk qe frika se do të kalonte 7 herë në ditë mbi Amerikë, qe më tepër ndjenja e inferioritetit që shtyu amerikanët që ti zinin 'ethet' e hapsirës, që për shumë kohë gjatë luftës së ftohtë, ka qënë shigjeta e bilançës në panoramën ndërkombëtare.
Një muaj më pas, rusët do të dërgonin në hapsirë të famshmen Lajka, qënia/qenia :), e parë që do të kalonte kufijtë e atmosferës në orbitë dhe në 1961, Juri Gagarin do të ishte njeriu i parë në orbitë.
Valentina Tereshkova (1963) ju dha rusëve dhe fitimin e garës për femrën e parë në hapësirë.

Do të duhej që të pritej zbritja në hënë e Armstrongut me shokë në 1969 për të stabilizuar ekuilibrin në hapsirë ndërmjet dy superfuqive të atëhershme.

Pas rënies së murit të Berlinit dhe shuarjes së Luftës së Ftohtë, interesi për Hënën dhe hapsirën dukej siku u zbeh, por interesimi i Kinës dhe Indisë për fluturimet në hapësirë, po ju ngjall 'ambicjen' superfuqive të vjetra, dhe uroj që kjo ambicje ti sjellë njerëzimit ato ç'ka të mira mund të sjellë shfrytëzimi i hapsirës dhe jo vetëm si mjet presioni ndaj njëritjetrit.

7 komente:

  1. "Do të duhej që të pritej zbritja në hënë e Armstrongut me shokë në 1969 për të stabilizuar ekuilibrin në hapsirë ndërmjet dy superfuqive të atëhershme."


    http://digilander.libero.it/cristoroloco/luna.htm

    http://forum.gamesnet.it/archive/index.php/t-72115.html

    PërgjigjuFshije
  2. Sapo lexova gazeten, dhe shkruhej qe kane krijuar ne London edhe monedhat spaciale me emrin QUID. Monedhat do te perdoren nga turistet e hapesires dhe banoret e ardhshem te Henes.
    Pse njerezimi ka shkelur vetem nje here ne Hene gjate 50 vjeteve?

    Superfuqite po tallen me njerezit. Ne Kine dhe Indi nje pjese e popullit vdes per buken e gojes dhe ata mendojne per Marsin e Henen.

    PërgjigjuFshije
  3. Anonimus...... kur s'janë në gjëndje as të parkexhojnë në kabul, do që të besoj se kanë zbarkuar në Hënë??
    Por s'ja u vura gishtin në plagë amerikanëve, sepse mjaftonin arritjet e rusëve 'injorantë' dhe 'muzhikë' që të tregojnë se sa të zotët janë.

    Erion, quid-in e pashë edhe unë (bile si nacionalistë që janë, kishte diçka të bënte me shqiptimin e monetës së tyre)... por India, me gjithëse një vënd nga ato të konsiderohet si akoma i botës së tretë, me gjithë Brazilin, me gjithë problemet që kanë, po investojnë shumë në dërgimin e satelitëve të orbitë( një program mjaft ambicioz i brazilianëve për të monitoruar dhe siguruar koneksionin në rrjet në c'do cep të brazilit)

    PërgjigjuFshije
  4. Intersant... oreksi i te medhejve...

    PërgjigjuFshije
  5. Edrus,

    pse nuk kam bere asnje postim une ke blogu jot??

    Mire se te gjeta i here !
    Kaq per sot ! :)

    PërgjigjuFshije
  6. Mirë se erdhe Kothere!
    Je gjithmonë i mirpritur :)
    Shpresoj që të gjesh argumente që mund të të interesojnë.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet