15 gusht 2007

Urtësia e bariut apo teknollogjia e Ypisë

Një bari po kulloste tufën e tij të deleve në një lëndinë mes malesh dhe larg 'qytetërimit modern' kur papritur shikon që të afrohet drejt tij një BMW e vizllueshme.
Nga makina zbriti një djalë i ri, elegant, i veshur me një kostum Versace, këpucët Gucci, syzet Ray Ban dhe kravatë Yves Saint Laurent , që pasi përshëndeti bariun i tha:
- “Po të të them se sa dele ka tufa jote, a ma fal njërën?”

Bariu e shikon i çuditur dhe i përgjigjet me qetësi:
-"e pse jo, provoje"

Pasi mori përgjigjen, djaloshi nxori kompiuterin e tij portatile të Dell dhe e lidh me celularine A T&T. Lidhet në internet, shkon në faqen e NASA-s, zgjedh një sistem navigacioni satellitar GPS për të gjetur me saktësi pozicionin ku ndodhej dhe këtë të dhënë, ja nisi një sateliti tjetër të NASA që skansionoi zonën dhe bëri një fotografi me rizolucion shumë të lartë.
Më pas hap programin për fotot digitale të Adobe Photoshop dhe 'esporta' këtë foto në një laborator të Hamburgut në Gjermani, që pas pak sekondash i dërgon një e-mail në palmarin e tij Palm Pilot, në të cilën konfermohej që fotografia ishte elaboruar dhe të dhënat ishin memorizuar në banka dati.
Nëpërmjet një koneksioni ODBC hyn në një databaze MS-SQL dhe nëpërmjet Exce, me qindra formula komlekse, i merr të dhënat që i interesonin nëpërmjet një e-maili direkt në Blackberry-n e tij.
Pas disa minutash, të gjitha këto të dhëna , nëpërmjet stampantes HP LaserJet super-teknologjike dhe të miniaturizuar, stampoi një raport prej 150 faqesh dhe i qeshur ju drejtua bariut:

- Ti ke plot 1732 dele.
- Tamam, ju përgjigj bariu, dhe tani mundesh që të marrësh delen që të takon.

Djaloshi zgjedh atë që ju duk më e bukur dhe e ngarkon në makinë.

Ndërkohë dëgjohet bariu që thotë:

- "Hej, po sikur unë ta gjej se ç'punë bën, a ma jep prap delen?"
Yuppie mendohet një çikë dhe thotë:
-“Okay,pse jo?”
-“Je një konsulent” thotë bariu.

- Ke të drejtë.... po si e gjete?
- Kollaj fare sepse:

"erdhe pa të të kërkuar
do që të paguhesh për një përgjigje që unë e dija
për një pyetje që askush ta bëri
dhe që s'di asgjë rreth profesionit tim!”

...dhe tani, ajo që more, s'është dele, prandaj... kthema qenin.

26 komente:

  1. O Ed, mos vdeksh kurre! :))))))))

    PërgjigjuFshije
  2. Edrus, ditet e fundit blog-et jane mbushur me dele, qen, mjellma e bisht qeni.
    A nuk e ndjen veten "fajtor"?
    Une per vete keto dite u kushtoj vemendje vetem akulloreve.

    Buon Ferragosto!

    PërgjigjuFshije
  3. haha e forte Ed:) po dhe ajo e akullereve te Erionit..o sa kam qesh:)

    PërgjigjuFshije
  4. Paskemi qënë duke ndërruar portat :)
    Erion, shikoje dhe tjetrën pak më poshtë (keqkuptimin e amerikanëve) edhe atje është një Murro dhe një Laro :)
    Nganjëherë është më mirë që të flasësh me kafshët.... të paktën reagojnë në një farë mënyre, por janë ca lloj kafshësh të tjera, që edhe pse të një shkalle më të lartë inteligjence.... s'dinë as të justifikojnë dhe veprimet e tyre që ndoshta janë shumë të drejta.

    P.s:Eni atje te blogu jot më duhet një orë që ta hap e të lë koment, ndoshta është problem vetëm i imi, por më duket se është radioja dhe harta e gogolit që 'ngadalsojnë shumë hapjen e faqes..... për të mos thënë që edhe moderimi është një formë 'anakronike' :)

    PërgjigjuFshije
  5. Nje kafshe e mençur s'i justifikon veprimet e veta para kafsheve te tjera. Konfuci.

    p.s. u hidherofte, u hidherofte! :)

    PërgjigjuFshije
  6. Problemet lindin, kur kafshët e mënçura, ndihen superiore......
    P.s: atëhere është hidhërim hidhërim.

    PërgjigjuFshije
  7. obobobobboooo, gjithe kjo rremuje per te marre vesh sa dele kishte plaku??
    e vertete kjo; konsulentet paguhen shume per te "llapur" pergjigje per pyetje qe po ta vrasesh pak mendjen i gjen vete... e di mire se jam vete konsulent :)))) po qenin per dele nuk e kam ngaterru ndonjehere ama....

    PërgjigjuFshije
  8. Kafsha qe ndihet superiore, e keqja e te zot'. Dalai Lama

    PërgjigjuFshije
  9. Ben :)))
    Aklli, dje Selfi dhe Ervivi i ishin fut filozofisë (së) thellë... sot ti.

    Ka ardhur koha që të shqetësohemi :P
    ky është shkaku që s'bëhen më kalamaj në botë më duket :P

    PërgjigjuFshije
  10. Jo. Mosberja e kalamajve eshte shkaku i filozofise. Konfuci

    PërgjigjuFshije
  11. Ah mi akëll, këta të rinjtë e sotëm, s'e kuptojnë filozofinë , duhet që të ishin bërë të paktën 100 kërkesa tani për të të shkëputur nga filozofia dhe për të të vënë në rrjeshtin e fëmijëbërseve :)

    PërgjigjuFshije
  12. Keta te sotmit s'jane gje. Burre kisha vete une. Gjyshja ime

    PërgjigjuFshije
  13. Ashtu thoshin dhe gjyshet e mija (njëra me 9 dhe tjetra me 10 fëmijë :P)

    PërgjigjuFshije
  14. Edrus, vëlla, të du fort. Sikur ta dish sa dakort jam.

    PërgjigjuFshije
  15. Je i madh Edrus!
    Nje VIP kemi ne shqipet e blogut.
    Te paçim sa malet!

    PërgjigjuFshije
  16. hahaha..

    Te gjitha i kuptova po Rolexin pse s'e kishte ven ate dite? Apo donte te mimetizohej me turmen..


    SantaM

    PërgjigjuFshije
  17. Te paçim sa malet! Kshu shpetojme dhe nga te qeshurat pa karar se i bie qe do marresh ters (vetem njerit ja uronin shqiptaret kete):P :D...

    PërgjigjuFshije
  18. Krasta, tani që prisnim gjëra t'bukra prej teje (kam parasysh fotot nga maja e shtyllës në Dhërmi ;)të paktën), ti na le pa gjë, si në blog ashtu dhe në flickr. Rrofsh dhe më bëhet qejfi që arrij sado pak që t'ju vë buzën në gaz, si ty ashtu dhe të tjerëve (Mjerë ata që s'dinë të qeshin, ka pas thënë dikush dikur :))

    PërgjigjuFshije
  19. Anonimus:
    Roleksi është vetëm simbol i atyre që janë të pasur dhe duan që të tregojnë se janë të tillë....
    ky tipi është CHIC, është figura që do të tregojë klass dhe origjinalitet në çdo detaj si dhe perfeksionin në çdo situatë... dhe jo domosdoshmërisht e bën për të treguar luksin në të cilin rron ;)

    PërgjigjuFshije
  20. 'd'- e di o xhan i vëllait e di ;)

    PërgjigjuFshije
  21. o figure thone vlonjatet na shkrive se qeshuri:)) rrofsh se gjithmone sjell gjera kaq te bukura ne kete kasollen tende!

    Kalofsh bukur!

    PërgjigjuFshije
  22. Bellë, je e para nga mirikanët që le koment, të tjerët o po flenë akoma o janë duke punuar (punojnë dynjaja :)

    Rrofsh Bellë, kalofsh sa më mirë dhe ti.

    PërgjigjuFshije
  23. hej, nuk jam dakort vetem me keto ketu, por edhe andej nga mejhanet e tjera...por per strategji nuk të kam mbajtur anen, po pres oren dhe une...

    PërgjigjuFshije
  24. Ja mirmbrëma ! Si t`ka vëllai ty , kemi kohë që nuk "shihemi" , dhe më bëhet qefi që të gjej me buzë në gaz . Një mail tëndin e lexova me shum vonesë , prandaj ma bëj hallall . Të përshëndes !

    PërgjigjuFshije
  25. Mirë se erdhe Kris, dhe më bëhet qejfi që po të shikoj që je kthyer.
    Të uroj shëndet ty dhe familjes si dhe të uroj pushime të mbara.

    PërgjigjuFshije
  26. I madh je mor burre!

    Tani nje vrejtje:
    Ama te qesh me bere, vecse gjuhen shqipe e ke perdhunuar mbare e prape. Sikur te kishte nje ligj qe denonte perdhunimin e gjuhes, do te hyje ne burg "per direttissima". Mos me bej te bej liste se zgjatem. (te lutem merre me dashamiresi dhe humor)

    Te pershendes!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet