10 gusht 2007

Stereograma

Kam kaq kohë që provoja se ç'fshihet nëpër stereogramat, me një rezltat negativ deri para një ore.
Dhe gjithmonë përpiqesha që të bëja atë që kërkohej , dmth çfokusimin e shikimit nga figura... duke 'shikuar' përtej figurës, duke përdorur konvergjimin ose divergjencën e shikimit të sejcilit sy (sepse vetëm me një sy është e pamundur që të shikohen), dhe duke bredhur në një nga forumet e mija të preferuar, gjeta këtë stereogramë: fantastike, tredimensionale .
Ngela i mahnitur dhe kërkova në google ku mund të shikoja të tjera.... 50% i shikoja :), sidomos ato të ndërtuarat me sfond të thjeshtë(ndërsa ato të 'rënduarat' me ngjyra dhe me kontraste të theksuara, s'më linin të 'përqëndrohesha'.
Klikoni mbi figurë që ta shikoni të zmadhuar dhe provoni të 'shikoni' objektin misterioz.

12 komente:

  1. U bera astigmate. Me ke borxh nje vizite dhe nje pale syze te ItalOptika. Keshtu. :)

    PërgjigjuFshije
  2. Jo jo, s'është gjurmë, është ... s'po ta them :P (përsa i përket shikimit, edhe unë tani nuk arrita që ta shikoja :)))

    PërgjigjuFshije
  3. Edrus mendoj se ata qe lexojne filxhanet e kafeve e kane me te lehte ta lexojne kete:D

    PërgjigjuFshije
  4. shtë një ibrik, por une fatmirësisht ia kam dalë gjithmonë, ndoshta është italisht stereogramë, por në fakt në një shumicë gjuhësh i thonë hologramë..është shumë interesante mënyra si krijohen, por unë e di që ti je aq kurioz dhe do e gjesh vetë...eni i kishte vajtur shumë afër me kafenë, vetëm se ky është një ibrik çaji...ia kalofsh mirë sot...unë po shkoj të privatizoj një liqen...

    PërgjigjuFshije
  5. EON :)
    Nga shumë holograma që kam parë, shumica të bëra nga amatorë, dallohen konturet e 'fshira' me 'gomë' të imazhit të sipërm, ndërsa ky më mahniti sepse ishte tredimensional dhe i bërë shumë bukur... ndoshta autori ka programin që gjeneron imazhin automatikisht, sepse për të bërë një të tillë, s'ka autokad që ja del mbanë (ose koha e humbur për ta bërë do të ishte shumë e madhe)

    pastaj edhe si ibrik, ishte shumë simpatik, as 'daulle' dhe as ndonjë shëmtirë bakëri,isht diçka simpatike dhe vetë ibriku :).

    Bëfsh qejf në liqen, dhe kujdes nga mizat dhe karkalecat :)

    PërgjigjuFshije
  6. iii po comenti im ku humbi???pse e fshive???

    PërgjigjuFshije
  7. o goce, mos e ngatërron më babacjapin :P
    p.s:di gjë se sa është ora????

    PërgjigjuFshije
  8. wwwwaaaaa....edhe kete ma the???
    une edhe spara kam zakon te pije para komjuterit....

    edhe te thuash qe gjeja e pare qe bera sote sa hapa syte (dhe hala pa la dhomet) ishte te beja komentin tim te vyer ketu...

    komentin tim ke fshire mo...ku shkrujta qe ishin vale deti...ose uje...

    ps: ora nji pa dhjete e nates :D ça bo hala zgjut ti i here...sikur te ka kalu coprifuoco me duket :D

    PërgjigjuFshije
  9. Kur ke menduar ujin.....ke shkuar në banjë ...për të larë sytë :) dhe të është dukur sikur e ke postuar :P
    Ta garantoj që 'autori' i këtij blogu nuk fshin komente, sepse të gjithë janë çuna dhe goca të mirë(dhe që në ktë orë duhet të ishin në gjumë :P )
    Natën e mirë dhe mos shikofsh ëndërra me det :P

    PërgjigjuFshije
  10. Ej po me ben te me lekundet besimi ne vete, se zakonisht i gjej pernjiher kto. Edhe duke e ditur per ca te kerkoj spo e gjej dot. Ngaqe u fiksova shum edhe kokat e njerzve po me duken si ibrik tani :-P
    Do jet ngaqe kohet e fundit kan ik me shum veta sec duhet ne plazh..

    Santa M

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet