31 gusht 2007

Këngëtarja juaj e preferuar

Kush janë këngëtaret që ju pëlqejnë më tepër?
Një pyetje e tillë bëhet për të lehtësuar 'zgjedhjet' dhe për të mos 'detyruar' anketuesit që të bëjnë një zgjidhje të vetme, dhe kështu me keqardhje të ju duhej që të linin ndonjë nga këngëtaret e zemrës jashtë votimit.

Ishte kjo një temë që po trajtohej në një transmision radioje, dhe më bëri që të 'votoja' dhe unë tre nga këngëtaret e mija të preferuara : MariahCarey , Céline Dion e KT Tunstall, të cilat për zërin dhe ritmet e këngëve të tyre, ngjallin gjithmonë 'drithërima' në çdo lloj momenti të ditës dhe të natës që ti dëgjoj.

Dhe si gjithmonë, kur përmënden emocionet, është e pamundur që mëndja të mos fluturojë në kujtime... në të shkuarën e afërt dhe të largët, në ato tinguj që kanë shoqëruar jetën time dhe në Shqipëri, dhe nuk mund të mos konstatoja diçka të çuditëshme; Nëse ka një gjë që i bën shqiptarët që të jenë të të njëjtit mendim dhe të shprehen me të njëjtën gjuhë, dhe këtë pa dallim race feje dhe krahine, e bëjnë vetëm në rastet e nekrologjive për artistët shqiptarë , më vijnë ndërmënd K.Roshi e V.Manushi së fundi, gjë që e bëjnë jo vetëm për faktin se ata "shkuan", sepse "shkoi dhe Nënë Tereza, por ngaqë artistët shqiptarë në një mënyrë ose në një tjetër... na kanë rritur të gjithëve.
Dhe si gjithmonë, madhështia e tyre kujtohet vetëm pasi të kenë "shkuar" :(.

Përse e bëra gjithë këtë hyrje.... sepse po shikoja në google emrat e artisteve të mija të preferuara... pothuajse të gjitha të përmëndura në Wiki dhe të gjitha me një sit personal (përveç qindra fanclub-eve në çdo anë të botës), kërkova dhe këngëtaren time të preferuar shqiptare... sa hidhërim, vetëm e përmëndur në ndonjë forum dhe me ndonjë video në youtube.

Nuk kam ndërmënd që të bëj thirrje për revolucion në këtë drejtim, por sinqerisht, kërkoj ndihmë nga ndonjë nga çunat ose vajzat që janë të 'zanatit' për të ndërtuar një sit të thjeshtë, ku ashtu si për çdo këngëtar tjetër të botës, të vendosim një biografi të shkurtër, diskografinë dhe festivalet ku ka marrë pjesë, tekstet e këngëve dhe një lidhje me personazhin, ku fansat mund ti shkruajnë ose ku mund të dëgjojnë këngët e tij.

Me blogjet (tashmë ja kam marrë dorën :)) ndoshta do të ishte më e lehtë për mua, dhe interaktiviteti do të ishte më direkt (ndërmjet meje dhe atyre që do të dëshironin të kontribonin me foto, filma ose tekste të personazhit tim), por ideja e sitit, e ngre në nivelin e duhur imazhin që meriton ai personazh.

Prandaj dhe një herë ju lutem atyre që mund të më ndihmojnë (Erioni, Beni, Bledi
CMS Lounge në fund të fundit :) ), që të më kontaktojnë për të më thënë se ç'duhet bërë.
Ideja ime është pak a shumë diçka e tillë si kjo këtu.

Po për ju, kush është këngëtarja juaj e preferuar????

9 komente:

  1. edrus, ti mund ta fillosh si nje blog dhe pastaj te tj mund te te ndihmojne besoj.

    PërgjigjuFshije
  2. Natyrisht edhe mua me pelqejne keto te tuat Ed...por Mina sikur eshte afer meje me shume si kengetare e personazh

    PërgjigjuFshije
  3. Mire me pelqen. Mund ta bejme me wordpress, qeshte i njejti sishtem si peshku. Hap nje account fillimisht, pastaj instalojme ndonje nga dizenjot qe ofron CMS lounge falas per wordpress, ka nga te zgjedhim.

    Mandej materiale shton avash avash. mendo nje emer per faqem (adrese), dicka te lezecme, te lehte per tu mbajtur mend.

    PërgjigjuFshije
  4. Ide e bukur! Mendoj se Blendi me talentin e tij do te mund te jepte kontribut te çmuar.

    Me pelqen edhe Anastacia e J.Lopez perveç atyre qe the ti Edrus.

    PërgjigjuFshije
  5. Pergezime Edrus! Do mundohem te gjej ndonje informacion, tekste kengesh apo dhe foto te sajat, dhe do ti nis me email, me qellim qe siti te behet me interesant dhe me popullor.

    Kengetaret e mi jane te shumte. Ne listen tende eshte njera Celine Dion, Frank Sinatra, Michael Buble, Eros Ramazzotti, Girogia, etj.

    PërgjigjuFshije
  6. Bellë... siç duket ajo shishja megjithmënd s'paska patur ujë(dhe sa efekt të gjatë që paska ;))
    Frank Sinatra, Michael Buble, Eros Ramazzotti... janë këngëtarë dhe jo këngëtare :P

    P.s: Kam filluar me një blog që shpresoj të marrë formë sa më shpejt, që gjithsesi mund ti hidhni një sy:
    http://irmalibohova.wordpress.com/

    PërgjigjuFshije
  7. e buku edrus, je shume i talentuar.

    Vetem qe une mendoj te krijojme 1 faqe te vetme per te gjithe kengetart shqiptare ne vite. Tip melankolia.wordpress. aty i grumbullojme te gjitha materialet...

    Si thua?
    Se po tu besh te gjitheve nga njefaqe behen shume dhe nuk ka kush i rifreskon...

    ciao, me pelqen shume irma
    dhe aurela, gacja, yll

    http://www.esnips.com/doc/d3d46f2e-f2f8-4663-9f3e-876137237b43/Aurela-Ga%C3%A7e---Nata

    PërgjigjuFshije
  8. E di qe s'do me besosh nese do te them qe se kam idene si te perdor shenjat e pikesimit ne blog, keshtu qe ti mund te mendosh qe e ka fajin shishja e ujit apo bari jeshil:))

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet