24 gusht 2007

Keqkuptimi në radio

Paralajmërim: Ky blog nuk trajton pornografi, por nganjëherë (meqë jemi të rritur dhe të vaksinuar) mund të trajtojë tema me përmbajtje që janë për një publik adult. Prandaj nëse jeni nën 18 vjeç dhe besoni se leximi i shkrimeve me përmbajtje të tillë mund të fyejnë ndjeshmërinë dhe edukimin tuaj, jeni të lutur që të mos ta lexoni (kështu evitojmë diskutime të kota moraliste se, disa gjëra mund ose nuk mund të përmënden në një shkrim).

d(° ~ °)b


"Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur dëgjues të frekuencave të Radio Ezeta-s, tingujt melodiozë të kolonës tonë sonore, ju ftojnë që të kaloni sa më këndshëm bashkë me ne këtë paradite të mrekullueshme pranverore"
- këto qenë fjalët që përbënin formulën e hapjes së programit radiofonik më të ndjekur të mëngjezit dhe zëri kumbues i DJ Blendit i paraprinte si përditë një programi me mjaft surpriza.
Gjithçka mund ti shkonte ndërmënd Blendit atë moment, por jo se si kjo ditë do të kthehej vërtet në një të papritur sa të këndëshme aq dhe shokuese.

Pas 'formulës', menjëherë paraqiti temën e ditës: A mendojmë të gjithë njëlloj?
Dhe ndërkohë që programi vazhdonte rrjedhën e tij të zakonshme me telefonatat e dëgjuesve dhe ku çdonjëri jepte mendimin e tij, drejtuesit të transmisionit i shpëtoi goja dhe tha: "është e pamundur që të gjithë të jenë të një mëndje" , dhe për tu 'mbrojtur' nga sulmet e mesazheve që menjëherë nuk vonuan të arrinin në radio, ai propozoi që të bënin një lojë nëpërmmjet radios:

- Unë do të marr elenkun telefonik dhe do ta hap në një faqe çfardo, atje do të zgjedh një numër telefoni të çfardoshëm dhe menjëherë do të thërrasim personin që ka këtë numër. Nëse ai ose ajo janë të martuar ose jetojnë ndonjë histori dashurie, atëhere duhet ti përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta që kanë të bëjnë me lidhjen në fjalë, dhe natyrisht, pasi të përgjigjen, të japin në redaksinë e radios numrin e partnerit ose partneres, që natyrisht do ti përsëriteshin të njëjtat pyetje dhe do të konfrontoheshin përgjigjet.

Dhe duke përfituar që sponzori atë mëngjes ofronte një çmim të madh, ai e vuri këtë çmim për çiftin që do ti përgjigjej njëlloj tre pyetjeve të tij.

Ja më poshtë se si vazhdoi programi i asaj loje me telefonatën e parë:

DJ: "Hej! Jam DJ Blendi dhe ndërkohë ju flas nga transmetimi direkt i programit mëngjezor të Radio Ezeta-s, po na dëgjonit?"

dëgjuesi: (duke qeshur) "Po, po ju dëgjoja, dhe doja dhe unë t'ju thërrisja që të jepja mendimin tim, por siç duket sot qënkam më me fat se herët e tjera."

DJ: "Tamam! Sepse fituesi fiton dy javë pushime në një hotel luksoz në rivierë dhe gjithçka është gratis, e paguar nga sponzori ynë.
Si quheni? Vetëm emrin të lutem."

dëgjuesi: "Çimi."

DJ: "Çim, je i martuar?"

Çimi: "Po."

DJ: "Faleminderit, dhe tani mund të më thoni emrin e gruas tuaj?."

Çimi: "Rabije."

DJ: "Çimi, Rabija është në punë tani?"

Çimi: "...Obobo, ajo do të më vrasë tani."

DJ: "Përsëris pyetjen : "Rabija është në punë tani?"


Çimi: (duke qeshur) "Po, tani është në zyrë."

DJ: "Okay, pyetja e parë për ty Çimi - Kur keni bërë seks për herë të fundit?"

Çimi: "...Obobo, ajo do të më vrasë tani."

DJ: "Çimo, këtu mëndjen! Përgjigju pyetjes"

Çimi: "Rreth orës 8 sot në mëngjes."

DJ: "Ti qënke hamshor mer Çim."

Çimi: (duke qeshur):"eh, mbahem..."

DJ: "Pyetja e dytë. Duhet të tregohesh i sinqertë : sa zgjati?"

Çimi: "Nja 10 minuta."

DJ: "Wow! Atëhere dashke me të vërtetë që ta fitosh atë udhëtimin! Askush s'do të thoshte kaq pak nëse s'do të ishte në 'valle' ai çmimi që kemi vënë."

Çimi: "Po, ai dreq udhëtimi është me të vërtetë i ëndërruar prej nesh."

DJ: "Dhe tani pyetja e fundit: Ku keni bërë seks sot nga ora 8 deri në 8.10?"

Çimi: (duke qeshur) "Ne,hëmmm, unë..., si të them..."

DJ: "Kjo më bën të mendoj ndonjë vënd të veçantë Çimi... Ku?"

Çimi: "Jo mer jo, s'ka ndonjë gjë speciale, po ... ka nja dy javë që kemi mysafire vjehërrën... "

DJ: "Oh hoo..."

Çimi: "...dhe vjehërra po bënte dush sot në mëngjes..."

DJ: "Hec aty Çimi."

Çimi: "...Në tavolinën e kuzhinës."

DJ: "Kujtova se kushedi se çfarë... Okay ,tani ndërkohë që Çimi i jep numrin e Rabijes çentralinistes tonë, unë përfitoj nga rasti për të bërë reklamën e duhur në këtë rast.

(Pas 3 minutash me reklama)

DJ: "Okay të dashur dëgjues, si thoni? mund ta thërrasim Rabijen?"

(dhe në sotofond dëgjohej sinjali i linjës telefonike....)

Një zë femre në telefon: "Mirdita, këtu përgjigjet banka XYZ, me se mund t'ju shërbej?"

DJ: "Mirëdita, mund të më lidhni me Rabijen të lutem?"

Zëri në telefon: "Jam unë."

DJ: "Hej! Jam DJ Blendi dhe ndërkohë ju flas nga transmetimi direkt i programit mëngjezor të Radio Ezeta-s, s'e di nëse po na dëgjonit në këto momente, por kemi pothuajse një orë që po flisnim me Çimin deri tani?"

Rabija (duke qeshur): "Një orë?"

DJ: "Në mos një orë, ta them pa frikë se së bashku me dëgjuesit , jemi kënaqur me bisedën me Çimin. S'e di nëse ke dëgjuar për lojërat që organizojmë këtu në radion tonë, por nëse dhe ju jepni të njëjtat përgjigje si Çimi të tre pyetjeve të thjeshta që unë do të të bëj, atëhere fitoni një udhëtim të mrekullueshëm prej dy javësh në një hotel luksoz të rivierës të ofruar nga sponzori ynë.

Dëgjohet zëri i Çimit: "Rabije..."

Rabija (duke qeshur): "Ore Çimi, ç'janë këto shakara që më bën?"

Çimi : (duke qeshur) "Duhet vetëm ti përgjigjesh me sinqeritet pyetjeve e dashur, kupton? Duhet të jesh komplet e sinqertë."

DJ: "Po, ky është një element i rëndësishëm dhe për të parë se si e mendojnë dhe gjykojnë të njëjtin aspekt të jetës dy persona dhe nëse këto gjykime përputhen, por aq më tepër , keni mundësinë të kaloni dy javë të mrekullueshme pushimesh, komplet falas."

DJ: "Fillojmë: Kur është hera e fundit që keni bërë seks me Çimin?"

Rabija: "O Zot i madh!!... sot në mëngjes... para se të niseshim për në punë."

DJ: "Më intereson ora e saktë, në ç'orë?"

Rabija: "rreth orës 8...."

DJ: "Shumë mirë deri këtu.Pyetja e dytë:Sa zgjati?"

Rabija: "12, 15 minuta ndoshta".

DJ: "Hmmmm. Kjo përgjigje mund të pranohet si e njëjtë, sepse Rabija po mbron nderin e burrit duke ja rritur një çikë kohën e prestacionit (duke qeshur), por le të mos humbasim kohë me llafe të tepërta, dhe të hidhemi tek pyetja e tretë, nga rezultati i përgjigjes së të cilës varet dhe fati i udhëtimit tuaj turistik. Je gati?"

Rabija: (duke qeshur) "Po..."

DJ: "Pyetja e fundit për të fituar çmimin: Ku e keni bërë?"

Rabija: "Oh Zot i madh!! Të lutem Çimi, më thuaj që nuk i je përgjigjur kësaj pyetjeje?"

Çimi: "Mos ki frikë e dashur, përgjigju dhe gjithçka mbaron, ai udhëtim tashmë është i yni."

DJ: "Përse trembesh Rabije? Përgjigjju pyetjes"

Rabija: "Problemi është se në shtëpinë tonë kemi patur mamanë për ca ditë dhe ..."

DJ: "Ju ka parë?"

Rabija: " ÇIM!!!"

Çimi: "Jo, unë ..."

DJ: "Qetësohu Rabije. Desha vetëm të shikoja reagimin tënd. Atëhere, kush është përgjigjja juaj?

Rabija: " O Zot, s'mund ta besoj që e ke treguar edhe këtë Çimi!"

Çimi: "Jepi e dashur, ç'rëndësi ka, kjo na jep mundësinë që të bëjmë atë udhëtim që aq shumë e kemi ëndërruar bashkë."

DJ: "Hë tani Rabije, s'mund të rrimë gjithë ditën me ty! Ku e keni bërë?"

Rabija: (Pas një heshtje të shkurtër dhe një psherëtime të gjatë) "Në bythë."

(Një heshtje varri shoqëroi për një farë kohe transmetimin e radios)

DJ: "Rikthehemi pas disa momentesh, ndërkohë disa minuta me reklama."



P.S. - Ai çifti nuk arriti që ta fitonte çmimin dhe të bënte atë udhëtim, teoria e DJ Blendit që as në jetën e dy personave të lidhur me njëri tjetrin nuk mund të gjejmë gjykime dhe arsyetime të njëjta u vërtetua, por këto nuk ja hoqën të qeshurat dhe thashethemet në klube, dëgjuesve që përndoqën këtë ndodhi në radio.

13 komente:

  1. E lezetshme! Per mendimin tim Rabija e meritonte udhetimin.

    PërgjigjuFshije
  2. edhe une jam dakort me erisel, çifti e meritonte udhetimin. (qesha vertet veç)

    PërgjigjuFshije
  3. Edrus me mbarove me ate jemi te rritur dhe te vaksinuar:DDD

    PërgjigjuFshije
  4. Edrus,

    Ky eshte nje incident klasik qe ka ndodhur nga vitet 70 ne tv amerikan ne nje game-show qe quhej Newlyweds. Konferencieri pyet femren e cifitit se ku ishte vendi me i pabesueshem qe kishin bo sex, edhe kjo i pergjigjet "up the butt bob!".

    http://youtube.com/watch?v=u0FholWREZA

    /Nejse barsaletat perkthen riciklohen. Edhe per punen e humorit jemi 30 vjet prapa amerikes ;-)

    PërgjigjuFshije
  5. ja dhe skripti i faqes.

    http://www.snopes.com/radiotv/tv/newlywed.asp

    PërgjigjuFshije
  6. E madhe... Une mendoj qe keta te dy pas kesaj u ndane... :D :D :D
    DJ paska qene vertet ne siklet... Po trajtimi i ceshtjes eshte shume interesant....

    PërgjigjuFshije
  7. ITS, këto historira, që ngjasojnë më tepër si legjenda metropolitane, i gjen në disa variante... përse të mos kishte dhe variantin shqiptar :))
    Krasta, i marrsh të keqen DJ, se di si ta kalojë situatën ;)

    Blendi, por me 'besimin tek forcat e tua' dhe mbështetjen e organizatës :P, e kalove dhe atë moment të vështirë :))))

    PërgjigjuFshije
  8. Ore edruX! Po na shkule mor burre!
    Rrofte Rabija!

    (populli bertet) Rabije! Rabije!
    B#tha jote, monument partie!

    PërgjigjuFshije
  9. Ed, mos vdeksh kurre! Kam tere diten qe qesh sa here me kujtohet! :)

    Meqe jemi te vaksinuar, ja dhe nje tjeter: nje burre e nje grua po benin gjera te rriturish. Ai kishte hyre ne vend egzotik dhe kjo i thoshte: O burre, e ke keq aty! Ky i pergjigjej: Jo, jo, keq e ke ti!

    p.s. ketu s'ka asnje aluzion mbi menyren si mund te kete filluar mengjesi i asaj dite te famshme.

    p.p.s. Cdo padi per vjedhje barcalete eshte e mirepritur ne privat. :P

    PërgjigjuFshije
  10. Emigrant... është postuar përpara "Plug2" :P
    Dhe kjo ishte diçka për ti paraprirë diçkaje tjetër që kisha në dorë për ta 'përpunuar'... që sidomos pas "plug2" duket sikur ka më shumë vlera..... shpresoj ta 'rregulloj' politikën me atë tjetrën :))))

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet