15 gusht 2007

"Keqkuptimi" me amerikanët

Çfarë ndodh kur anijeve të SHBA ndokush i zë rrugën?

Bisedë e regjistruar nga frekuencat e kanalit 106 të radios (që përdoret në raste urgjente për ndihmë) në Kanalin e Otrantos.


Shqiptari: (gzhhh kshhh ..dëgjohet zhurma e radios)... Ktu Pogu, ndryshoni kursin tuaj 15 gradë më në jug për të evituar që të përplaseni me ne.Sepse jeni duke u drejtuar pikërisht në drejtimin tonë, distanca 25 milje detare.

Americani: (përsëri dëgjohet zhurma e radios) … Jo, ne ju sugjerojmë që të ndryshoni kursin tuaj 15 gradë më në veri që të evitojmë përplasjen.

Shqiptari: Negativo. Ju përsëris:ndryshoni kursin tuaj 15 gradë më në jug për të evituar që të përplaseni me ne.

Americani: (nj tjetër zë) Ju flet komandanti i një anijeje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju rekomandojmë që të ndryshoni menjëherë kursin tuaj për të evituar përplasjen.

Shqiptari: Nuk e shikoj të arsyeshme dhe as që e marr mundimin që të ndërroj vënd unë, prandaj ndërroni kursin juve me 15 gradë më në jug

Americani: (me një ton më të lartë dhe i nxehur) JU FLET KAPITENI RICHARD JAMES HOWARD, KOMANDANTI I AEROPLANMBAJTËSES LINCOLN,TË MARINËS SË SHBA, DHE JEMI TË SHOQËRUAR NGA 2 KRYQËZORË, 4 NËNDETËSE DHE DISA ANIJE TË TJERA LUFTARAKE .PRANDAJ NUK PO JU "SUGJEROJ" POR PO JU "URDHËROJ" QË TË NDRYSHONI KURSIN TUAJ 15 GRADË MË NË VERI.
arrabbiato
NË RAST TË KUNDËRT, JAM I DETYRUAR QË TË MARR MASAT E NEVOJSHME PËR TË GARANTUAR SIGURINË E KËSAJ FLOTE.NDAJ, PËR HERË TË FUNDIT: LARGOHUNI NGA KURSI YNË !!!

spagnoliShqiptari: Ju flet Dalan Xhelili , komandant i një tufe me dhën dhe i një rripi toke dhe jam nga fshati me tre gërma. Më shoqërojnë Larua dhe Murrua, që janë gjithmonë të gatshëm për të ruajtur mua dhe bagëtinë. Unë nuk e di edhe se si mund të largohem, sepse ju flas nga Sazani dhe me radion engledisem me skafistat.... unë ju them që të ndërroni kurs, ju bëni si të doni

Americani: Ahaa, OK OK thank you....

4 komente:

  1. Hahhahhahaha, shume gallate kjo; :)
    Por a e dini qe nje "legjende urbane" thote qe kjo ka ndodhur me te vertete midis amerikane ve dhe kanadezeve??
    Nuk e di nese eshte e vertete, por puna eshte qe ka hyre ne histori; ka shume mundesi te jete e vertete. Behet fjale per anijen flamurtare (flagship) USS Franklin D. Roosevelt (CVA-43), dekomisionuar ne vitin 1990 qe ishte me te vertete anija e dyte per nga madhesia dhe fuqia e zjarrit ne floten amerikane. Si dhe anija e pare dhe e fundit ne te cilen ka ndodhur nje kryengritje e personelit kundra luftes ne vietname ne vitin 1971. Thuhet qe bashke me USS Franklin D. Roosevelt kane qene dhe USS Missouri dhe USS Nimitz; nje kryqezor dhe nje destrojer nga me te medhenjte qe ka pare historia detare. Thuhet qe biseda eshte e vertete dhe qe ka ndodhur mes USS Franklin D Roosvelt dhe farit (lighthouse) canadez ne brigjet e Newfoundland ne tetor te vitit 1984. Nuk e di nese eshte e vertete apo jo; por ka shume persona te mireinformuar qe thone qe eshte e vertete. Kontekstii bisedes eshte pak a shume i njejte me kete te Edrus, ndryshon vetem pjesa e fundit ku "fari" i thote aircraft carrier-it qe jam far; po deshe vazhdo e mos e nderro kursin :)

    PërgjigjuFshije
  2. Conversazione realmente registrata sulla frequenza di emergenza marittima sul canale 106 a largo della costa di Finisterra (Galicia), tra galiziani e americani, il 16 ottobre 1997.

    Është data një çikë ters që nuk e përmënda në shkrim :P, por meqë e pashë tek një sit ku bëhet gallatë, dhe meqë ka më shumë shije prej legjende metropolitane.... thashë t'ja jap bariut Lab nderin e bisedës :)

    PërgjigjuFshije
  3. Kuç, fshat me tre germa,
    nje here te beri nena

    Gallate e madhe!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet