03 gusht 2007

Imperializmi dhe Poli i Veriut.

Dje dy batiskafë(nëndetëse) të vegjël, dhe me emra që me eksplorimet jashtëtokësore janë aq të lidhur: Mir-1 dhe Mir-2, kanë arritur për herë të parë fundin e oqeanit artik, pikërisht nën Polin e Veriut, në një thellësi prej 4300m.
Një udhëtim pothuajse në kufijtë e fantashkencës, deri më sot asnjë ekspeditë s'ka arritur në një thellësi të tillë.
Euforia në Moskë, dhe ajo e Putin-it në veçanti kanë arritur kulmin, dhe jo vetëm për prestigjin që i shtohet Rusisë në krahasim me perëndimin.
Sergei Balyasnikov, zëdhënësi i Institutit për kërkimet artike e antartike është shprehur:"është ashtu si hera e parë në Hënë".Flamuri kombëtar, i mbyllur në një kapsulë prej titani, është ankoruar pikërisht në polin nord nën akull.

Përveç vlerave të mëdha shkencore që ka, ky eksplorim hap dhe një prospektivë të re gjeostrategjike, sepse Kremlini me anë të kësaj, kërkon që të shtrijë kufinjtë e tij në gjithë polin e veriut... ose më mirë të themi, në ato 9-10 miliardë ton të supozuar të rezervave të naftës dhe të gazit që gjënden nën akujt e Polit të Veriut.

Të parët që ngritën zërin ndaj një pretendimi të tillë, ishin Kanadezët:"Nuk jemi më në shekullin e XV-të, ku mund të bridhje nëpër botë dhe aty ku të ngulje flamurin tënd të pretendoje se është tokë e jotja" është shprehur ministri i jashtëm Peter Mac Kay,duke kujtuar që e drejta ndërkombëtare flet qartë:5 vëndet që prekin territorin polar artik (Kanadaja, Rusia, Norvegjia, USA dhe Danimarka (me anë të Groenlandës)përfitojnë të drejtën për të shfrytëzuar ekonomikisht deri në 320km nga brigjet.

Kreu i diplomacisë ruse Serghei Lavrov ka përshpejtuar të spjegojë se ai mision nuk kishte qëllime 'koloniale' por ekskluzivisht shkencore.
"Objektivi ynë ishte që të demostronim që plataforma kontinentale vazhdon deri në polin e Veriut" ka theksuar ai, por askush nga diplomacia ndërkombëtare nuk mund të ndihet i sigurtë nga një përgjigje e tillë, sepse nëse është e vërtetë që Siberia dhe shkëmbinjtë artikë janë të pashkëputur, atëhere Kremlini mund të apelojë në bazë të një artikulli të një konvencioni ONU në Ligjin e Detit dhe kështu mund të rifiutojë që të ndajë me të tjerët rezervat natyrale të atij territori.

Me pak fjalë, gjithë loja luhet për naftën... ndërsa amerikanët lënë kockat në Irak për të siguruar 'demokracinë' në atë shkretëtirë, malokët rusë investojnë në 'shkencë' për të çuar demokracinë në Polin e Veriut.
Ja dinë vlerën 'demokracisë' që të dyja palët, por këtë herë malokët zgjodhën rrugën e kundërt të kolonializimit me anë të armëve.(ndërkohë që shkruaja më erdhi ndërmënd thjeshtësia në përdorimin e mendimit anësor (pensiero laterale) të rusëve:Nasa kishte shpenzuar rreth 1 milion dollarë për të prodhuar një stilolaps që të ishte në gjëndje që të shkruante në kushtet e mungesës së gravitetit dhe kur astronautët amerikanë hynë në stacionin orbital rus, ngelën si të shushatur kur panë një laps kopjativ të lidhur me spango pranë kompiuterit :) )

A egzistojnë motive për tu shqetësuar pas këtyre zhvillimeve?
Natyrisht që po... malokët janë dhe ngelen malokë, atë që e bëjnë me zotësi, zor se mund ta lënë.
A mund ti ndalojë dot njeri????
S'e besoj

6 komente:

  1. Kjo e lapsit kopjativ qenka e forte!
    Po shohim nje pershkallezim te luftes per burime energjitike ne nivel global. Rusia po luan fort.
    Megjithate, me mire kjo sesa pushtimi i Irakut me stilin "ekspotojme demokraci dhe importojme nafte". Te pakten ruset jane "te ndershem" ne pisllekun e tyre.

    Nje nderhyrje teresisht jashte teme. Tani, une nuk e kam per zakon, po keto ma vrane pak syrin:

    prospektivë
    rifiutojë

    Ty te duhet nje xhiro nga Shqiperia qe te rifreskosh pak shqipen, me dujet. :P

    PërgjigjuFshije
  2. SM, e donjëm edhe unë o xhan i vëllait një xhiro andejza se edhe mua ashtu më 'DUJET' :)... por provo të rrish të paktën tre ditë në javë në Dhërmi dhe mbas disa kohësh do të të dëgjojmë të flasësh ndryshe edhe ty ;)
    Përsa i përket fjalëve:
    Prospektiva-këndvështrim (natyrisht të falet, ekonomistët s'e kanë të tyren vizatimin :))
    Rifiuton- kundërshton (këtu ndoshta ke një çikë të drejtë... sikur të mos e dije italishten :P)

    PërgjigjuFshije
  3. Edrus permbledhje e duhur e lajmit ne rrjeshtat e fundit me kenaqe:)

    Strangeman me shkrive me ate punen e Amerikes.Mendoj njesoj si ty:)

    PërgjigjuFshije
  4. me shkrive me kete fjalen "maloket ruse":)) i tmerrshem je per te gjetur epitete dhe krahasime:))

    te pershendes!

    PërgjigjuFshije
  5. Edrus, ajo 4300 mt behet fjale per thellesine absolute qe ka arritur njeriu, apo behet fjale per thellesine maksimale qe kane arritur ne pol? mesa mbaj mend nese nuk gabohem, thellesia maksimale eshte arritur ne nje vend tjeter, dhe disa here me shume se vete everest...

    PërgjigjuFshije
  6. Beni, 4300 mt është thellësia në të cilën kanë vendosur flamurin rusët (nën akullin e polit të veriut)

    P.s: thellësia më e madhe është ajo e Gropës së Marianeve (rreth 11km më duket)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet