21 gusht 2007

Edukimi apo Ligji?

Frika e ruan vreshtin...?!
ligji apo Maliqi...?
diktatura apo demokracia?
edukata civile apo frika nga 'ligji' ?

Është kollaj të bëjmë si 'specialistë' në përdorimin e fjalëve të stërthëna, është kollaj që të quash të gabuar gjithçka që la sistemi i kaluar sepse ai 'dështoi'...
Është vështirë që të gjesh një rrugë më të mirë të mundëshme se EDUKIMI ME NDJENJËN CIVIKE/qytetare të njerëzve (quajeni njeriu i ri po deshët).
S'ka ligj dhe polici që mund të kontrollojë dhe të detyrojë njerëzit, që të bëjnë atë që ata kanë vendosur të bëjnë.
Mënyra e vetme që ata të mos bëjnë 'shkelje', është EDUKIMI....... s'ka rëndësi se kush e bën këtë edukim; feja, ideollogjija, boyscautat apo shembujt e qytetërimeve të tjera.
Por në rradhe të parë këtë EDUKIM, duhet ta japë me SHEMBULLIN e saj qeveria dhe parlamenti.
Nuk mund të pretendohet që të krijosh një shoqëri të pastërt kur shembujt që ju ofrohen janë vetëm korrupsion dhe pazarllëk i vazhdueshëm për të ruajtur përjetësisht një vënd në pushtet.

6 komente:

  1. Jeta eshte edhe çeshtje klasi.
    Edukata dhe emancipimi i popullit varet shume nga pushtetaret.

    E kam thene disa here e po e perseris. Ne jemi njerez pa Idhuj!

    PërgjigjuFshije
  2. Sa te drejte qe ke. Jam shume dakord me ate qe thua por si mund ta japi shembullin e mire per popullin parlamenti qe vete ka prejardhjen nga populli? Qe ta nisim per se mbari o duhet te asgjesojme parlamentin o popullin..
    Nuk e di sa do te funksiononte se nga nje studim i fundit (shume i besueshem sepse e ka bere vete)rraca jone ka bere nje hap para drejte evolimit:nepermjet nji mutacioni gjenetik gjeni "i te futmes" ka marre pozita dominuese dhe te pakthyeshme. Jemi te paret, s'na e kalon dot njeri.

    SantaM

    PërgjigjuFshije
  3. SEHIR ,u mësuam kaq vjet, të bëjmë , dhe atë bëjmë, që nga i papuni deri te ata që kanë fatet tona në duar ! Të gjithë menduam (-ojmë) se pasuria është gjithçka dhe për ta vënë atë nuk ka rëndësi nëse se ajo që ha nuk të takon , as nëse duart i lyen me gjak bile as në se shkel mbi varre...! Sa do ta filozofojmë sjellim e risjellim , nuk do ndryshojmë as gjë . Diçka duhet bërë , diçka shum e thjeshtë dhe praktike , jo "lloqe Kavaje" : DUHET TË ULIM KOKAT DHE TË PUNOJMË ! TË GJITHË !
    Edi je inxinier , dhe punon shofer , nuk besoj se ke gjetur el doradon , por të paktën nuk "ha bukë me frikë" ! Nuk është nevoja të të them se sa janë ata që zgërdhihen , të mbyllur brenda kullave të tyre me mure bakshishesh , prostitutash , droge a ku di un tjetër . Dhe të mendosh që ata janë çirakët se ustallarët ... kanë imunitet !
    PËRQAFIME !

    PërgjigjuFshije
  4. Edukim, edukim dhe edukim. Kam vite qe e them. Kjo na mungon. Ka pas thene Edmond Tupja: shkollat tona po prodhojne nje brez fatkeqesh dhe te zhgenjyerish.
    Une, nga klasa e pare deri ne vit te katert fakultet i kam kryer ne Shqiperi. Duke qene se me ka rastisur te kem edhe mesuesit e 'sistemin te vjeter' edhe ata te te riut, mund te them me bindje se sistem me te dhjere (dhjerje qe ka ardhur ne progresion qe mbas 1990-tes) nuk e ben nena. Kam bindjen e plote qe vitet e fakultetit ne Atdhe kane qene 4 vite te hedhura ne kosh ne plehrave. E te na rrojne pseudo-ministrat e arsimit dhe pseudo-rektoret qe s'bejne 2 lek a me rradhe deri tek roja i deres, qe ndoshta eshte i vetmi qe paguhet per ate qe ben sepse e ben dhe e ben pa hile.
    U zgjata, po e ndjej psk si teme.

    Pa edukim nuk kemi te ardhme. Injoranca nuk ka zgjidhje.

    PërgjigjuFshije
  5. eshte e drejte qe edukimi eshte mbi te gjitha, por:

    e para, beni nje test, puetni dike ne shqiperi t'ju thote se cfare kupton me fjalen edukim. te jeni te bindur qe shumica derrmuese do tju thone qe me fjalen "edukim" nenkuptojne "edukate"; dmth, sjellje e mire e kulture etj., kur ne fakt "edukim" eshte nje koncept shume e shume me i gjere se vetem aq.

    e dyta, nese hap nje teme te tille, ne ndonje ambient ne shqiperi, mos u habisni nese dikush te thote "ne s'kemi buke me ngrene e ti thua edukim". e dime te gjithe qe "uria" ne kuptimin latin te saj, nuk eshte nje problem dominues ne shqiperi. mos filloni dhe ju ketu te thoni qe eshte e vertete, se personalisht nuk ka degjuar njeri ne shqiperi te vdese nga uria. kush ka informacione qe une nuk i kam, le te urdheroje te na ndricoje.

    Ne shqiptaret kemi ca zakone te keqia, qe i hiperbolizojme gjerat nga pak, mbase per t'ju dhene ndonje ngarkese emocionale te tille qe te bejme per vete degjuesin. Nuk po mundohem te mohoj ketu problemet ekonomike qe ka ne shqiperi, por te rrime shtrember e te flasim drejt.... pastaj, jemi dhe njecike materialiste, mbase ka qene periudha ne te cilen kemi jetuar e rritur...

    diku, do kundershtoja strangeman-in; me gjithe respektin qe kam. nuk e ka te gjithe fajin shkolla, ose me sakte sistemi arsimor. Personalisht, kam patur fatin (e mire ose te keq, quajeni si te doni) qe te kem provuar sisteme dhe shkolla nga me te ndryshmet, e te kem jetuar ne keto ambiente. fillo qe nga me striktja qe mund te ekzistoje, akademi ushtarake, e perfundo tek post graduation ku ishe ti zot e perendi e gati 700 fryme duhet te benin ate qe thoje ti. fillo nga nje ambient me kulture fetare (te te gjitha nivele, ektremiste e te moderuar) e perfundo ne nje kulture komplet liberale, po liberale ne nje nivel te tille qe me duhet te kaloj ne banalizma per t'a spjeguar. keto te gjitha gjate shkolles, qe nga 1994 e deri tani, ne 2007 qe akoma nuk kam hequr dore se studiuari. sipas teorise i bie qe une te jem nje shartim, nga ana e edukimit flas, qe nuk ka zot t'a kuptoje, dhe qe i bie te mos kem piken e edukates. mbase, edhe mundet, nuk jam une qe vleresoj kete gje ne fund te fundit, por te pakten askush nuk ma ka thene.
    Nejse, se duket sikur po dal nga tema. ajo qe doja te thoja, eshte se respektin ndaj ligjit nuk ta meson shkolla! Per mendimin tim prezumohesh qe ne shkolle shkon i mesuar me idene qe ekzistojne ca rregulla e ligje qe duhen zbatuar e respektuar. shkolla la per detyre te ti mesoje keto. apo jo?!
    Ne fillore, viti 1987, ngaqe u harrova duke luajtur "trau i ekulibrit" tek trotuari ane shkolles, vete me vonese. si tani me kujtohet, mesuesja Lumturi SH. (mbiemrin nuk e them per arsye privatesie e respekti) me pyet pse u vonova e i them qe "ishte mami pak semure dhe nuk kishte kush te me shoqeronte". ishte genjeshter, nena ishte top nga shendeti. me thote qe futu ne mesim, dhe neser me sill nje leter nga prindi qe thote kete gje. ne shtepi kur i them babait te me jape kete leter, ai shkruan nje leter ne te cilen thoshte qe "askush nuk ka qene semure ne shtepi. Beni do jete harruar rruges dhe ka genjyer. Do mundohem qe here tjeter t'e shoqerohet personalisht nga une os nga dikush tjeter"
    Mendojeni vete tani. kam kaluar nje dite te tmerrshme te nesermen. me nxorren para klases dhe u thane te tjereve mos beni si beni.
    Ditet ne vazhdim, vrisja mendjen e nuk kuptoja, perse prinderit e tjere i mbulonin femijet e tyre ne raste pak a shume te ngjashme, sepse e dija qe kishte ndodhur. Pse babai im nuk e beri nje gje te tille. Mbase nuk me donte aq sa duhej?...
    pergjigjen e kesaj me vone e kam kuptuar, mos u merakosni.

    Pra, qe ta mbyll (se prape e zgjata); shkolla te meson rregullat, ligjet e normat. Ndersa me idene, principin apo koncepti (quajeni si te doni) qe keto duhen zbatuar, ta meson familja qe i vogel, para se te vesh ne shkolle.

    PërgjigjuFshije
  6. Beni, jam me te njejtin mendim si ti kur behet fjala per principe dhe edukim, ate e marrim qe momentin kur ne kemi ardhur ne kete bote, menyra se si jemi rritur ne familje na shoqeron nje jete te tere. Nuk mendoj qe Edukimi eshte thelbi kryesor qe njerzit te dine te sillen, te respektojne ligjin dhe ta zbatojne ate kur eshte per tu bere dicka e tille. Mos me keqkuptoni, sepse jam pro shkolles, arsimimit dhe kultures se nje populli, madje kjo mungon kohet e fundit ne Shqiperi, por nuk eshte ky problemi kryesor qe nuk e le vendin tone te eci perpara. Mos valle njerzit qe drejtojne Shqiperine nuk kane Edukim, shumica jane te shkolluar dhe mjaft te edukuar, por sa e vene dijenine dhe mesimet qe i kane marre keta njerez ne sherbim te popullit dhe te vendit, asnje ose ndoshta nje perqindje shume e vogel. Nejse, sepse u zgjata shume uroj qe shqiptaret te kuptojne ku qendrojne problemet me konkrete te vendit dhe te bejne dicka me situaten ku ndodhen.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet