14 gusht 2007

Ai që i dinte të gjitha

Dita e parë e shkollës në një shkollë amerikane, dhe mësuesja i prezanton klasës një nxënës të ri që kishte arritur në States prej pak kohësh: Sakiro Suzuki (i biri i një drejtuesi të Sony-t).
Fillon leksioni dhe mësuesja i drejtohet klasës:
-Tani të bëjmë një provë të kulturës së përgjithëshme, të shikojmë se ç'dini nga historia amerikane.

Kush qe Ai që tha: "Jepmëni lirinë ose jepmëni vdekjen"?

Klasa hesht, por Suzuki ngre dorën.

- Me të vërtetë e di, Suzuki? Atëhere thuaja edhe shokëve të tu!
- Qe Patrick Henry në 1775 në Philadelphia!
- Shumë mirë, të lumtë Suzuki!

Dhe kush tha: "Qeveria është populli, populli nuk duhet që të zhduket"?
Sërisht Suzuki në këmbë,
- Abraham Lincoln në 1863 në Washington!

Mësuesja e çuditur i drejtohet klasës:
- Çuna, turp të kini, Suzuki është japonez, sapo ka mbërritur këtu dhe e njeh historinë më mirë se ju që keni lindur këtu!

Dëgjohet një pëshpërimë:
- Fack zou , bastard japonez!!!
- Kush e tha??? - pyet e zemëruar mësuesja.
Suzuki pa ngritur fare dorën, përgjigjet:
- Gjenerali Mac Arthur në 1942 në Kanalin e Panamasë dhe Lee Iacocca në 1982 në mbledhjen e këshillit drejtues të General Motors në Detroit.

Në klasë mbizotëron një heshtje varri, por dëgjohet një zë:
- Më bën që të vjell!
- Kush e tha këtë! - ulëriu mësuesja.
Suzuki :
- George Bush Senior duke ju drejtuar kryeministrit japonez Tanaka gjatë drekës së shtruar për nder të tij në Tokyo në 1991.

Një nga rrugaçët e klasës ngrihet në këmbë dhe thërret:
- Thithma një çikë!
Suzuki pa ju dridhur syri:
- Bill Clinton Monica Lewinsky-t në 1997, Washington, në studion ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Një tjetër rrugaç me origjinë italiane:
- Suzuki del cazzo!
Suzuki përgjigjet:
- Valentino Rossi duke ju drejtuar Ryo në Gran Premio-n e Sudafrikës në Shkurt të 2005.

Në klasë fillon një rrëmujë e tmerrshme, mësueses i bije të fikët.
Papritur hapet dera dhe hyn drejtori i shkollës:
- Ç'dreqin bëhet këtu! S'më kanë zënë sytë kurrë një rrëmujë të tillë!!!
Suzuki:
- Ç'dokush që shikon forumet dhe komentet e larmishme të shqiptarëve.

13 komente:

  1. hahaha rrofsh o Edrus sa kam qesh. e forte qe pjesa , por mbyllja qe ulerime:)

    PërgjigjuFshije
  2. Vëre tek mamadhija :), natyrisht s'ke nevojë që të tregosh se ku e ke parë, gjithçka këtu është në shërbim të popullit ;)

    PërgjigjuFshije
  3. Ore, ti dhe babacjapi, c'ju ka gjet sot, me shkrite se qeshuri qe te dy,
    Mos ti ngelet qefi babacjapit, kjo e jotja ishte me e bukur, sepse eshte me te vertete e goditur; (fjalia e fundit)

    PërgjigjuFshije
  4. Nuk ka gjo Beno se eshte Babacjapi dora vete ai qe e ka shkrujt;)

    PërgjigjuFshije
  5. Edrus!Kete radhe ke dhjete me yll!Me i shpejti,me i shkathti dhe nuk ka se si behet me bukur!
    Pergezime!
    Peraprim Hysi,13 gusht 2007

    PërgjigjuFshije
  6. do qesh dhe neser me kete... rrofsh!!!

    PërgjigjuFshije
  7. llahtar llahtar je:)) rrofsh se na kenaqe:))

    PërgjigjuFshije
  8. O Ed, s'na le ta cojme poshte rehat ket hamburger.... do kesh ble naj Toyota me leverdi me duket.... ;)

    PërgjigjuFshije
  9. E të mendoni se qe hidhërimi që më shtyu ta shkruaja këtu...... :(

    PërgjigjuFshije
  10. Të është bërë mendja... rrota, o i mjerë! :)))

    PërgjigjuFshije
  11. O Ed, po kush te hidheroi, qe u hidherofte?

    Shpresoj te te kete shkuar. Sidoqofte, sot dukesh ne topforme...:)

    PërgjigjuFshije
  12. Ed kam qesh sa per te gjithe komentet me kunja qe le ke fotot e mia, me qellimin dashakeq te me mbysesh :D :D :D

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet