13 korrik 2007

Zemra

19 vjeçar, në 1995, rrëzohet nga biçikleta dhe përplaset në një shtyllë.
Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, gjëndja e tij e pashpresë dhe këshilla e mjekëve për të autorizuar dhurimin e organeve të tij, bëri që prindërit të pranojnë të japin autorizimin për dhurimin e tyre.
Kështu që organet e 19 vjeçarit nga Saint-Vincent (San Vensan), arritën në spitalet e Vjenës, Torinos dhe Milanos, duke shpëtuar jetë të tjera.
Njëri nga ata që 'përfitoi' një jetë të dytë, qe një banor i Anzio-s, që me gjithë sekretin që mbulon të tilla raste, pati arritur që të gjente familjen e djaloshit dhe të lidhte një miqësi që zgjaste prej vitesh.
Çdo vit, në përvjetorin e vdekjes së djaloshit, zotëria në fjalë, shkonte tek varrezat dhe i vendoste një tufë me lule, gjë që e bëri dhe këtë vit.
Rrugës, duke u kthyer nga varrezat, pikërisht në vëndin ku djaloshi ishte përplasur, një infrakt e goditi të gjorin dhe ajo zemër, pushoi për herë të dytë në të njëjtin vënd.

8 komente:

  1. Megjithese sdua dju besoj ketyre rastesive ky rast qenka vertet i dhimbshem...

    PërgjigjuFshije
  2. Kane greket elashte nje shprehje te pikasur shume per kete: To pepromeno figin adynaton( E pashmangshme rruga e natyres)!

    PërgjigjuFshije
  3. :( fatit nuk i shmangesh dot.

    PërgjigjuFshije
  4. Duke qene se jam nje nga ata njerez qe ka perfituar (indirekt, pra jo tek une por te nje njeri familjar shume i dashur )nga nje mrekulli e tille, me mbushet zemra plot emocione kur degjoj raste te tilla. Eshte dhurata me e bukur qe njeriu mund ti beje njeriut.

    PërgjigjuFshije
  5. Mbase ka spjegimin e saj logjik...Vizitat qe i bente tek ai vend tragjik e emociononin ne menyre te tille sa e gjeti ajo qe e gjeti.Edhe me zemren e djaloshit ai mbetej nje cardiopatico dhe emocionet duhej ti shmangte.Kur s'eshte e thene s'eshte..

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet