25 korrik 2007

Vdes për të shpëtuar jetën e dy fëmijëve

Dragan Cigan ndodhej në plazhin e Jesolo-s, atje ku lumi Piave derdhet në Adriatik, ku deti është vërtet i rrezikshëm për plazh dhe për ekspertët, dhe jo më për dy fëmijë që laheshin ndërsa prindërit e tyre shulloheshin në diell.
Kur dëgjoi thirrjet e fëmijëve në vështirësi, Dragani (me origjinë Bosnjake), nuk u mendua dy herë, por u hodh në ujë për të shpëtuar fëmijët, dhe menjëherë u mblodhën dhe shumë njerëz të tjerë për t'i ndihmuar.
Fëmijët shpëtuan, ndërsa Dragan s'arriti që të diltë më nga uji dhe vdiq duke lënë gruan dhe dy fëmijë të vegjël.
Vdekja e tij, është një akt heroizmi normal për njerëz që dinë të vlerësojnë jetën e tjetrit, dhe do të mjaftonte vetëm kjo për të hyrë në kronikën e asaj dite vere.

Por Lavdisë së aktit të tij, i bashkangjitet një vijim më i turpshëm se lartësia e aktit të tij; Prindërit e fëmijëve (një çift nga Treviso), pasi përqafuan fëmijët e tyre.... u larguan nga plazhi pa pritur që të nxirrej akoma nga deti trupi i të shkretit Dragan dhe pa i thënë një gjysëm fjale për ngushëllim familjes së tij që rrinte e dëshpëruar në breg të detit si dhe të falenderonin djaloshin tjetër maroken që nxorri fëmijët nga uji.
Fanccullo mondo schiffoso.

5 komente:

  1. turp e kaluar turpit..me duket se te pafytyret perfitojne nga shanci i kesaj bote!

    PërgjigjuFshije
  2. Un giorno di ordinaria follia...

    PërgjigjuFshije
  3. Gjynah, ai i varferi qe iku per dhjame qeni dhe harram atyre njerezve mosmirenjohes.

    Ne anglisht eshte nje shprehje "no good deeds will be left unpunished"- asnje veper e mire nuk do te lihet e pandeshkuar. :(((

    PërgjigjuFshije
  4. Me nervozoi ky fakt dhe lexova Repubblica-ne ne internet.
    Qytetarit boshnjak i eshte dhene medalja e arit per vlerat qytetare.

    artikulli:

    Avviato l'iter per il conferimento dell'onorificenza civile
    al muratore annegato per salvare due bambini
    Jesolo, una medaglia per Dragan Cigan
    il Comune vuole onorare l'eroe bosniaco
    Nei giorni scorsi aperto anche un conto corrente per aiutare la famiglia


    Dragan Cigan
    JESOLO - Una medaglia al valore per Dragan Cigan. Il consiglio comunale di Jesolo ha deliberato all'unanimità di avviare l'iter per il conferimento della riconoscimento al valore civile a Dragan Cigan, il muratore bosniaco di 31 anni morto domenica a Cortellazzo di Jesolo dopo essere intervenuto in mare per salvare due fratellini di Roncade (Treviso) che si trovavano in difficoltà.

    Il consiglio comunale ha così deciso di inoltrare al ministero degli Interni, attraverso la prefettura di Venezia, "istanza volta a conferire una pubblica onorificenza al signor Dragan Cigan per l'atto di eccezionale coraggio e dimostrazione di grande virtù civica degna di pubblico onore".

    Nei giorni scorsi l'amministrazione comunale di Jesolo aveva deciso di avviare una raccolta di fondi, impegnandosi a versare 5.000 euro, per garantire una tangibile forma di solidarietà nei confronti della famiglia (vedova e due bambini) che vive in Bosnia
    27 Lulglio 2007 Repubblica.it

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet