08 korrik 2007

Telefonata me plakun

-Ore, kur ke filluar të gjuash peshk ti?
- Babe, po ti që kur ke filluar të pish?
- Jo e kam me gjithmënd, si është ajo puna e peshkut?
-.......!!
- Se sot takova disa të njohurit e tu.
- Kush ishin??
- Në fillim takova Benin, por atje dolën dhe disa të tjerë që të njihnin.
- Nejse, varja, ti vetë si ke qënë??
- Ore, unë më mirë se sot s'kam qënë ndonjëherë...
- Pse mer bab, t'bënë me president të ri??
- Jo or jo, po prit ta nis nga fillimi:
Dola për një kafe andej nga Namiku, dhe rrugës takova Xaken, hajde më tha, dalim bëjmë një xhiro.
I thashë se për ku qeshë nisur, por më tha që do të shkonim në një "ven" dhe pastaj shkonim andej.
Shkuam andej nga stadiumi Dinamo dhe ndaloi përpara një dyqani, nga ata për çunat e rinj.
-Pse babe, e kanë bërë legale drogën në Shqipëri?- s'mu durua pa e ngacmuar.
- Jo ore jo, një nga ata dyqanet që shesin pjesë këmbimi për makinat.
- Kanë filluar që të bëjnë varreza makinash edhe në mes të Tiranës tani??
- Do më lësh të mbaroj apo...
- po pastaj?
- Kur hymë , gjetëm Benin brënda, dhe ti e di se si është ai, sa më pa, mu hodh në qafë dhe me të madhe më pyeti:Pash nerën si e kam Ed Rustemin?
Në ktë kohë, një tjetër që qe aty, kur dëgjoi emrin tënd, ktheu kokën dhe po na shikonte i çuditur dhe një çikë si i zënë në faj, u fut në muhabet duke pyetur:
- Më falni, mos po flisni gjë për EdRustemin që është në Itali?
-Djalin ma quajnë Edi, dhe është në Itali, i thashë.
-Kush o ky Lono, e njof una?, e pyeti shoku i tij që ishte përtej banakut.
- Ho mer ti, s'e ma men atë lojën që t'pata pru nga babacjapi?, Edrusi mer pra, ai i peshkut.
-Ohooo, tha dhe erdhi dhe më dha dorën, ja kam i kafe borxh Edrusit, por me gjithë qejf po ta qis ty i her, se jena bo si shokë me te.

-Paske pirë një kafe më tepër, s'mu ndenj pa e ngacmuar.
- Lëre kafen që na nxorri të gjithëve, por i bëri dhe Xakut skonto, ku dhe me çmim të plotë ta kishte marrë atë që i duhej, do e paguante më pak se çi kishte kërkuar jevgjiti.
- Po mirë mer bab, e pyte se si e kishte emrin???
- Ëëëë!!! Ore e di ti që ngaqë filluam me muhabet as që u kujtuam të prezantoheshim, ku mbahesha unë nga qejfi.
-E mirë, ndoshta bëhet i gjallë vetë ai shoku i thashë, mos e vrit mëndjen, dhe nëse të bije prap rruga andej nga stadiumi Dinamo, shko dhe pyete se kush është.
- Mirë, mirë, po peshku ç'është????


Ja dhe vlerat ushqyese të peshkut :) ( Një kafe :P )
Ndoshta për mua mund të jetë vetëm një kafe, por për babain tim qe shumë shumë më tepër... qe një ditë e lumtur.

P.s: Ai nga 'peshqit' që ka qënë i pranishëm në këtë histori, është i lutur që të më kontaktojë, thjesht për ta falenderuar personalisht.
P.s2:S'e di se për ç'dyqan bëhej fjalë, por besoj se në këtë faqe, do ta shikoni gjithmonë reklamën e tij.

13 komente:

  1. Sa njef dhe ti mor burr. Te dalin kafet sa majtas djathtas.

    PërgjigjuFshije
  2. na ngrohe zemrën o byrazer, miq e shokë paç përjetë e llafi i mirë tu dëgjoftë përherë, vetëm!

    PërgjigjuFshije
  3. je i madh e lexova prapë,"pse babë e kanë bërë legale drogën në shqipëri" udsncnsjnxsdiue2hdxsws(po qesh pra, po shkrihem)

    PërgjigjuFshije
  4. ta gezosh famen e mire te merituar me sjelljen tende te sinqerte.. mu be qefi per babin tend:)
    sa e forte dhe e sinqerte ajo pyetja: ç'eshte peshku:)

    e paç me jete te gjate..

    PërgjigjuFshije
  5. Bravo Edrus!
    U kenaqa me te vertete!
    Po shohim mire çeshtjen, ti je "jeta" e blogosferes shqipe. Keshtu qe je padyshim me i famshmi nga ne. Prezanton njeriun e thjeshte, kritikun letrar, humoristin e ndonjehere edhe shnderrohesh SNAJPER! Tiratore scelto!
    Me duket se me frymezove per nje artikull.

    PërgjigjuFshije
  6. Hyrja e bisedes klas fare :))

    Epo kesaj i thone "bota =global village"

    PërgjigjuFshije
  7. Hiiiiiiiiiii, pubblicita' occulta...palese fare!!!

    Na e jep ene nji her adresen tamam se kushedi osht ene cun simpatik ky shoku Lonit.

    PërgjigjuFshije
  8. Eh mire o mire edhe fama te duhej ty dhe kush te mban tani:)))

    Rrofsh qe e solle kete fragment nga biseda me babain tend, me te vertete shume e vecante!

    PërgjigjuFshije
  9. He ia dole me ne fund..U bane vip.Po escorta ke apo jo??
    Me pelqeu menyra jote e te folurit me plakun...

    PërgjigjuFshije
  10. U bane me vërtet vip ti or babë!!!:)))

    PërgjigjuFshije
  11. Faleminderit për komentet, dhe Ai që unë thërrisja 'Loni', besoj se siç ka bërë me plakun tim, do të bënte me këdo nga ju ose me prindërit tuaj...
    s'është nevoja që të jesh VIP që të respektohesh prej atij personi, sepse shumë prej jush e njihni tashmë prej blogut të tij.
    Prandaj të mos presë falenderim prej meje :P, sepse ka bërë vetëm 'detyrën' :)
    Njëkohësisht, e falenderoj që më dërgoi mesazh, dhe për ti mbetur besnik 'premtimit', më kishte dërguar edhe emrin e lokalit ku kishte takuar plakun tim:
    TUNING MANIA, dhe meqë jam dhe një çikë i zanatit, së shpejti do të hap një tag tjetër përsa i përket këtij argumenti.

    Faleminderit që të gjithëve.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet