13 korrik 2007

Rruga e rikthimit

"Si shumë amerikanë të tjerë kemi arritur në këtë përfundim duke pritur një sinjal nga presidenti Bush, për të larguar SHBA nga 'rrëmuja' që ai krijoi duke pushtuar Irakun pa arsye të mjaftueshme, duke sfiduar kundërshtimin e shumë prej nesh dhe pa një plan për të stabilizuar atë vënd.
Në fillim mendonim se pas rrëzimit të qeverisë, shkatërrimit të ushtrisë, policisë dhe strukturës ekonomike në Irak, SHBA do të ndihej e detyruar që të arrinte disa prej objektivave që Bush proklamonte se do të arrinte, në mënyrë të veçantë, krijimi i një Iraku stabël dhe të bashkuar.
Skadencat e fiksuara nga vetë Bushi, shkonin e vinin pa asnjë progres drejt një Iraku stabël e demokratik dhe pa një fillim të tërheqjes së trupave amerikane, dhe siç duket qartë, plani i Bushit është që të mbajë linjën e tij deri sa të jetë president për t'ja hedhur mbi shpatulla pasardhësit të tij gjithë problemet që sjell ky problem.
Të vazhdosh të sakrifikosh dhe të rrezikosh jetën e ushtarëve amerikanë është i gabuar, dhe tani duhet të fillojmë që të mendojmë për një tërheqje nga Iraku sa më shpejt dhe sa me më pak dhimbje.Amerikanët duhet ta kuptojnë dhe të pranojnë që prania e trupave amerikane shërben vetëm për të keqësuar gjëndjen, dhe se ato trupa të nevojshme për Pentagonin në Afganistan, sherbyen vetëm për të krijuar një çerdhe të re të terrorizmit.
Teza e Bushit dhe e Dick Cheney që tërheqja e trupave amerikane do të shkaktonte gjakderdhje, kaos dhe do të inkurajonte terroristët, është vetëm demagogji, sepse kjo ndodhi në Irak si pasojë e këtij invazioni të panevojshëm dhe organizimi inkompetent i kësaj lufte."

Jo, nuk janë fjalët e mija, as të ndonjë pacifisti të tërbuar dhe trutharë të europës perëndimore, janë fjalët që para ca ditësh ishin në faqen kryesore të New York Times, në artikullin e saj 'The Road Home', rruga e rikthimit.

e përkthyer nga italishtja nga artikulli i RaiNews24

2 komente:

  1. Mirë njëri që është në Shqipëri dhe s'ka nëpër duar gazetat amerikane, mirë dhe tjetri që është në Kanada dhe shikon punët e tija, por Ai që është në Amerikë, është e pamundur që të mos e ketë parë ose dëgjuar një artikull të tillë, që rreth problemeve që trajton, kemi diskutuar gjërësisht tek "peshku".
    Kjo ishte më tepër, për ata që s'humbasin rastin që të cilësojnë si komunista Peshkun dhe autorët e tij :P

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet