28 korrik 2007

A ishte me të vërtetë ashtu?

Para disa ditësh, duke marrë shkas nga një artikull që më kishte sjellë googl news (albania albanese), shkruajta një post në blog.
Fakti që ndoshta jam i vetëmi punëtor që shkruan këtu mes jush, s'do të thotë që 'harbutëria' ime prej 'shoferi' të përplaset pa arsye ndaj kujtdo... mi ngrenë nervat PËRRALLAT.
Për prinçip s'kam ndërmënd që ti mbush mëndjen asnjeriu dhe as që gjykoj njeri për bindjet e tija... por kjo s'do të thotë që kur shikon që duan të të mbushin mëndjen për gjëra që i ke jetuar vetë... kjo është e tepërt.
Po marr shkas për këtë shkrim nga komenti i fundit i Tenës, së cilës as unë s'e di sepse i është mbushur mëndja se jam komunist(!!), dhe kjo sepse në disa raste kemi diskutuar për "shkrimtarucët" e rinj, që flasin për jetën e atëhershme duke e nxirë me sa munden; ku me shkrimtarucë nënkuptoj Vorpsin (sipas së cilës, vetëm ajo dhe e jëma nuk kanë qënë kurva në shqipërinë e Enver Hoxhës) dhe atij Ron Kubatit (për një defiçit... e kanë varur tjetrin në mes të sheshit!!... ndoshta është e vërtetë, por s'ma ha mëndja se asnjë prej jush s'e ka dëgjuar dhe një "xhevahir" të tillë të tiranisë komuniste).

Në atë post, i bëja disa pyetje mikes time Tena, dhe po e sjell këtu komentin tim të lënë atje:

Tena, kemi pothuaj të njëjtën moshë dhe kemi përjetuar ato vite.
Dua të të bëj disa pyetje:

-Ke njohur më tepër komunistë diktatorë në shqipëri, apo komunistë dhe njerëz të ndershëm??

- ke njohur më tepër njerëz që e mendonin si shumica apo njerëz që qoftë edhe nga padija(ju shpëtonte goja) thoshin ndonjë llaf kundra jetës në atë kohë(dhe që kanë ngrënë burg për këtë)?

- ke njohur më tepër njerëz që punonin ndershmërisht apo njerëz që vidhnin dhe që janë dënuar për vjedhjet

- Sa persona ke njohur ti personalisht që kanë vuajtur burg?

Jam i sigurtë e dashur Tena, se përgjigjet e tua s'do të jenë të tilla që të justifikojnë çdo "shkrimtar" që shkruan kujtimet e tij.


Këto pyetje, natyrisht pa detyrimin që të përgjigjeni, por të paktën të reflektoni në vehtvete, ja u drejtoj dhe ju të gjithëve.

6 komente:

  1. Edrus,
    Rregullat jane rregulla dhe kush gabon duhet te paguaj. s'ka rendesi nese je komunist apo tjeter.
    Nje i njohuri im nga Laçi me ka treguar se shoket e tij i kane varur per vjedhje neper dyqane. Ata kishin kaluar shifren per shembull 1 milion lek dhe i varen, ndersa ai shpetoj ngaqe ishte hajdut i mitur 15 vjeç.
    Siç duket defiçiti ne rastin qe ti rrefen ka qene i nje shifre te madhe dhe eshte zbatuar ligji.

    PërgjigjuFshije
  2. Per te qene i ndershem s'duhet te jesh se s'ben komunist.
    Nje shokun tim ne Gjermani e rrasen 24 ore ne izolin sepse nuk pagoj 3-4 birra ne Pub.
    Komunistet kishin nje avantazh ndaj drejtuesve te sotem. Ata dinin te benin shtet dhe jo lojra femijesh si sot tek ne.

    Edrus, eja te lutem hidhi nje sy kesaj faqes time te re. Jam ne pune e siper. http://erisel10.blogspot.com

    PërgjigjuFshije
  3. Edrus, qetesohu se nuk te kam trajtuar si komunist, mgjth mund te jesh i tille dhe te respektoj per mendimet qe ke, komunistet jane idealiste te adhurueshem veç, mendoj une, drejtues jo tolerant.

    Te kthehemi tek atdheu.
    Te gjithe jemi dakort qe Shqiperia, pergjate periudhes se saj komuniste nuk ishte nje demokraci. Cfare do te thote me pak fjale. Njerzit nuk ishin te lire te mendonin dhe te vepronin sipas deshires se tyre. Kjo bente qe evolimi i shoqerise te ishte i kondicionuar nga nje elite(pa hyre ne detaje e mire apo e keqe, secili ka mendimin e tij dhe qe theksoj e respektoj) qe vendoste pa pyetur njeri mbi zhvillimin e gjithshkaje. Nuk kishte zgjedhje te lira dhe gjykatat nuk ishin te pavarura. Edhe krijimtaria kulturore, vizuale apo letrare, ishte e çensuruar.
    Kjo lloj shoqerie quhet diktature, ne çdo lloj kohe dhe vendi. Diktaturen mund ta zbukurojme me epitete te ngjyrave te ndryshme veç ato ngelen epitete.

    Pyetjes nese vendit tone i duhet me shume nje diktature apo nje demokraci, une personalisht ja kam kthyer pergjigjen dhe jam per kete te fundit. Nese me pyet perse, kam edhe une arsyet e mia dhe sidomos kam besim tek njerzit ne pêrgjithesi dhe nuk shikoj perse te mos kem besim tek shqiptaret. Demokracia eshte nje proces i veshtire veç nuk mund te me thuash se per koken e shqiptareve, ajo qe duhet eshte diktatura. Se p.sh. per te fshire oborrin e pallatit duhet nje parti qe te kembenguli dhe jo bashkesia e komshinjve qe bien dakort per te kryer kete detyre, vete apo nga te tjere.

    Kur flas per shkrimtare mendoj qe e para per te folur per dike, sidomos artist, minimumi eshte njohja e vepres, ose nje pjese dhe mund te flasim vetem mbi ate qe njohim. Te spekulosh mbi nje gje qe eshte cituar diku nga dikush qe ka bere nje interviste, nuk me duket e drejte. Vorpsi eshte shqiptare, asnjehere nuk ka thene te kunderten. Nuk mundem une ta gjykoj mbi dashurine qe ka ajo per atdheun qe ben pjese tek identiteti i secilit prej nesh. E vetmja gje eshte te pelqej apo jo vepren e saj, ta kritikoj apo lavderoj nga kendveshtrimi im por jo te them qe ajo nuk eshte apo eshte shqiptare e denje se nuk mendon si une.

    Lexo Fatos Kongolin - I humburi, per te ndryshuar nje çik shqiptar dhe per te ndenjur ne te njejten teme.

    PërgjigjuFshije
  4. Ed, nuk dua te futem ne kete debat rendshem, se nuk i del dot fundi. Vetem me ben pershtypje se si periudha para 91-shit (vit-prag, kur si une, edhe ti, ishim ne moshe aktive dhe jo me djelmosha 15 vjec) ka filluar qysh me gjalljen tone te marre nje tis historik, ne kuptimin e asaj qe mbi te mund te spekullohet (ne cdo drejtim), si benim, te themi, me kohen e Zogut.....

    I kisha me shume pertim shkrimet qe benin fjale per ate kohe (psh ai per Progonatin, apo per Hyrije Asllanin etj etj), por a e di cfare, do shkruaj prape mbi ate periudhe se duket nuk eshte boje e harxhuar kot....

    Nje gje ama s'po rri dot pa e thene: ashtu si nje genjeshter jeton me gjate kur ka nje berthamez te vertete, ashtu edhe regjimi komunist mund te jetonte mbi aradhet e anetareve te PPSH-se qe ishin njerez te ndershem; qe e donin Shqiperine sipas menyres se vet; qe ishin BESIMTARE (veri veshin kesaj fjale se ka kuptim te madh). Nuk ka shpjegim me mjeran te asaj kohe se sa ti paraqesesh "komunistet" (perseri ver re thonjezat, e c'lesh komunistesh, ata as nuk e dinin rrenjen e kesaj fjale, por njerezit me tesere te kuqe partie), pra ti paraqesesh masen e antareve te partise si vampire a ku di une... Ata njerez ose besonin, ose kishin gjetur me anetaresine ne PPSH nje menyre per te kapur nje pozicion me te mire ne shoqerine e atehershme, gje qe ndodh kudo, edhe ketu ne US, ne ish Gjermanine e Lindjes apo ne Kamerun po deshe (Darvinizem i paster, lum miku).

    PërgjigjuFshije
  5. Tena, kush është demokracia më e madhe në botë?
    Natyrisht dhe ti si të gjithë të tjerët do të më thoshe:"Idjot, është Amerika nuk e dije ti"

    E dija e dashur Tena, dhe në shumë drejtime e konsideroj të tillë, Por a e di ti Tena që atje nuk mund të krijohet një parti komuniste me ligj?
    Me shumë të drejtë ti mund të më thuash se ata e konsiderojnë komunizmin si 'farën' më të keqe që mund ti mbinte njerëzimit... me po aq të drejtë dhe në Shqipëri e konsideronin 'imperializmin Amerikan në atë kohë (vër re se të drejtat janë relative... varet thjesht nga këndvështrimi i pushtetarëve).
    Nejse, s'ishte ky argumenti i këtij shkrimi.
    Këtu po trajtohej se sa të persekutuar të vërtetë kishte gjatë asaj periudhe (PRANDAJ bëheshin ato pyetjet)... dhe meqë Emigranti me të drejtë e ngriti problemin e asaj se 'kush ishin komunistët' në atë kohë, më kujtoji që t'ju bëja një pyetje tjetër:
    Njihni më tepër njerëz me biografi të keqe që janë dënuar apo ish komunistë të dënuar për motive ideollogjike???
    Edhe këtu, përgjigjja (Pas të n-tit grup armik të dënuar) është se kanë qënë më tepër familjet e pafajshme të 'komunistëve' "tradhëtarë" (ku rrezik bashkë me ta, përveç fisit , mund ta hante dhe ndonjë mace e komshiut).
    Pse e them këtë: Sepse kur ata s'shikonin në surrat as njerëzit e pushtetit, si mund të pretendoje që do të përkujdeseshin për një që mund të binte nja 10 milion defiçit në atë kohë?

    I rashë gjatë dhe akoma s'kam arritur të spiegohem për Tenën më duket; Tena , nuk është se unë po mbroj atë regjim (në kuptimin e vërtetë të fjalës), mua mi ngrenë nervat ata që kujtohen të ribëjnë historinë sipas qejfit (dhe prandaj ju bëra ato pyetje... t'ju freskoja kujtesën të paktën juve që jeni rritur në atë periudhë... sepse edhe djalli s'është aq i zi sa çe bëjnë thuhet, por kur vjen puna për Shqipërinë... nxin kush të mundet.

    P.s: Tena, s'e di nëse i mban mënd diskutimet rreth të madhit Kadare tek peshkupaujë... atje për 'fiksimet' e mija për pak u bëmë armiq me shumicën e peshqve (përfshi dhe emigrantin), dhe kur arrij që të flas dhe të ndëshkoj dhe Kadarenë për qëndrimet e tij, ç'kujton se më plas bytha për Vorpsin që as nuk pranon të shkruajë në shqip? Nëse dikush zgjedh që të shkruajë në një gjuhë tjetër... të ketë mirësinë dhe të mos e përmëndë Shqipërinë... dhe aq më tepër, kur e përmënd vetëm për ta nxirë.
    Jemi ne shqiptarët që krijojmë imazhin e keq dhe të zi të Shqipërisë në botë... mungonte vetëm "letërsia e re" dhe rrethi realizohet perfekt (nëse duhet shkruajtur, të shkruhet, por nga persona kompetentë dhe që kanë jetuar ose studiuar për atë kohë, jo nga ata që flasin me kujtimet e të tjerëve)

    PërgjigjuFshije
  6. Per parashkruesin......

    Te heq kapelen i nderuar, per menyren se si shprehesh dhe si arsyeton.
    Nuk di kush jeni Ju, nuk njihemi dhe nuk di si kane filluar historite per te cilat eshte folur ketu, por desha te them se persa lexova, u inpresionova vertete.

    Ju uroj gjith te mirat.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet