26 korrik 2007

In fuga attraverso il mare dall’Albania di Hoxha

"La cosa peggiore che poteva capitare a un albanese degli anni passati - quelli del più duro regime sovietico al di là dell’Adriatico - era il deficit. Se eri il gestore di un negozio (di proprietà ovviamente statale) e i controllori trovavano qualche ammanco nei conti dell’esercizio, il destino era segnato: impiccagione sulla pubblica piazza. La sentenza era immediata e per lo sventurato non c’era posto nemmeno nel cimitero della città: il corpo veniva dato ai cani. È questo quanto accade al padre del giovane protagonista senza nome del libro di Ron Kubati Il buio del mare (Giunti, pagg. 120, euro 12.50). ..."

Ja një Vorps* tjetër,edhe ky, (bir i një familje intelektualësh sipas artikullit) kujtohet pas 20 vjetësh që të bëjë histori.

Fraza e mësipërme është marrë në një artikull tek giornale.it.
Sipas paraqitjes që i bëhej librit, më erdhi keq që nuk kishte shtuar se ai mezi kishte shpëtuar pa u ngrënë nga komunistët (besoj se do të ishte më me efekt).
Në fillim e kuptova që e thoshte vetëm në mënyrë figurative që:Po të ngeleshe defiçit në dyqanin ku punoje, të varnin në mes të sheshit(dhe aq më tepër , as në varreza s'kishe vënd, por të hidhnin si ushqim për qentë), por më duket se gjithçka ishte shkruajtur ashtu siç thuhej (!!!)
Harron autori që, një herë e një kohë ,vjedhja konsiderohej VJEDHJE dhe vetëm sot mund të duket çudi se si mund të hiqet nga puna një shitës që ka dalë defiçit(magari të ishin ato rregulla sot, për të pastruar parlamentin dhe qeveritë, nga ata që vjedhin dhe që s'janë në gjëndje të bëjnë siç duhet punën e tyre.
Ai artikull mbyllet me fjalët:Nell’ultima pagina un lampo di luce finalmente compare in questa che è in tutto e per tutto una «fiaba nera», la sola in grado di descrivere con efficacia lo spietato regime di Enver Hoxha.
Pra:
Në faqen e fundit një rreze drite shfaqet në atë që është katërcipërisht një "përrallë e zezë", e vetmja në gjëndje që të përshkruajë saktësisht rregjimin e pamëshirshëm të Enver Hoxhës.(edhe këtu, më duket se po të kishte shtuar dhe pakot e kafes që Nexhmija merrte pa tollon, do ta kishte "nxirë" akoma më tepër)


*Vorpsi- për ata që kanë ndjekur komentet, e dinë se si e mendoj për këta shkrimtarucë që kanë jetuar si veshka në mes të dhjamit, dhe tani kujtohen që të bëjnë "histori" të përzierë me fantazitë e tyre erotike

15 komente:

  1. edrus, ne fakt nuk kuptoj qarte qendrimin tend rreth fakteve te meposhtme:
    - po te vidhje ne kohen e komunizmit, mund te denoheshe edhe me vdekje ?
    - per nje vjedhje eshte normale te denohesh me vdekje ?
    - ai qe e ka merituar te denohet me vdekje, pak rendesi ka trupi?
    - kush nuk ka vuajtur, nuk ka te drejte te kritikoj diçka te kritikueshme ?

    kur flet per deputetet sot, ne fakt ata kete mundohen te bejne, te ndalojne vjedhesit veç me e rendesishme eshte te vendosen ligjet dhe te respektohen dhe per te gjithe edhe per ata qe gerthasin hajduti, hajduti.

    PërgjigjuFshije
  2. Në fakt, është tamam siç e thua. Shkrimtarucët e dështuar, gjithnjë do gjejnë "frymëzim" tek regjimi gjakatar i Enverit. Mirëpo, këtu në Greqi kemi dhe një tjetër kategori shkrimtarucësh. Ndokush prej tyre, u burgos për prostitucion ose vjedhje dhe tashmë, bëjnë disidentin dhe flasin hapur(!!!) kundër regjimit gjakatar komunist.
    Zbavitëse, nuk është?!

    PërgjigjuFshije
  3. Edhe mua me gjen dakort. Vorpsin nuk e kam lexuar, por e kam ndjekur debatin ne lidhje me shkrimet e saj. Edhe une jam krejtesisht kundra ketyre pershkrimeve me ngjyrime ultradramatike. Me kujtohet indinjata ime duke pare L'America te G. Amelios, ku ate plakun mire qe nuk doli qe e hengren per se gjalli dhe kockat ja dogjen ne mes te sheshit. Patetike!

    Lexoje, nese te bie ne dore ai libri qe une permenda para nja dy postimesh te qoshku im. Me sa dinjitet e ka pershkruar T.L. vuajtjen e tij dhe te gjithe familjes. Atij i them pershkrim une, jo ketyre prozave bajate qe duan te te lene gojehapur me zor.

    PërgjigjuFshije
  4. Nga mesi i viteve 80 nje qyqar vodhi nje televizor (bardhe e zi) ne Permet. Kishte 20 e kusur vjet qe nuk ishte vjedhur gje ne Permet prandaj ky ishte eveniment i rralle.

    Qyqarin kur e kapen ja ngarkuan televizorin ne kurriz dhe e shetiten neper qytet si ata arinjte e cirkut... femijet e gjuanin me guralece dhe e shanin... Parada vazhdoi nja dy ore...

    /une do te preferoja te me hanin qente sesa fatin e qyqarit te mesiperm

    PërgjigjuFshije
  5. Edi,e lexova kete artikull tek kendi letrar-kulturor i Shekullit.Jam dakort me ty.Shpresoj qe autori ta njohi ate sistem dhe jo ta perdori per te bere pak reklame dhe asgje tjeter.
    Te gjithe e kemi jetuar ate periudhe,dikush ka vuajtur,dikush hante buke te bardhe me gjalp dhe kalonte kohen duke spiunuar komshinjte.
    Mungesa e nje panorame te regjimit te kaluar nga artistet,qofshin ato shkrimtare apo kineaste,tregon se sa mungesa kane shqiptaret.Vetem te shikosh Rumanine apo ish-RDA,sesi e pershkruajne ate periudhe.

    PërgjigjuFshije
  6. Vorpsin nuk e kam lexuar (pervec nje tregimi per kepucet tek Tena qe s'kishte dhe aq shume lidhje me Shqiperine).

    Ky pasazhi qe ke cituar ma shpifi ama. Jam e bindur se atyre qe kane vuajtur vertet neper burgje, internime etj nuk u vete mendja te kepusin te tilla brockulla.

    PërgjigjuFshije
  7. Tena, s'më rezulton që të jetë dënuar njeri me vdekje sepse ka rënë në defiçit(!!!), sepse po të ishte dënuar njeri edhe për banalitete të këtij lloji, të persekutuarit do të ishin shumë më tepër....
    Tena, meqë të njoh pak a shumë tashmë, mund të them që një njeri me mënd në kokë si ti, për sado që ta urresh komunizmin(ke arsyet e tua dhe askush nuk të gjykon për këtë), pra, për sa ti e urren komunizmin e asaj kohe, nuk ngrihesh të shkruash përralla..... sepse sado që të përpiqemi ne që jemi në kompiuter, do të gjejmë raste vetëm të ndonërit që i ka bërë vaki në fshatin e një shoku, ose që e ke dëgjuar nga 'burim' i sigurtë.

    PërgjigjuFshije
  8. StrangeMan, pikërisht , për njerëz që me të vërtetë kanë vuajtur, kanë dinjitetin që të mos përqurren për të kërkuar 'dëmshpërblime'.... sepse ata që vuajtën atëhere, ditën ta ndërtojnë jetën më mirë se më parë, sepse asnjëherë se kanë patur për turp që të punojnë.... thomëni një të persekutuar të vërtetë politik që i është dhënë vëndi i merituar në politikën shqiptare (para se ta thoni ju të vetmin, po e them unë: i ndjeri Zoti Pjetër Arbnori.... sikur të kishin zënë të gjithë të persekutuarit një vënd, jam i sigurtë se do të punonin si Ai...

    PërgjigjuFshije
  9. Its dhe Salvator, mirë se erdhët.
    its, quaje qyqar një që shkon e vjedh një televizor... qyqarë ishin ata që ju vinin fletërrufe në mes të pazarit, sepse kishin vjedhur domate ose bostan.
    E kemi jetuar pak a shumë të gjithë atë periudhë, por s'ma ha mëndja që asnjëri nga ju s'e ka vuajtur persekutimin ashtu siç e kam vuajtur unë: mbaruar klasën e tetë me të gjitha 10-ta, shkollën e mesme me mesatare 9.98 (vetëm tre 9).... dhe megjithëse 'miku' dërgoi në rreth të krujës 12 të drejta studimi për inxhinjeri (6 në fillim dhe të tjerat një nga një, sa herë që ajo që vinte s'më jepej mua),kur e pashë plakun që qante bashkë me Lule Bërhanin(ish shefja e seksionit të arsimit që më ka patur dhe nxënës) sepse për herë të fundit doli dhe i tha:ja letrat anonime që kanë ardhur për punën e biografisë, dhe i tregoi një shuk me letra... prandaj s'mund të bëjmë dot gjë.
    Mora plakun për krahu dhe i thashë: pse mërzitesh... jam i ri dhe i fortë, s'ka vekur njeri nga puna.
    Dhe nga inati s'vajta që të punoja as si mekanik (kisha të IV-tën nga shkolla) dhe as si traktorist ose shofer...... vajta dhe hapja tarraca dhe vreshta si gjithë të tjerët.... dhe vetëm mirë më ka bërë, ja u siguroj.
    Ndoshta vuajtja ime s'është asgjë në krahasim me vuajtjen e të tjerëve që vërtet kanë vuajtur, kam parasysh Ben Nogën, Mondin e Najadën (të cilët kanë 'formuar' mendimin tim demokrat), që moshën më të mirë e dogjën në Adriatik, ashtu si dhe shumë të tjerë, kam parasyh Vashallarët që bashkë me Agastrajt ishin mekanikët më të mirë, por që biografia i bënte të mbanin kokën ulur... e sa e sa të tjerë..... dhe ju garantoj që si nga Vashallarët, si nga Agastrajt si dhe të tjerë nga ata që kanë qënë 'kokulur', kam lexuar shkrime dhe poezi të tyret që atëhere (pra shkruanin) dhe sot, që mund të ishin të parët që mund të shkruanin se për ç'kanë hequr... i janë futur punës dhe biznesit, sepse janë të bindur që askush nuk ju fal gjë.

    PërgjigjuFshije
  10. te njejtat motive te rendomta dhe te superfryra i perdorin dhe ne filmat e fundit shqiptare Edrus..besoj e ke vene re se sa shume fakte nga e kaluara i japin mijera nuanca ngjyrash jo egzistente per te bere te ashtuquajturin art:(

    PërgjigjuFshije
  11. Pershkrimi yt Edi ishte i çilter,faleminderit qe e ndave mes miqsh virtuale,por korrekte dhe reale,qe kane gjak dhe sy.
    Persekutimi ishte nje njolle e madhe per shume familje.Une kam qene ne klase te tete,po jepnim provimet e fundit te tetevjeçares kur filloi levizja per demokratizimin e Shqiperise (qershor1990).Nje muaj me pas plasen ambasadat ne Tirane.Dhe historia me pas eshte e qarte.Por çfare ndodhi me perpara,ne vitet e erreta qe askush nuk arrin t'i permendi?A duhen marre per subjekte dhe si duhen trajtuar?
    Vuajtjet ne ate epoke kane qene te ndryshme.Rastin tend ka patur edhe nje komshi i imi ne Shkoder,qe i kishte rezultatet e shkelqyeshme.Ai donte te vazhdonte per mjekesi ne Tirane,por nje daje qe kishte braktisur Nenen Parti dhe ishte arratisur ne vitet 50-te e bllokoi.Por edhe te tjera krime qe jane me te renda,si internimet apo burgosjet.Krimi me i madhe qe iu be atij populli ishte mungesa e fjales se lire dhe shprehja ne menyre te qarte.Ne ate kohe te gjithe u bene spiune,as mureve nuk i besoje.Me kujtohet nena ime qe kur ngjyente vezet per pashket katolike,te nesermen ne mengjes me bente 30min "propagande" qe t emos flisja me askend,dhe si shpreblim me jepte 0.5 leke sa per nje gurabie..

    PërgjigjuFshije
  12. edrus, dy gjera. E para personalisht, pasi kam lexuar shume dhe menduar gjate jam kundra çdo lloj diktature dhe ajo komunistja nuk ben perjashtim. E dyta, mendoj qe nuk eshte as korrekte as e drejte te gjykosh nje veper pa e lexuar, kjo kujton pikerisht çensurat e historise, tek ne apo ne vende te tjera.

    PërgjigjuFshije
  13. Tena, kemi pothuaj të njëjtën moshë dhe kemi përjetuar ato vite.
    Dua të të bëj disa pyetje:

    -Ke njohur më tepër komunistë diktatorë në shqipëri, apo komunistë dhe njerëz të ndershëm??

    - ke njohur më tepër njerëz që e mendonin si shumica apo njerëz që qoftë edhe nga padija thoshin ndonjë llaf kundra jetës në atë kohë(dhe që kanë ngrënë burg për këtë)?

    - ke njohur më tepër njerëz që punonin ndershmërisht apo njerëz që vidhnin dhe që janë dënuar për vjedhjet

    - Sa persona ke njohur ti personalisht që kanë vuajtur burg?

    Jam i sigurtë e dashur Tena, se përgjigjet e tua s'do të jenë të tilla që të justifikojnë çdo "shkrimtar" që shkruan kujtimet e tij.

    PërgjigjuFshije
  14. Edrus, pas viteve '90-te shume njerez qe s'ishin te persekutuar dolen ne radhet e ish-te perndjekurve politike dhe dolen me te persekutuar se ata qe kishin vuajtur dhe ishin burgosur nje jete te tere. Keshtu, dhe me keta shkrimtare te cilet mund te kene qene me te privilegjuar ne ate kohe se njerzit e tjere, por e shikojne qe te flasin per ate sistem jo per faktin se ata kane vuajtur por me shume per nje reklame sepse "tregimet" e tyre shiten ne tregun e sotem.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet