03 qershor 2007

Te vdesesh per nje fature te papaguar.

Skenar migjenian: nje grua e semure, e detyruar qe te rrije ne shtrat me nje aparat per frymemarrje artificiale, nuk arrin qe te paguaje faturen e dritave prej 123 dollaresh(me pak se 100 euro) dhe ndermarrja e elektrikut i nderpret korrentin, duke shkaktuar vdekjen e se shkretes.

Kjo ka ndodhur ne Zelanden e Re, ajo quhej Folole Muliaga, 44 vjece qe ne shkurt ishte semurur:probleme me zemren dhe mushkrite qe e detyronin qe te rronte vetem fale aparatit.
Per shkak te kushteve te saja shendetesore, ajo, nene e 4 femijeve, gjendej ne kushte jo te mira ekonomike dhe keshtu s'kishte mundur qe te paguante faturen.

Grupe te ndryshme proteste te krijuara spontanisht ne ZR dhe jane shume te revoltuar edhe persa i perket qendrimit te zedhenesit te Merkury(ndermarrja e elektrikut, shkaktarja e kesaj fatkeqesie), qe deklaronte se ndermarrja s'kishte bere asgje te gabuar, kishte ndjekur vetem proceduren, dhe se thjesht kishte qene nje keqkuptim qe s'kishin kuptuar qe gruaja ishte e semure, sepse "s'jemi njerez pa zemer" perfundonte deklaraten e tij.
Ofrimi i nje shifre qesharake prej 10000 euro-sh nga ana e Merkury.se familjes se viktimes, tingellon si nje shaka e hidhur.

Brisbane Times

6 komente:

  1. Bota nuk eshte asnjehere e drejte.
    :(

    PërgjigjuFshije
  2. pse ai qe mendon te paguaje kete shume te madhe mendos se do e ringjalle tani ate grua te mjere...

    ah sa njerez te pafet ka ne kete bote mizore..

    Ela

    PërgjigjuFshije
  3. aksident shume i dhimbshem dhe e besoj qe shpesh eshte e pamundur, edhe ne vendet kapitaliste, te zgjidhesh problemet me burokracine. Nga ana tjeter duhet bere kujdes me lajmet sensasionale qe sensibilizojne me shume se sa tregojne nje realitet, mendoj.

    PërgjigjuFshije
  4. qenkan bere me zemer pas pilafit ata:(

    PërgjigjuFshije
  5. gjithmone kshu ndodh kur e shohin veten fajtor...dhe mendojne se me nje fature mund te shperblehet jeta e nje personi..

    Ela

    PërgjigjuFshije
  6. nese kompania nuk e ka ditur situaten, cfare faji mund te kete?!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet