25 qershor 2007

Përse ika nga mamadhija.

Zonja dhe zotërinj.

Po e shkruaj këtë post , për t'ju bërë të ditur se përse u largova nga Mamadhija:

Sepse dikush tjetër atje, bënte ç'ti donte qejfi (dhe deri këtu, s'më takon mua që ta ndaloj tjetrin që të bëjë ç'të dojë), por kur abuzon dhe me nick-un tim, atehere s'më duket e drejtë.

Ai person, që përfundimisht më konfirmoi që është thjesht një karagjoz, duke përfituar nga që ka e/mailin tim, ka arritur që të postojë dhe tek Babacjapi.

Kaloj kohën në blog dhe kërkoj që të kaloj sa më këndshëm me të gjithë ata që tashmë njihemi, dhe s'do të dëshiroja kurrë që të prishja llaf me njeri, por nëse Ai, ndihet më i lumtur duke bërë si idiot në blogjet e mija, unë s'e kam problem, edhe i fshij të gjitha blogjet e mija... sepse s'më mbajnë me bukë, por t'a dish, se atë figurë të qelbur që bëre, s'besoj se do të ta falë njeri.

Prandaj, do të të thoja për herë të fundit, mbidh mëndjen se s'je as i vogël dhe as që s'i kupton gjërat për të bërë kalamalliqe.

25 komente:

  1. edo, asgje s'mora vesh....

    sidoqofte, ciao prej meje.

    PërgjigjuFshije
  2. Emigrant, statikisht (s'e di nëse merr vesh apo jo :) ), në çdo bashkësi, sado uniforme që të jenë karakteristikat e elementëve, egziston të paktën 1 element, që në 'kushte' të caktuara, të manifestojë karakteristika të ndryshme nga ato që përpiqet që të paraqesë në publik.

    P.s: ku qëndron problemi?
    si tha ai emigranti në Greqi:"Po ai shkërdhata, mua e gjeti që të më çajë kokën (ndër 100 milion blogera të tjerë)???????

    PërgjigjuFshije
  3. Edrus, po çpati me ty Ai?
    Ti je ai qe u jep jete blogjeve me komentet e tua dhe shiko si te falenderojne.
    Te jap te drejte per sa tregoje me lart, dhe ke gjithe perkrahjen time.

    PërgjigjuFshije
  4. Po kush eshte Ai? a ka nickname? a ka blog te vetin?
    Per te kuptuar pyes, se tani pak rendesi ka.
    Ed, te pershendes!

    PërgjigjuFshije
  5. Qyqja edrus, nga nji karagjoz qenke dhiaksur ti ?
    heroi yt ne moshen tende i tha titizmit Ndal!!!
    Ps: te kam thene shum here karagjozin, qe eshte prej natyre narcisist injoroe, ke per ta pare kur te ulerase pas 24 oreve: Ua... Ua.. po çe dua lirine e fjales une po s'pata spektatore:)))

    PërgjigjuFshije
  6. Çuna Ai personazhi, është një nga shokët ose shoqet tona, dhe në të dyja rastet (nëse është femër apo mashkull) ka probleme shumë serioze përsa i përket funksionimit të organit seksual.Ninfomania o impotenti që kishte postuar me emrin tim si tek mamadhija, si tek babacjapi kishte vendosur të njëjtin postim, që më bën të arrij në përfundimin e mësipërm(SM,ti dhe Eni e kishit parë dhe komentuar dhe tek babacjapi, por s'e kisha postuar unë).
    Do të doja që të besoja, që Ai/Ajo që ka arritur të postojë në emrin tim, të ketë qënë aq i poshtër që ta ketë bërë nëpërmjet kompiuterit të një shokut tonë... të paktën s'do të dua që të besoj se është Ai shoku që më rezulton nga IP ai që ka bërë këto karagjozlliqe (dhe jo se dhe ai shoku s'do të ishte në gjëndje ti bënte, por insistimi, gjithnjë në një vrimë... do ta bënin të dukej i 'vockël'.

    PërgjigjuFshije
  7. Mire e the : qenka vertet me probleme si person. Eshte aq i vockel sa ben keto lojra te shpifura qe veç ate mund ta argetojne si tip maniaku qe eshte.Too bad!

    PërgjigjuFshije
  8. Hë, e pësove dhe ti këtë meselenë që pësova unë i pari?
    E mban mend ma do mendja, si qe ai problemi im që, më detyroi të heq dorë thuajse nga tërësia e blogjeve shqip për të lënë komente.
    Në këto raste, i vetmi ilaç është indiferenca.
    Mos vri mendjen për mediokrit. Ata dhe injorantët, janë të "pamundshëm". Vetëm u hapet rruga.

    PërgjigjuFshije
  9. Edrus, pse gjithe ky seriozitet?

    Ata që të lexojnë e njohin dorën tëne, nuk besoj se mund të të ngatërrojnë lehtë!

    Shëndet:)

    PërgjigjuFshije
  10. Bashkohem me Redbonsai,
    Edrus ne kot nuk themi "kush i hap gropen tjetrit..."

    PërgjigjuFshije
  11. dhe une jam dakord me dy gocat e fundit. Edrus mendoj qe ti ashtu si N.Ago en merrni sh seriozisht problemin. Une mendoj qe duke identifikuar dhe eleminuar mailet qe nuk ju perkasin, gjithshka mund te rregullohet.
    Shpresoj te mos perqafosh zgjidhjen e shokut nga greqia gje qe do te thote qe perturbuesi fiton dhe zhdukesh nga blogjet.

    Hajde "qente le te lehin karvani ecen perpara".

    PërgjigjuFshije
  12. Ed, mos i ler elemente te tille me injorancen dhe trashesine e tyre te prishin humorin dhe deshiren per te shkruajtur ne blog.

    Te pershendes!

    PërgjigjuFshije
  13. edrus, mos u merzit. hackers kete pune kane. megjithate, nese e gjen kete maskara/lleshe, futja me kompjuter kokes.
    vij edhe u e te ndihmoj se me vijne ne maje te hundes kesolloj tipash.

    PërgjigjuFshije
  14. Goca, faleminderit për kurajon dhe mbështetjen që më jepni.
    Shumica e juaj e di,se megjithëse kemi mundësinë e komunikimit me njëri tjetrin, sepse kemi shkëmbyer mesazhe në privat, asnjëherë s'kemi folur për gjëra 'të çuditshme' dhe "turpi" im s'është se më vjen nga Ju që tashmë më njihni, por problemi është se në blog, janë rreth 100 persona të ndryshëm që e shikojnë, dhe shumica e tyre s@më njeh, dhe është kollaj që të mendojnë keq.

    @Neki, Mund të jesh indiferent ndaj dikujt që s'e do.... por, është shumë e vështirë që të lësh mënjanë dikë për të cilin ke respekt (dhe s'ka asnjë arsye të fortë për të patur këtë respekt... është bindje e lindur dhe s'mund t'a urrej.)

    PërgjigjuFshije
  15. Tena, mos të rëntë që ta provosh.
    Të hapësh blogun tënd, dhe të gjesh një postim që s'e ke bërë ti.
    Pamvarsisht se ç'mund të ketë postimi,në të mirë ose në të keq, fakti që dikush ka mundësinë të shfaqet në vëndin tënd, të acaron (ose të paktën mua këtë efekt më bën)....
    ndokush nga filozofët tanë do t'a lidhte me sa i shtrenjtë është për ne Uni,... deri diku të duket sikur dikush të ka marrë diçka në shpirt...... dhe të më besosh, është shumë e rëndë për të thënë që:Hë mo varja se blog është.

    PërgjigjuFshije
  16. edrus, ke te drejte. Kjo puna e vjedhjes se identitetit eshte pune dreqi. Te digjen telat vetem ta degjosh. Megjthate a nuk zgjidhet gjithcka me nje te nderruar te password-it?

    PërgjigjuFshije
  17. Disa here te kam shkruar dhe nuk kam mundur qe te kominikoj mety.E kuptoj shqetesimin tend dhe te keshilloje qe ta besh dalje,njelloj sic bejme dalje jashteqitjen.
    Te perqafoj,Perparim Hysi,27 qershor 2007

    PërgjigjuFshije
  18. Edrus!Po rikthehem,me qe"prova"doli me sukses.Perfitoj nga rasti,qe te falnderoj per ate qe ke bere per mua.Nga ana tjeter,te keshilloj miqesisht qe ate qe te kane bere,fare padrejtesisht,ta konsiderosh si nje incident banal,shkaketuar nga nje qenie antropomorfe qe di vetem te kafshoje.Nuk eshte as ne sojin e qeneve.Qente e mire,lehin dhe,mandej,te kafshojne.Kurse ky"miku yt",te kafshone pa lehur.Se eshte anonim dhe i padukshem.se fundi,i dhashur,tek "bloguim"(meditime-pershtypje.blogspot.com)enkas kam dicka per ty,per emigrantin dhe akull-najen.Te luetem,futu dhe merri,po t'u desh;n.Ve[ kesja thuaj dhe emigrantit dhe akuul-najes.
    Edrus!Tek"peshkupauje" arshivuar tek"sociale" ;shte tregimi im"Penelopa e Fierit"dhe qysh dje"kthehu ha fiq,se me rreh baba".Po munde futi tek"penaevjeter"se une as di nga kjo pune.
    Te perqafoj dhe njehere:
    Perparim Hysi,27 qershor 2007

    PërgjigjuFshije
  19. Ed, shok i dashur, mos harxho energji me *oqe te tilla; merzia i ben te kerkojne vemendje ne te gjitha menyrat. E kam pare gjithmone virtualin si vendin me te pershtatshem per te pasur vetem kenaqesi, meqe mundesia per te shmangur pakenaqesite eshte 100 fish me e madhe se ne realitet. Ignore, delete ose block, ose te treja dhe mirunjefshim.

    PërgjigjuFshije
  20. He mer te kom bo zile 100 here por se hap celularin, masanej thu pse s'te ftojme per kafe/darka/shetitje te parku, ca bo kshu se s'ka lezet:))

    Nje pershendetje nga NY!

    PërgjigjuFshije
  21. Une nuk po lidh fillin e ketij lemshi.Mama dhia nuk eshte i njejti blog i Edrus-it?

    PërgjigjuFshije
  22. Edo, ma co nje llaf me te detjuar personalisht, po s'e pate zamet.
    Edhe mos ja var shume ketij muhabeti, se lacarone ka plot.... jepu nje cike kohe dhe e nxjerrin veten pa dallim feje, ideje, krahine e gjinie.

    Te fala!
    Cimi

    PërgjigjuFshije
  23. Edrus,

    tani e lexova kete komentin tend dhe po hap syte. Nuk e di a e kam kuptuar drejt: dikush hyn ne faqen tende, me nje fjale ka username dhe paswordin tend, dhe sherbehet si t'i doje qejfi? Nuk e kisha degjuar ndonjehere. Jam e pataksuar nga pacipesia e njerezve. Nuk arrij t'i kuptoj c'i shtyn njerezit te bejne gjera te tilla. Ta kuptoj shume mire nervozitetin.

    Edrus, beje publike kete njeri. Kjo eshte e vetmja menyre per t'ja prere doren.

    PS: tani qe po e mendoj, a eshte e mundur qe ky njeri te hyje nga adresat e njerezve te tjere dhe te fusi ne bela njerez te tjere?

    Gjithe te mirat, SR

    PërgjigjuFshije
  24. sa keq me vjen Edrus tani sa e lexova..mos e vrit mendjen se ne e dime se kush je ti! shendet e shkrime sa me te kendshme!

    PërgjigjuFshije
  25. Të dashur, më bëhet qejfi që s'më paskeni harruar këto dy ditë që për arsye pune kam qënë larg kompiuterit.
    Shpresoj që ai incident të jetë mbyllur tashmë.
    @Përparim, sapo të kem kohë do t'i kaloj dhe postimet e fundit të tuat.

    @Selfi, kam frikë se frika jote është shumë e mundshme që të realizohet... më vjen keq vetëm se është duke u krijuar një grup shumë i pastert blogerash Shqiptarë, dhe në pothuajse të gjithë vihet re një rritje e pjekurisë së blogerave(ndryshe nga komentet që bëhen në forumet e zakonshme Shqiptare), dhe do të ishte mëkat që ndokush të përpiqej të shkatërronte këtë komunitet.

    @Çimi:no coment.

    @Salvator, mirë se erdhe (do të thotë se s'më mban mëri ;) )
    Mamadhija, është një blog i hapur nga Eni (Albtranslator), ku Paswordin e kemi patur të gjithë blogerat që kemi qënë para 6 muajsh, dhe kushdo mund të kontribuonte me ndonjë gjë që e konsideronte 'simpatike'

    @Belle, ti e di që kur bëhet deti kos, arxhiut i humbet luga :)
    Më vjen keq që Paskam humbur RASTIN :), por shpresoj që të më jepet një shanc i dytë :)))))

    @Akull... si gjithmonë e ke një fjalë të ngrohtëëë për ata që vuajnë.

    @Eni... ti voglio bene.
    @Zana... idem.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet