05 qershor 2007

Lypsi dhe pasaniku

Nje Lypsar i afrohet nje makine luksoze te ndaluar ne nje semafor dhe i drejtohet personit qe qe brenda:
-Nje zoteri kaq elegant, duket qe eshte i pasur dhe qe s'besoj se ka problem qe te me jape 10 euro per te ngrene?
- Nuk eshte se do shkosh t'i pish ato para?
-Jo mer zotni, s'kam pire kurre ne jeten time.

-Nuk eshte se do te shkosh te luash bixhoz??
- Jo mer zotni, s'kam luajtur kur kam qene i ri, dhe jo me tani qe i kam mendt e kokes ne rregull.

-Nuk eshte se do te shkosh ne diskoteke?
-Jo mer zotni, une s'kam shkuar kur kam qene i ri, jo me tani... lere qe une s'di as te kercej.

- Nuk eshte se do te shkosh ne ndonje lokal nate dhe do te gjesh ndonje vajze qe te te vije ne shtrat?
- jo mer zotni, une s'kam bere kurre dashuri me tjeter femer pervec gruas sime te shkrete qe i ndritte shpirti atje ku eshte.

-Atehere ja ku i ke, jo 10, por 100 euro, por duhet te vish qe te hash dreken ne shtepine time... keshtu ke mundesi qe edhe te kursesh ato qe te dhashe.
Lypsari, i habitur hyp ne makinen luksoze, dhe pasi nisen, guxon dhe pyet:
-Degjo zoteri, nuk eshte se inatoset zonja juaj kur te me shikoje te ha ne nje tavoline me ju??
- Ka shume mundesi qe te inatoset,-i pergjigjet zotnia- por ja vlen qe te na shikoje bashke....
sepse keshtu gruaja ime do te bindet se si perfundojne ata qe s'pijne, qe s'luajne bixhoz, qe s'shkojne ne lokalet e nates dhe qe s'shkojne me gra te tjera.....

6 komente:

Faleminderit per komentet