05 qershor 2007

Kujtime

Kisha kohe qe i kisha 'skanerizuar' disa foto te vjetra per te provuar se arrija qe t'i vendosja ne blog, por formati qe me vinte nga skaneri, nuk ishte i pershtatshem :(
Sot kur pashe temen e re ne flickr, me hypi inati dhe fillova te kerkoja nje rrugezgjidhje... dhe me ne fund ja arrita :) (faleminderit Enit ne kete rast :))

cuditerisht edhe tani pas, gati gjysem shekulli, vazhdon t'i rezistoje kohes kjo fotografi e vjeter :)
Ne klasen e trete (per here te pare larg shtepise, ne kampin e Shengjinit)
ndersa pas kesaj fotoje... do te fillonte jeta ime prej konviktori :)
Ketu 6 muajsh, sapo dale nga spitali...... azmatik kronik, ndersa tani pi dy paketa duhan ne dite
Ndersa kjo ketu, eshte per t'i thene Blendit qe sic duket ka qene buka e misrit qe i tregonte kaq te bukur kur kane qene te rinj :)
Ndersa kjo ishte fotografia e pare e bere ne Itali... dy jave pasi u diplomova... laja pjata (qe s'i kisha lare ndonjehere as ne shtepine time :))



14 komente:

  1. Ed, kater fotot e fundit nuk vijne... Sidoqofte, RROFSH! E mora aromen e vjeter. E ndjeva te plote domethenien e fjaleve "dora jone". Shume falemnderit!

    PërgjigjuFshije
  2. edo-
    4 fotot e fundit nuk hapen,foto e tjera shum te bukura sidomos prindrit e tu(jo se ti nuk je i bukur)
    shum flm per foto te pekten e dim se çfar pamje ke(se keta 'trimat' e tjer nuk guxojn te tregoj se kush jan ;))
    dite te mbare

    PërgjigjuFshije
  3. me vika mire qe qenkam bere sebep per kete post kaq te kendshem Edi..sdq fotot e fundit nuk i hapa dot:(

    PërgjigjuFshije
  4. Na mallove Edrus. U pa puna duhen shfletuar me shpesh albumet e fotografive :)

    ps: Kater fotot e fundit jane link qe te cojne tek fotot 5,2,3,4 te postit po ne vendododhjen e tyre ne flickr.

    PërgjigjuFshije
  5. edrus, si artista kinemaje prindreit. Mendoj se fotografi te tilla te ngjashme te familjes dhe fisit me kane bere te dua fotografite dhe sidomos te bej fotografi me robat me te bukura (ha ha). Me çmalle edhe me lulishten e fotografive tek skenderbeu. Une jam fotografuar ne kete lulishte ne çdo cep, vertet ne çdo cep dhe mgjth çdo fotografi me duket e ndryshme.

    PërgjigjuFshije
  6. Te me falni, por fotot e fundit, jane te njejtat me ato qe duken me siper, por kur bera postimin, per te kursyer kohe desha t'i merrja nga flickr, por kur e pashe qe s'dilnin, i shkarkova nga kompiuteri.

    Faleminderit per komentet, ishte me te vertet nje eksperience e cuditeshme(kalimi nga fotot e vjetra ne karton per ne formatin e pershtatshem per ne kompiuter :)... do t'ju merzis here pas here me 'kujtime' te tilla (heren e fundit qe ishim ne Shqiperi, cupat i moren te gjitha fotot e mija kur kam qene i vockel :)

    PërgjigjuFshije
  7. Ndersa kjo ishte fotografia e pare e bere ne Itali... dy jave pasi u diplomova... laja pjata (qe s'i kisha lare ndonjehere as ne shtepine time

    -------
    apo 2 jave pasi u martove ? :)

    PërgjigjuFshije
  8. shume te bukura fotot komplimente....

    Ela.

    PërgjigjuFshije
  9. shume shume te bukura. me ke ber me shume mall.

    PërgjigjuFshije
  10. edi, foto ku po lan pjatat mbasi je diplomuar me merziti. Edhe une kam familjare te afert ne Itali, qe me diplome ne xhep ja kane nisur keshtu si ti, nga pjatat. Kam nje respekt te thelle per perulesine e tyre dhe per kurajon per t'ja filluar nga e para. Por kjo nuk mund te mos me duket edhe e hidhur njekohesisht. Ndoshta nuk eshte ne frymen e postimit, por kete ndjesi pata. Te kerokoj ndjese per devijimin.
    Te pershendes!

    PërgjigjuFshije
  11. Edrus,
    kam nje foto fiks si ajo e jotja ne kampin e Shengjinit, me te njejten fytyre qe per here te pare gjendet larg familjes.:)

    E bukur ajo fotoja ne guzhine dhe pse e trishte prej faktit qe vinte pas diplomimit. Kam dhe une nje duke fshire gota, po s'di nga e kam degedisur. Eksperience e dhimbshme per egon, po e dobishme per vullnetin.:)

    PërgjigjuFshije
  12. eT: jam sternip i Cajupit :), dhe sado humor qe t'i vesh komentit tend s'mund te me karakterizosh me mire se Rilindasi ;).

    Tena, Ela, Klodi: faleminderit per komentet... c'do foto ka 'historine' e saj dhe historia ngjall kujtimet, kujtimet natyrisht sjellin mallin... dhe malli natyrisht qe na afron me afer dimensionit njerezor qe 'duhet' te na karakterizonte:)

    Strnageman: shikoje nivelin e lavamanit... ishte shume poshte per trupin tim, dhe te betohem qe nganjehere s'drejtohesha por ecja kerrusur, sepse po te drejtohesha... s'perkulesha me :(
    Pastaj pervec pjatalaresit kam bere e c'nuk kam bere (prisha botene te tere:)), kamerier, ndihmesguzhinjer, montator mobiljesh(hamallekun e trasportimeve dhe ngjitjeve te mobiljeve deri ne katet e larta, e permbante 'zanati' brenda), karrocier, saldator... per te zene 'vend' perfundimisht tek kabina e kamionit :).

    Akullnaia: fillova pune atje per 200.000 lireta ne jave, dhe kur me dhane rrogen e pare, i futa paret ne xhep dhe kur vajta ne dhome i nxora si me frike per t'i pare nje here 'gjithe ato para'; ishin 250.000.
    Te nesermen, kur vajta ne pune, po pinim kafen me pronarin dhe me pyeti nese e shoqja ma kishte dhene rrogen te djeshmen... 'me duket se ka gabuar dicka signora',i thashe... filloi te qeshte dhe tha: Jo Edi, ato 50000 liretat me teper s'jane gabim.
    Prandaj Akull, vullnetit tim per te punuar ndoshta s'do t'i ndryshonte asgje, por kur me trajtonin (dhe zakonisht, kudo qe kam vajtur) ne kete menyre, perpiqesha qe te jepja gjithmone maksimumin ;)

    PërgjigjuFshije
  13. kjo puna e larjes se pjatave me kujtua dhe mua se kam lar un pjata jam kenaqur por kenaqesia me e madhe ishte kur me derguan per 4 dit rreshte te lanim pjata & gota tek hotel "Hilton"
    ...sa keq me vjen tani qe ish-pronarja ime Paris Hilton eshte ne burg ;))

    PërgjigjuFshije
  14. Edi, rrofsh per fotot! Foto te tilla i mirepresim me kenaqesi:))

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet