29 qershor 2007

Cirku i Wrestling-ut

Kush më shumë se palaçot na ka kënaqur në cirk?
Njerëz që vuajtjet e tyre i mbulonin për të dhënë kënaqësi.... sa trishtim në jetën e tyre.

Jo, ky post s'ka për qëllim që të bëjë një analizë maskës së palaços, anës që qan apo që qesh.... këtë fillim e bëra kështu, për ta lidhur më një tjetër 'botë' të cirkut, për botën e Wrestling-ut, një "cirk" ku palaçot vuajnë në po të njëjtën mënyrë.

Për ata të moshës time, që hipjen në majë të çatisë për të ndryshuar drejtimin e antenës për të parë filmat e natës tek Tele2 e justifikonin me atë që:"sot ka Keç" dhe ishte e pamundur që të mos ishe simpatizant i Antonio Inoki-t dhe Tiger Mask, heronjve të 'mirë' që ju vunin hakut atyre "të poshtërve" që ishin të këqinj, sot kjo "përrallë" u prish përfundimisht.

Në fakt,që pas vdekjes së Edi Gerrero-s, nuk e kam ndjekur më 'cirkun' e Wrestling-ut... vdekja e tij qe një çmim shumë i lartë që ai pagoi për të qënë gjithmonë në lartësinë e duhur përballë nesh, admiruesve të tij.
Por vdekjes së tij, para ca ditësh ju shtua dhe një vdekje tjetër: Cris Benuà
Sikur të mos mjaftonte kjo, tragjedisë së tij i shtohen dhe vdekja e së shoqes dhe të birit... dhe aq më keq, prej dorës së tij.
Përdorimi i tepërt i steroidëve për të qënë gjithmonë në 'formë', siç duket kishte hedhur rrënjë në mardhëniet e tij familjare(ku dhe e shoqja ka qënë e 'ambjentit' ).
Ajo që më bëri të vuaj më tepër këtë tragjedi, qe një detaj që dilte nga raporti i policisë:në krahun e fëmijës ( fëmija vuante nga një sindrom i mosrritjes), kishte shenja të dukshme injeksionesh, ku sipas policisë, ishin injektuar hormone për zhvillim.

Ç'kuptim ka një cirk i tillë???????????

5 komente:

  1. Pyll pa derra ska. Wrestling ndoshta ka patur njecike me shume po ne cdo fushe te sportit behen pislleqe qe nga skite tek alpinizmi tek ciklizmi etj etj etj.

    Gjynaf per familjet dhe femijet ama.

    PërgjigjuFshije
  2. Tragjedi. Eshte e frikshme te mendosh qe njeriu per te arritur duhet te shese shpirtin tij. Ne kete rast, cmimi eshte shumefish me i larte.
    Tragjedi, vertet.

    PërgjigjuFshije
  3. Absurde! Asnjehere s'arrij te kuptoj qe njerzit me egon e tyre bejne gjera qe ndikojne jo vetem tek ata por dhe tek familjaret e tyre, ne rastin e mesiperm gruaja dhe femija.

    PërgjigjuFshije
  4. nuk di çte te them per wrestling por ama mund te te them se palaçot dhe fytyra e tyre "e qeshur " me ka ngjallur perhere nje frike te pashpjegueshme!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet