04 maj 2007

Zija

Perse te qajme?? Qajne makinat kur vdesin???
Pas nje vdekjeje...
Dikur ishte gjithe fshati ne zi....
Zija e fshatit u harrua.
Qe dhe zija e shtepise... edhe ajo u harrua........
Pak nga pak do harrojme edhe Zine dhe keqardhjen :(.

13 komente:

  1. Ja mir se erdhe nji herë , po shum nxymtë e paske filluar me zinë . Un prisja historitë e kiu - fiut (Udhëtim në pranverë) me thënë të drejtën . :))

    PërgjigjuFshije
  2. Kris, udhetimi vajti mbare, por nderkohe qe isha ne france, me njoftuan vdekjen e gjyshit.
    Dihej qe s'ishte i perjetshem (megjithse me kohe i kish kaluar 100 vjetet), por do te doja qe te isha atje per t'i hedhur nje dore dhè :'(
    Para dy muajsh, kur isha ne Shqiperi, megjithese s'shikonte dhe s'degjonte mire, sapo me shtrengoi doren dhe me degjoi zerin, me njohu dhe gezonte si femije qe i pata cuar dhe çupat.
    S'e di se pse, por per mua ishte akoma 'strumbullari' qe na mbante akoma lidhur te gjitheve (kishte 5 djem dhe 5 vajza, pothuaj qe te gjithe me nga 3 femije, dhe tashme dhe shumica e niperve dhe mbesave jane bere me nga 2 femije... imagjino se sa behemi, dhe te gjithe kishim 'stacionin' e takimit tek Ai, sa here qe qe do te shkonim ne Shqiperi.

    PërgjigjuFshije
  3. ngushellime per humbjen e gjyshit Edrus.

    PërgjigjuFshije
  4. OOO , Po më vika keq , ngushullimet e mia ! Paska ikur duke ju lënë, ashtu siç do donim shumë nga ne ! Të rroni dhe ta kujtoni Edi .

    PërgjigjuFshije
  5. Un pata njohur vetëm tre nga gjyshet - shët e mij , tek asnjëri, për arsye të ndryshme, nuk u gjenda në varrimet e tyre, dhe e beson më duket sikur nuk na kanë lënë, dhe kur shkoj atje , sikur do ti takoj ... ashtu si atëherë . Po ta shohësh kështu ndoshta do ta kesh më të lehtë brengën Edi .

    PërgjigjuFshije
  6. ngushellimet e mia Edrus.Shume keq me erdhi.Ç'ti besh qe jeta eshte e tille qe nuk te le kohe te mendosh perhere per zine , sado qe e ke ne mendje tere kohes:(
    dhe nje here : te rroni vete.

    PërgjigjuFshije
  7. mirese u ktheve! ngushellime!

    PërgjigjuFshije
  8. Ngushellimet e mia Edrus. Gjyshi t'ju kete lene uraten. I paharruar qofte kujtimi i tij!

    PërgjigjuFshije
  9. Faleminderit qe te gjitheve, me gjithmend nga zemra faleminderit.

    PërgjigjuFshije
  10. Ngushellime Edi..me vjen keq..por te pakten e paske pare para dy muajsh dicka me e lehte...dhe shtepine plot jua paska lene shyqyr me nipera e mbesa...Ngushellime e dhe njehere

    Ela

    PërgjigjuFshije
  11. Rrofsh Ela, dhe ty te te rroje burri, djali dhe gjithe te dashurit e zemres.

    p.s:kur do e hapesh dhe ti nje blog?(qofte shqip qofte anglisht :), shiko sa blogera shqiptare qe jane ne xhiro.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet