19 maj 2007

Projekt

Para disa ditesh, tek lexoja nje shkrim tek Belle_fleur filloi te me ngacmonte nje ide (dhe dihet qe idete s'na mungojne :), jemi keq me realizimet).
Duke marre shkas dhe nga nje numer i madh sitesh, ku ime bije ketu ne itali gjen gjithcka qe i nevoitet persa i perket lendeve te ndryshme qe studion ne shkolle, mendoja (enderroja!!) nje sit te tille te ndertuar ne te njejten menyre per gjuhen shqipe (gramatika, leksiku etj etj) ku pervec leksioneve dhe ushtrimeve te paraqitur ne skeda te ndryshme (dhe qe mund te konsultohej nga te gjithe), te kishte dhe nje forum dhe nje chat, ne te cilin, kryesisht femijet e emigranteve te fillonin te shkembenin mendimet, opinionet dhe eksperiencat e tyre, te njiheshin dhe me historine, gjeografine, letersine, artin dhe traditet Shqipetare, si dhe nepermjet komunikimit te perfeksiononin gjuhet e huaja (keshtu ime bije perfeksionon frengjishten ose anglishte qe studion ne shkolle me femijet e Tenes qe eshte ne France ose te ndonje tjetri qe eshte ne Amerike/Angli, dhe nderkohe i ndihmon ne Italisht ata.
Kishte disa dite qe po 'testoja' ambjentin e atyre te njohutve te mij qe rrijne gjithe diten ne kompiuter dhe qe fundja dine me shume se une teknikisht se ku dhe si mund qe te 'fusin duart' per te bere dicka qe ja vlen, qofte per femijet e sotem, por kryesisht dhe per femijet e atyre qe tashme jane jashte prej shume kohesh(pse jo dhe per vete prinderit e tyre).
Si gjithmone, megjithese duket si i shkeputur nga ambjeni yne i blogosferes, i pari me nje gadishmeri qe sinqerisht me mallengjeu, qe Erioni, dhe duke e falenderuar per disponibilitetin e tij (meqe e konsideroj dhe 'te zanatit'), preferova qe t'ju sillja e-mailin e tij qe me dergoi ne pergjigje te kerkeses time:



Mirmengjes Eduart!

Faleminderit per fjalet e mira :) E lexova nga RSS dhe sapo do lija nje
koment aty per te falenderuar por meqe me ke shkruar po te falenderoj
ketu, sepse me pelqeu vertet kjo mundesi qe na dhe qe te larghemi ca nga
e perditshmja :)

Ok, pa shume fjale, dhe duke te pergezuar per idene e projektit qe me
duket goxha e mire, me c'kuptoj une siti duhet te beje tre funksione:

1) Mesime gjuhe, mundesisht me diskutim per cdo mesim, sic eshte kjo per
mesimin e frengjishtes ne adresen http://frenchecole.libsyn.com/
2) Forume diskutimi
3) Chat

dhe e vecanta kryesore eshte qe te mos shkruaje kushdo, por vetem
persona te regjistruar e miratuar. (Leximi i hapur, apo dhe leximi duhet
te lejohet vetem per keta te regjistruarit?)

Ka disa menyra per ta realizuar kete, me kosto nga "gati falas" ne "lek
i madh" :)
Menyra "gati falas": ka te mira koston dhe shpejtesine e perfundimit te
punes, dhe te keqija faktin qe do jete nje "mozaik" programesh pa
integrim te plote me njeri-tjetrin.
Pika 1 realizohet me nje blog te thjeshte (wordpress ose serendipity),
pika dy me nje forum, dhe pika treme nje skript chati, qe une per momentin
nuk me vjen gje ne mendje por qe besoj mund te gjejme dicka.
E keqja te "mosintegrimi" eshte qe meqe jane programe te ndryshme,
ekziston mundesia qe te mos i bejme dot qe te kerkojne vetem nje here
username/password, por cdo program ta kerkoje mevete.

Nuk eshte ndonje gje e madhe sidoqofte. Kostoja do ishte kostoja e
serverit, 15-20 EUR/muaj, ndersa per administrimin se kush lejohet te
regjistrohet e kush jo, besoj mund te gjenden vullnetare te besuar.
Instalimet dhe konfigurimet fillestare nuk do kishin ndonje kosto
kushedi, madje zakonisht keto programe jane te instaluara gati ne server.

Menyra me shume leke eshte te behet nje program vecmas per kete, ose te
modifikohen keto programet falas qe te integrohen me njeri tjetrin.
Serveri dhe puna per administrimin do ishin edhe ketu, madje mund te na
duhej nje server i vecante vetem per kete gje, por qe shkon me
shtrenjte. Ndoshta kjo do qe me mire ne nje faze te mevonshme nese ky
projekt rritet aq sa te kete nevoje per kete lloj zgjidhjeje.

Sidoqofte, meqe shume femije sot kane iPod-e, nje teknike e quajtur
"podcasting" mund te jete me terheqese per ta. Mesimet me ze downlodohen
automatikisht dhe mund ti degjojne ne iPod. Kjo eshte nje zgjerim i
pikes 1, qe e perfshin blogun dhe komentet, dhe dje rastesisht gjeta nje
kompani qe e ofron si sherbim nje "blog me podcast" per cmime qe mua me
duken relativisht mire, duke patur parasysh se vetem serveri kushton aq:
http://www.libsyn.com

Ndoshta mund te kerkojme ndihme ne kete projekt nga ndonje organizate
ketu ose jashte? Soros? Mua me duket si ide shume e mire per tu
diskutuar ne blogje me te tjeret. Shume mendje jane me mire se nje - te
sugjeroj ta vendosesh tek blogu yt dhe une po vendos nje link tek i imi
pastaj. Si thua?

Diten e mire,
Erion.


Do te deshiroja qe kushdo qe t'a lexonte kete shkrim, te ndalonte nje moment dhe te mendonte dicka per pasurimin ose realizimin e ketij projekti dhe te mos ngurronte qe te diskutonte dhe me te tjeret rreth kesaj ideje.

8 komente:

  1. Si projekt më duket shum i mir por pengesat që do dalin rrugës , besoj se do jenë shumë të mëdha . Duhet që fëmijët tua besojmë atyre që do kenë mundësi ti ndihmojnë , anonimati i net-it nuk ndihmon dhe shumë në këtë drejtim . Tjetra që më vjen në mend nga një lexim i parë që bëra , do jetë ndryshimi i moshës së fëmijëve , psh Aleksi (im bir) nuk mund të japë/marrë me Albanën psh , sepse ndryshimi i moshës bën që ata të kenë interesa të ndryshme mësimore . Ai nuk ka filluar me gjuhët e huaja veç englishtes , sa për shqipen e flet dhe e lexon shum mir si dhe greqishten (8 vjeç) . Ndoshta ndonjë on line test... nuk di.Pak praktikim i të folurit ndoshta , por ky nuk i mungon besoj, askujt që e do . Gjithsesi nuk jam kundër iniciativës , por më parë duhet ne të mëdhenjtë të njihemi me njëri tjetrin , si edhe ta përhapim idenë edhe te të tjerë , (pasi të kemi hedhur drejtimet të cilat duhet të ndjekim për realizimin e saj) . Unë për vehte kam njerëz të njohur që edhe pse me internet në shtëpi qëndrojnë larg blogimit , dhe aty besoj fshihet një potencial i konsiderueshëm ideshë edhe mundësish . Prandaj le të testojmë gjithsecili me mundësitë tona , pastaj të fillojmë realizimin bazuar në një plan të qartë dhe hap pas hapi .
    Ju përshëndes !

    PërgjigjuFshije
  2. Rrofsh Kris, sigurisht qe mendimi yt eshte me se i drejte (lum ata qe do te programojne dhe per 'klasa' te ndryshme :)
    Kris, prandaj ju kerkoja programatoreve nje sit qe mund te shikohej nga te gjithe, por shkrimet ne te do te beheshin vetem prej personash qe kane titull per te shkruajtur ;)(disa profesore letersie i kemoi neper rrjet ;)), si dhe pjesa e femijeve, do te doja qe regjistrimi te behej vetem me 'ftesa'(ne kuptimin qe ti nese do te ishe administratori i ketij siti, pasi me njeh mua, mund te pranosh psh regjistrimin e Tenes(e cila nga ana e saj i hap nje llogari femijes se saj).

    PërgjigjuFshije
  3. Është e lehtë besoj nga ana teknike , sidomos po qe se përdoruesit i jepet mundësia e pasurimit psh me pyetje e disa lojrave . të kategorizuara (fillore - tetëvjeçare - e mesme) , kam parasysh një site
    këtu
    por që është në greqisht dhe nuk e di se sa mund tu japë një ide ju që nuk e flisni greqishten . Besoj dhe shpresoj që shembuj të tillë të ketë dhe në gjuhët "tuaja" , sillini këtu të nxjerrim një "mesatare" dhe të dimë ç`kërkojmë nga programatuesit ! S`po ndërhyj më por do t`ju ndjek nga afër dhe me interes të madh , dhe le të shpresojmë...

    PërgjigjuFshije
  4. shume per tu pergezuar propozim - projekti yt edrus !
    ps:problemi qendron se s'mund ti hiqet ndonji prejse komentit te kris...

    PërgjigjuFshije
  5. Nje ide tjeter: femijeve mund t'ju krijohen blogje personale (ne kuptimin qe mund ti shikojne dhe komentojne vetem ata qe jane te regjistruar, dhe keshtu shkembejne linqet e njeritjetrit per te krijuar nje komunitet blogerash ndermjet tyre), ndersa persa i perket gjuhes shqipe, po kerkoj, se nje shok me tha se ne nje forum shqiptar ka pare dicka per mesimin e gjuhes Shqipe nga te huajte (pra persa i perket studimit, mjafton qe ne nje blog te vendosen linqet e siteve qe trajtojne lendet e duhura (gjuhe, histori, gjeografi, letersi etj etj)

    PërgjigjuFshije
  6. edrus, e pashe nje çik vone kete mesazhin dhe mendoj qe ideja eshte shume e mire. Ne fakt detajet duhen mare me konkretisht. Une jam per nje zgjidhje me pagese se kam besim tek modelet ekonomike. Duhet menduar me thelle besoj.

    PërgjigjuFshije
  7. Miremengjes te gjitheve!
    Pa ju humbur shume kohe po them edhe une mendimin tim: problemi kryesor nuk eshte programimi, por moderimi i kesaj faqeje. Nga ana teknike eshte e mundur qe nje person te shkruaje vetem kur ka username/password, dhe me kete e zgjidhim problemin qe vetem mesuesit mund te publikojne aty. Nga ana tjeter, pa nje "dialog" te plote nuk ka mesim, ndaj dhe femijet duhet te kene mundesine te komentojne, pyesin apo pergjigjen ndaj mesimeve, dhe ketu hyn puna e moderatorit; sigurisht mund te detyrojme dhe femijet qe te kene passworde, por psikologjikisht nuk eshte mire - eshte nje hap me teper, nje gardh ne nje komunikim qe ne vetvete eshte i veshtire edhe pa kete hap. Prandaj me mire leme komentet te hapura dhe caktojme disa moderatore qe te fshijne komentet pa vlere.

    Ndryshimi i moshes se femijeve prape nuk perben problem teknik; mund te kemi zona me vete per cdo klase (mendojeni si kategori blogu - klasa 5, 6, 7 8, dhe lende te vecanta brenda seciles kategori.) Problemi do qe gjetja e mesuesve per cdo klase per cdo lende, kurrsesi ana teknike.

    @Kris: Faleminderit per linkun tek faqja greke; nuk po e hap dot per momentin por ndoshta ia arrij me vone

    @Edrus: Krijimi i blogeve per cdo femije nuk me duket zgjidhja me e mire per mesimin, sepse nuk ka nje pike qendrore referimi, por secili do shkruaje kur dhe si i vjen per mbare. Ne nje fare menyre nga mesim do kthehet ne "ore muhabeti te palestra e shkolles". Ndersa nese e kam kuptuar keq, dhe ti po mendon qe blogjet e femijeve te perdoren nga ata per te krijuar lidhje me bashkemoshatare bashkekombes, ok, eshte ide e mire. Vetem nje kujdes do kisha: femijet kane nevoje per nderveprim te drejtperdrejte njerezor, qe te dallojne mendimet edhe ne tonin e zerit te dikujt, ne mimiken e fytyres, dhe ne shume veprime te tjera qe nuk mund te percohen permes kompjuterit. Ajo thenia qe "nuk e njeh dike derisa te hani nje thes me kripe se bashku" nuk eshte dhe aq pa baza; problemi eshte se ajo kripe nuk hahet ne kompjuter por duke diskutuar e folur drejtperdrejt me te tjeret, sidomos kur je femije dhe ke nevoje te gjesh identitetin ne lidhje me te tjeret ne cdo rast.

    Sidoqofte eshte nje fillim i mbare!

    PërgjigjuFshije
  8. http://www.ptyxiouxos.net/default.aspx
    Ndoshta kështu të ndihmoj Erion , duhet të bësh rregjistrim , tipik jo diçka e veçantë ."Mësimi" është një sërë lojrash , pyetjet e të cilave janë kategorizuar dhe kushdo mund të shtojë pyetje në se e do . Emrat e kontribuesve shfaqen gjithashtu . Siç dhe jam shprehur më parë le të sjellim të tillë shembuj të gjithë të interesuarit me qëllim që të vendosim se ç`duam . Gjithsesi tim bir e tërheqin shumë lojrat në site - in grek , dhe idenë që mund të ketë edhe në shqip diçka të gjashme e gjen të mrekullueshme .

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet