16 maj 2007

Kesulekuqja

Kësulëkuqja është një përralle vetëm për budallenj.

-Gjyshja e kësulëkuqes jeton në pyll dhe është 95 vjecë(!!)(mbesa 7 vjece).
Shko në azil, budallaqe! Si të shkon ndërmend që të jetosh vetëm në pyll në këtë moshë, dhe i detyron të afërmit që të bëjnë tutje-tu tutje-tu tutje-tu nëpër pyll?!

Dhe pastaj habitet njeriu se si njëri e lë plakën në anë të autostradës kur niset me pushime! është logjike!!!

- Mamaja e Kësulëkuqes është një shushkë tjetër.
I jep fëmijës koshin dhe i thotë: "Merre, shpjeri gjyshes për të ngrënë! Mirë u pafshim, dhe udhë të mbarë".
- Me të mbërritur në pyll takon ujkun , që nuk e ha por e pyet me padurim: "Ku po shkon bukuroshe?" "Tek gjyshja" përgjigjet ajo.
Dhe ujku, në vend që ta hajë tek është, sic do të bënte një ujk normal me një koeficient inteligjence, shkon tek shtëpia e gjyshes dhe krijon një skenë , në krahasim me të cilën Steven Segal nuk është askush! Mbërrin tek shtëpiza dhe troket. "Tak, tak" .
-"Kush është?"
-"Kësulëkuqja"
-"Hyr"
- Dhe këtu kemi konfirmimin që gjyshja është komplet arteriosklerotike: mah, edhe sikur Kësulëkuqja të kishte zërin e Aleksandër Gjokës gjatë një krize astme, si mundet gjyshja ta ngatërrojë me ujkun?
- Në këtë pikë ujku hyn dhe e ha gjyshen. është për t'u vënë re edukata e ujkut , i cili kurrë nuk do të hynte të hante dikë pa trokitur më parë.
- Këtu mbërrin kryevepra e historisë. Gjeniu i vërtetë: ujku, në vend që të vihej pas derës me një hu në dorë dhe të thotë: "Mah, kur të vijë krijesa i jap një dru turinjve, ta ziej dhe pastaj ta ha", jooo! C'bën ujku?! Vesh këmishën e natës së gjyshes, kapucin me veshët që dalin nga dy vrimat që vetë ai i ka punuar (ku i dihet që ujqërit nuk janë rrobaqepës të sprovuar) dhe futet në shtrat.
-Vjen kësulëkuqja, të cilën miqtë më intime e thërrasin Ainshtain, për inteligjencën e saj , hyn, shikon ujkun, dhe në vend që të thërrasë policinë, ose t'i thotë: "Idiot, si je bërë kështu, e ke humbur plotësisht dinjitetin tënd prej ujku, shikohu pak, dukesh si mumje", si reagon??? Thotë: "Oh, gjyshe, sa qime të gjatë që paske!"
- Tani: kushdo nga ju që ka një qen, të provojë ti vejë një kapuc dhe një palë syze optike, dhe të shohë nëse i ngjan gjyshes! Nëse po, dorëzojeni gjyshen tuaj tek autoritetet. Tani...është e vërtete që gjyshja nuk ka zërin e ujkut, në rregull, por gjyshja është 95 vjec, dhe mund të ketë rrjedhur nga trutë. Por, si mundet Kësulëkuqja të mos dallojë gjyshen e saj nga një ujk me kapuc?! Po kë ka për gjyshe? King Kong- un? Edhe pse ajo nuk depilohet që prej 1931, kush është? Beti?
- Gjithsesi, gjithcka përfundon mirë... dhe ujku e ha...

8 komente:

  1. oh sa kam qeshur....je fantastik!

    PërgjigjuFshije
  2. Bravo edrus !!!
    Ps: tu deshen vetem 3.5 dekada qe te kuptoje se eshte perralle.

    PërgjigjuFshije
  3. hahaha edrus na shkrive se qeshuri...

    PërgjigjuFshije
  4. mrekulli. E ke pare filmin hoodwinked? E kthen perrallen e kesulkuqes ne nje krimi ku te gjithe personazhet e rrefejne ngjarjen nga pozicioni i tyre, dhe ne fund del qe ... nuk po e tregoj. Por eshte shume argetues :) SM

    PërgjigjuFshije
  5. Na kënaqe Edi , shum e bukur , nesër do ja lexoj tim biri :)))) !

    PërgjigjuFshije
  6. kam qeshur, me lot. faleminderit!!

    PërgjigjuFshije
  7. edrus kjo nuk eshte aspak per te qeshur pasi kesulkuqja eshte nje perralle shume e bukur dhe eshte shume keq ta kthejme mbapsht sepse ti mund te jesh shume i madh apo jo mos e merr per keq por kjo gje nuk eshte aspak nje gje e mire .

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet