Thjeshtesi ne Alpe
Autostrada gjarperon neper luginat e Apeninit Tosko-Emilian, dhe per shkak te ketij konfiguracioni qellonte qe drejtimi te ndryshonte shpeshhere dhe te njejten faqe mali t'a shikoje nga kendveshtrime te ndryshme.
Te qenit ne kolone dhe levizja me shpejtesine e nje biciklete kesaj here s'me bente nervoz,ajri i pastert, flladi i lehte, era e malit dhe paesazhi plot me ngjyra me benin te ndihesha pothuajse i kenaqur.
Te ecurit me nje shpejtesi te tille s'te lejonte qe te beje gje tjeter vecse te shijoje kenaqesite e paesazhit, sepse nese do te ecej me shpejtesi normale, as qe te bije ndermend qe te shikosh panoramen, ndersa per shpejtesi me te vogela fillojne e dalin revistat dhe vihen mbi timon, per te arritur ne nxjerrjen e librave kur trafiku eshte i bllokuar.
Per nje cast ndalojme,hedh nje sy drejt qoshes se librave dhe kerkoj qe te kap ndonjerin thjeshte per tu engledisur... jo, Jack London (Zanna bianca) mund te rrije, eshte rilexuar tashme ne shume versione te shqipes dhe italishtes.
Kolona fillon e leviz, dhe eshte per t'u habitur qe ajo mase mendjemedhenjsh, ndoshta per shkak te llogarise bankare, ndoshta per shkak te erudicionit te tyre takohet ne te njejtin mal me njerez po aq nevrike (dhe ketu aresyet mund te jene shume shume me te larmishme),dhe shikon qe me te vertete mali i ben njerezit me te respektueshem, me te afrueshem, i ben qe te zbresin ne shkallen me njerezore, me nje thjeshtesi te tille ashtu sic mund te jete Thjeshtesia ne Alpe.
Dhe mendja s'kish si te mos fluturonte tek Alpet.
Me po aq 'egersi' mendimet ngelin ne Alpe edhe kur kthehem ne shtepi dhe kur sapo me jepet mundesia ulem ne divan dhe marr kompiuterin perpara dhe filloj e lexoj posten.... Nga rreza e malit, atje ku dielli reflektohej mbi mermerin e lapidarit te nje partizani, era e malit, Jack London, Kumanova si dhe shume vogelsira te tjera te paperfillshme qe mund t'i fshija dhe pa lexuar.
Po, me iku nga mendja era e malit, jo se e harrova, jo ngaqe dhe s'e prisja edhe pse ishte ere mali nga Tirana, por ngaqe vargjet e shkruara mbi mermerin e lapidarit prej partizanit dhe ndoshta rrezatimet qe vinin prej tij me kishin larguar nje cike ujkonjen e bardhe.... e shikoja te trishtuar dhe te fshehur nga syte e njerezve atje ne pyllin ne mal tek kerkonte qe te perplasej me ftohtesine e mermerit.... me vinte keq qe kjo perplasje te ndodhte kaq panatyrshem, do te doja qe t'a kisha prane, dhe megjithese ujkonje, t'a perkedhelja dhe t'i keshilloja qe te rrinte larg rreziqeve te njeriut (dhe aq me teper prej atyre te mermerit), do te doja qe ti thoja: vieni piccola Zanna bianca, dhe te luajme ashtu sic luhej nje here e nje kohe, te luajme pa kokecarje, pa nervat e femijeve te llastuar, me gezimin dhe lumturine qe keto dite i shtohen jetes tone, ashtu thjesht...... si ne Alpe.
freskues ky tregim..porsi Alpet..
PërgjigjuFshijefundjave te mbare Edrus..
Në fillim më kujtoi atë tregimin e Shevqet Musarait që zhvillohej diku në Llogara, me kamionin e ngarkuar me municion dhe thasë me miell për të mos u kuptuar nga gjermanët.
PërgjigjuFshijeEdhe pse e bombardonin, predhat, nuk e kapnin kamionin, që çonte tek partizanët armët!
Më tej, itenerari bëhet më tërheqës dhe çlodhës.
Çlodhje, që ta uroj ta kesh me bollëk këtë fundjavë!
Faleminderit dhe fundjave te kendeshme dhe juve te dashur!
PërgjigjuFshijerrofsh sepse shkruan me ciltersine me te madhe!
PërgjigjuFshijeFundjave te bukur!
Kishe planifikuar 6 komente ti per kete shkrimin apo e keqkuptova une ?
PërgjigjuFshijeDisa deshira plotesohen edhe kur hesapet behen pa hanxhine :P
PërgjigjuFshijeMadje tejkalohen se mos harroj ta them.
PërgjigjuFshijeZanna Bianca- i ngjan pak nje lloji qeni Finlandez (Finnish spets)
Nderkohe qe permendja e Jack London me kujton Majakovskin (qe ma solli ne mend Tena) dhe perkthimin nga Kadareja te vargjeve:
PërgjigjuFshijeJu kujtohet, ju thate:
"Xhek London, pasion
pare, te bredh"
Une nje gje dija
Ju jeni Xhokonda
Te cilen duhet ta vjedh
ps:Pershkrimi i thjeshtesise ne Alpe me pelqeu.
Shume e bukur kjo ..ela
PërgjigjuFshije@Elais.... kisha parashikuar te pakten 'nje e mezi' qe koinsistonte ne nje ":)" s'erdhi as ajo, s'ka gje i drejtohem gjithmone me : 6 1 0.
PërgjigjuFshijeEdi e di ti , që talenti yt nuk përkufizohet vetëm te shkencat ekzakte ? :))))
PërgjigjuFshijeE bukur ! Përshëndetje nga Athina !
Shendet e gjithe te mirat edhe juve Kris.
PërgjigjuFshijePergezimet e mija per tregimin e kendshem.
PërgjigjuFshijeMalet, malet. Kur isha me pushime ne Alpet ketu, malet me kujtuan femijerine dhe vertet te japin nje ndjenje te mire sigurie ? mgjth ne fund te fundit jane vetem te ashpra dhe te rrezikshme.
PërgjigjuFshijeShpresoj se me ne fund mud te gjej menyren te le nje koment.Ky eshte per prove
PërgjigjuFshijeEureka!!!!
PërgjigjuFshijeKy është shkrim prej vërteti, metafora është ndërtuar me shumë kujdes dhe ndonëse e brishtë është mjaf e qëlluar. Pse shkrimet më të mira dalin kur njeriu është i trishtuar, reflektiv dhe i dorëzuar?...
PërgjigjuFshijeDx, kupton tani pse s'me behet te shkruaj??
PërgjigjuFshijeem, do tallesh edhe ti??
PërgjigjuFshijeKishte dicka tjeter brenda...... s'ishte vetem tregim.
Pergezimet e mija per tregimin e kendshem.
PërgjigjuFshijeEm, faleminderit :)
PërgjigjuFshijeEdhe per komentin tek shkrimi tjeter ;)
(dhe theksoja se jam klase punetore,qe ne ndonje rast, mund dhe t'ja lejoja vehtes harbuterine ;) , dhe jo se kisha ndonje gje me Ata te tjeret.
Rofsh, dhe shendet e gjithe te mirat dhe ty.