14 prill 2007

Thjeshtesi ne Alpe

Autostrada gjarperon neper luginat e Apeninit Tosko-Emilian, dhe per shkak te ketij konfiguracioni qellonte qe drejtimi te ndryshonte shpeshhere dhe te njejten faqe mali t'a shikoje nga kendveshtrime te ndryshme.
Te qenit ne kolone dhe levizja me shpejtesine e nje biciklete kesaj here s'me bente nervoz,ajri i pastert, flladi i lehte, era e malit dhe paesazhi plot me ngjyra me benin te ndihesha pothuajse i kenaqur.
Te ecurit me nje shpejtesi te tille s'te lejonte qe te beje gje tjeter vecse te shijoje kenaqesite e paesazhit, sepse nese do te ecej me shpejtesi normale, as qe te bije ndermend qe te shikosh panoramen, ndersa per shpejtesi me te vogela fillojne e dalin revistat dhe vihen mbi timon, per te arritur ne nxjerrjen e librave kur trafiku eshte i bllokuar.
Per nje cast ndalojme,hedh nje sy drejt qoshes se librave dhe kerkoj qe te kap ndonjerin thjeshte per tu engledisur... jo, Jack London (Zanna bianca) mund te rrije, eshte rilexuar tashme ne shume versione te shqipes dhe italishtes.
Kolona fillon e leviz, dhe eshte per t'u habitur qe ajo mase mendjemedhenjsh, ndoshta per shkak te llogarise bankare, ndoshta per shkak te erudicionit te tyre takohet ne te njejtin mal me njerez po aq nevrike (dhe ketu aresyet mund te jene shume shume me te larmishme),dhe shikon qe me te vertete mali i ben njerezit me te respektueshem, me te afrueshem, i ben qe te zbresin ne shkallen me njerezore, me nje thjeshtesi te tille ashtu sic mund te jete Thjeshtesia ne Alpe.

Dhe mendja s'kish si te mos fluturonte tek Alpet.
Me po aq 'egersi' mendimet ngelin ne Alpe edhe kur kthehem ne shtepi dhe kur sapo me jepet mundesia ulem ne divan dhe marr kompiuterin perpara dhe filloj e lexoj posten.... Nga rreza e malit, atje ku dielli reflektohej mbi mermerin e lapidarit te nje partizani, era e malit, Jack London, Kumanova si dhe shume vogelsira te tjera te paperfillshme qe mund t'i fshija dhe pa lexuar.
Po, me iku nga mendja era e malit, jo se e harrova, jo ngaqe dhe s'e prisja edhe pse ishte ere mali nga Tirana, por ngaqe vargjet e shkruara mbi mermerin e lapidarit prej partizanit dhe ndoshta rrezatimet qe vinin prej tij me kishin larguar nje cike ujkonjen e bardhe.... e shikoja te trishtuar dhe te fshehur nga syte e njerezve atje ne pyllin ne mal tek kerkonte qe te perplasej me ftohtesine e mermerit.... me vinte keq qe kjo perplasje te ndodhte kaq panatyrshem, do te doja qe t'a kisha prane, dhe megjithese ujkonje, t'a perkedhelja dhe t'i keshilloja qe te rrinte larg rreziqeve te njeriut (dhe aq me teper prej atyre te mermerit), do te doja qe ti thoja: vieni piccola Zanna bianca, dhe te luajme ashtu sic luhej nje here e nje kohe, te luajme pa kokecarje, pa nervat e femijeve te llastuar, me gezimin dhe lumturine qe keto dite i shtohen jetes tone, ashtu thjesht...... si ne Alpe.

21 komente:

  1. freskues ky tregim..porsi Alpet..

    fundjave te mbare Edrus..

    PërgjigjuFshije
  2. Në fillim më kujtoi atë tregimin e Shevqet Musarait që zhvillohej diku në Llogara, me kamionin e ngarkuar me municion dhe thasë me miell për të mos u kuptuar nga gjermanët.
    Edhe pse e bombardonin, predhat, nuk e kapnin kamionin, që çonte tek partizanët armët!
    Më tej, itenerari bëhet më tërheqës dhe çlodhës.
    Çlodhje, që ta uroj ta kesh me bollëk këtë fundjavë!

    PërgjigjuFshije
  3. Faleminderit dhe fundjave te kendeshme dhe juve te dashur!

    PërgjigjuFshije
  4. rrofsh sepse shkruan me ciltersine me te madhe!

    Fundjave te bukur!

    PërgjigjuFshije
  5. Kishe planifikuar 6 komente ti per kete shkrimin apo e keqkuptova une ?

    PërgjigjuFshije
  6. Disa deshira plotesohen edhe kur hesapet behen pa hanxhine :P

    PërgjigjuFshije
  7. Madje tejkalohen se mos harroj ta them.

    Zanna Bianca- i ngjan pak nje lloji qeni Finlandez (Finnish spets)

    PërgjigjuFshije
  8. Nderkohe qe permendja e Jack London me kujton Majakovskin (qe ma solli ne mend Tena) dhe perkthimin nga Kadareja te vargjeve:

    Ju kujtohet, ju thate:
    "Xhek London, pasion
    pare, te bredh"
    Une nje gje dija
    Ju jeni Xhokonda
    Te cilen duhet ta vjedh

    ps:Pershkrimi i thjeshtesise ne Alpe me pelqeu.

    PërgjigjuFshije
  9. Shume e bukur kjo ..ela

    PërgjigjuFshije
  10. @Elais.... kisha parashikuar te pakten 'nje e mezi' qe koinsistonte ne nje ":)" s'erdhi as ajo, s'ka gje i drejtohem gjithmone me : 6 1 0.

    PërgjigjuFshije
  11. Edi e di ti , që talenti yt nuk përkufizohet vetëm te shkencat ekzakte ? :))))
    E bukur ! Përshëndetje nga Athina !

    PërgjigjuFshije
  12. Shendet e gjithe te mirat edhe juve Kris.

    PërgjigjuFshije
  13. Pergezimet e mija per tregimin e kendshem.

    PërgjigjuFshije
  14. Malet, malet. Kur isha me pushime ne Alpet ketu, malet me kujtuan femijerine dhe vertet te japin nje ndjenje te mire sigurie ? mgjth ne fund te fundit jane vetem te ashpra dhe te rrezikshme.

    PërgjigjuFshije
  15. Shpresoj se me ne fund mud te gjej menyren te le nje koment.Ky eshte per prove

    PërgjigjuFshije
  16. Ky është shkrim prej vërteti, metafora është ndërtuar me shumë kujdes dhe ndonëse e brishtë është mjaf e qëlluar. Pse shkrimet më të mira dalin kur njeriu është i trishtuar, reflektiv dhe i dorëzuar?...

    PërgjigjuFshije
  17. Dx, kupton tani pse s'me behet te shkruaj??

    PërgjigjuFshije
  18. em, do tallesh edhe ti??
    Kishte dicka tjeter brenda...... s'ishte vetem tregim.

    PërgjigjuFshije
  19. Pergezimet e mija per tregimin e kendshem.

    PërgjigjuFshije
  20. Em, faleminderit :)
    Edhe per komentin tek shkrimi tjeter ;)
    (dhe theksoja se jam klase punetore,qe ne ndonje rast, mund dhe t'ja lejoja vehtes harbuterine ;) , dhe jo se kisha ndonje gje me Ata te tjeret.

    Rofsh, dhe shendet e gjithe te mirat dhe ty.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet