24 prill 2007

Sfida

Pamvarsisht titullit nje cike sensacional(prandaj mos u trembni), duke pare dhe suksesin e stafetave te meparshme qe eshte bere ndermjet blogerave, do t'ju ftoja qe te gjitheve qe te merrnit pjese ne nje loje , pak a shume interesante.
Pothuajse te gjithe ata qe vijne ne kete blog flasin nje gjuhe te huaj (qofte dhe per vete faktin qe shumica jeton jashte Shqiperise), prandaj do te thoja qe te zgjidhej nje poezi ose tregim i shkurter (te jete pak a shume e njohur, ne menyre qe te jete e lehte qe te gjenden versionet e saja ne gjuhet kryesore te cilat flasim ne) dhe gjithsekush te bente nje shqiperim te saj ashtu si do t'i pelqente atij qe t'a lexonte ne shqip, dhe se fundi, ne nje date te caktuar qe me pare, ta vendosim gjithsekush ne blogun e tij.

Pres propozimet tuaja per pjesen qe te 'perkthejme'.

P.s: kur mendova nje gje te tille, gjeja e pare qe me vajti ndermend, ishin kenget e JULIO IGLESIAS (te cilat jane ne pothuajse te gjitha, ne te gjitha gjuhetgjuhet :),Spanjisht,italisht,Anglisht... mjafton qe te vendosim ndonje.

13 komente:

  1. Duke shpresuar ne pjesemarrjen e te gjithe atyre qe do ta lexojne kete shkrim(duke pranuar si 't'vdekme' qe ata qe kane marre pjese ne stafetat e para do te marrin pjese dhe tek kjo), ju ftoj qe te propozoni tituj te ndryshem (dhe qe mundesisht te mos jene te perkthyer me pare ne Shqip).

    PërgjigjuFshije
  2. o edrus vendose vetë se me propozime shqiptaret nuk zgjedhin kurre asgjë...them unë tashi.
    hë dhe ti e di që unë përtoj të bëj furça, them atë që më thuhet.

    PërgjigjuFshije
  3. Shume i kendshem propozimi.



    I dashur edrus, une kam vite qe po punoj per shqiperimin e nje vepre paksa impenjative duke menduar se mund te kete njerez qe kane nevoje per te.
    Origjinali eshte ne gjuhen gjermane te cilen kam vite qe nuk e flas keshtu qe me duhet te konsultoj shpesh fjalorin.
    Menjehere pasi te kem perfunduar kete pune do shikoj mundesine per tiu pergjigjur fteses tende per perkthim te ndonje poezie ose tregimi te shkurter.
    Ti shume mire e di qe koha eshte kjo qe eshte,
    As e zgjasim dot e as e shkurtojme.
    Gjithmone njezetekater ore ka e shkreta.
    E pranoj sfiden me kenaqesine me te madhe.
    Ps:pasi te kem mbaruar detyren qe i kam vene vetes.

    PërgjigjuFshije
  4. Unë, me shumicën.
    Nuk jam kondra, jo.

    PërgjigjuFshije
  5. Ide interesante kjo!

    PërgjigjuFshije
  6. Sa mir do ishte , që kështu si me shaka, të zbulonim një aftësi tjetër tonën , atë të përkthimit :)
    Për vehte , flas shqip dhe greqisht që në moshë shum të vogël , por nuk kam guxuar deri më sot ta provoj të merrem me përkthimin e mirfilltë . Besoj se një gjuhë nuk mund ta mësosh kurrë (as atë të nënës) po qe se nuk dashurohesh në atë gjuhë . Kështu që përkthimi "do djersë" jo shaka , dhe un nga natyra jam një kokërr dembeli që se kam shokun !!! :)))

    PërgjigjuFshije
  7. Shikoni nese ju pelqen propozimi tjeter:
    Gjithsekush te vere dicka qe atij i pelqen,kuptohet nese eshte e mundur ne disa gjuhe (italisht per mua :) ), dhe ne ate postim te bllokoje shikimin e komenteve deri ne nje dite te caktuar(dmth pasi te kene vendosur te gjithe 'perkthimet' e tyre( keshtu qe te tjeret, nuk influencohen nga 'perkthimet' e te tjereve), dhe pastaj ti 'botoje' te gjitha perkthimet qe i jane derguar.

    PërgjigjuFshije
  8. ..pse s'tregon te verteten ore,qe idene ta zgjova une ne mendje.

    PërgjigjuFshije
  9. ide klas.na gje diçka Edrus mire thote Dritani veje vete se shqiptaret e marrin me nge çdo gje.

    PërgjigjuFshije
  10. he se harrova.fakti qe ne kete sfide merr pjese dhe d.x , perkthimet e te cilit i kam lexuar dhe me kane lene pa goje krijon dhe nje atmosfere me interesante...

    PërgjigjuFshije
  11. une nuk jam e zonja te lexoj poezi dhe jo te perktheje. Ideja me duket e mire. Po te jete proze do te marr pjese dhe po te jete poezi do shikoj.

    PërgjigjuFshije
  12. Ide klas! Per momentin po merrem me nje perkthim. Kur ta mbaroj do marr pjese ne Sfide ;)

    PërgjigjuFshije
  13. @Majla: Kaq shpejt e mesove rusishten :) sa te besh perkthime hahahhahaha

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet