20 prill 2007

Lufta e Pieros

S'e kisha provuar qe te perktheja ndonjehere poezi , por sot me 'lidhi' strngeMan me nje nga kenget qe per mua eshte nje nga mesazhet me te forta qe mund te jepen kunder luftes.
Ne kete rast behet fjale per nje kenge te Fabrizio De Andrè, "La guerra di Piero"(tekstin ne origjinal e gjeni edhe tek njeriu i cuditshem
Dikur pata nisur te perktheja "Bocca di Rosa", por eshte pothuajse e pamundur qe te shprehesh idene e autorit me aq fjale sa di une :)


Prehesh mbuluar nga nje fushe me grure
dhe s'ka trendafile, s'ka as zambak,
qe roje te te bejne nga hija e rrenimeve
por jane mijera lulekuqe si gjak.

Pergjate brigjeve te lumit tim
dua qe drita e argjendete te rrjedhe.
Kurre me kufoma ushtaresh
rryma ne krahet e saj te sjelle.

Ndalu Pjero, tani te ndalosh.
Ler qe era te te pershkoje ne fytyre
zerin e te reneve ne beteje te sjelle
qe me nje kryq shkembyen jeten e tyre

Por ti s'e degjoje dhe koha shkonte
me ritem xhave* dhe kesaj here.
se fundi kufirin e jetes kalove
ne nje dite te bukur pranvere

dhe tek ecje me shpirt nder dhembe
ne fund te rrepires nje tjeter njeri pe
qe kishte si ti te njejten dhembje,
por uniforma e tij, ngjyre tjeter qe

Qelloi Pjero, tani te qellosh
dhe pasi ti qellosh, qelloi perseri
Deri sa te pergjakur ta shikosh
Dhe perdhe te bjere mbi gjakun e tij

Ketu flet Pjero:
Po ti qellosh ne balle o ne zemer
vetem koha per te vdekur do t'i mbes
por mua kohe do te me ngelet te shikoj
te shikoj syte e nje njeriu qe vdes

vzhdon poeti:
dhe nderkohe qe ti perdor njerezilline
kur te shohe frika zemren do ti dredhe
ne sup do mbeshtese artiljerine
dhe s'do ta shperbleje me te njejten monedhe

Dhe pa nje renkim mbi dhe do bjie
dhe vetem atehere do ta shikoje
qe koha s'do te te mjaftonte
qe dhe falje per mekatet te kerkoje

Flet perseri Pjero:
Ninushja ime te vdesesh ne maj
duhet vertet, verte shume kuraje
Ninushja ime ne ferr per te shkuar
nje dite dimri do kisha preferuar

Ndersa gruri rrinte e degjonte
dora dhimbshem, pushken shtrengonte
nder buze fjalet te burgosura rrinin
te ngrira , qe as ne diell s'shkrinin.

Prehesh mbuluar nga nje fushe me grure
dhe s'ka trendafile, s'ka as zambak
qe roje te te bejne nga hija e rrenimeve
por jane mijera lulekuqe si gjak.

10 komente:

  1. E ke qare Edrus!!
    Eshte nje nga kenget e mia te preferuara te De Andrese, dhe pse akoma s'kam gjetur ndonje kenge te tij qe mos te me preke. I dieci commandamenti do ishte per tu perkthyer!!

    PërgjigjuFshije
  2. I madhi De Andre. Perkthimi eshte i persosur. Ndoshta duhet ta provosh edhe me "Bocca di Rosa", ose "Via del Campo", apo ndonje perle tjeter te F.D.A., duke pare rezultatin. E postova edhe te blogu im. Shpresoj te jete OK per ty. :)

    PërgjigjuFshije
  3. Ciao Edi
    De Andre è grande..them eshte, sepse nuk mund te them dot ishte..
    vazhdon te jetoj me poesine e tij,me musiken e pazevendesushme..
    nuk kam fjale per te shprehur Faber.
    maggia e kengeve te tij nuk mund te perkthehet ne nje gjuhe tjeter..ose ngelet vetem perkthim
    gezohem mgjth qe ti "njeh" Faber..

    PërgjigjuFshije
  4. perkthim i arrire! mesazhi i poezise/kenges eshte shume i forte.

    rrofsh!

    PërgjigjuFshije
  5. Perkthim shume i mire Edrus i kenges se De Andrè.Shihet qe po ndjek shkolle shume te mire per te perkthyer...Mendoj qe eshte koha te guxosh Goja e trendafilte,ose prej trendafili ...si ta ndjesh...E pres

    PërgjigjuFshije
  6. Oh.. Edi vetem me vone e kuptova qe dicka mungonte..
    strofa e trete..
    COSI DICEVI ED ERA D'INVERNO
    E COME GLI ALTRI VERSO L'INFERNO TE NE VAI TRISTE COME CHI DEVE
    IL VENTO TI SPUTA IN FACCIA LA NEVE
    perkthimin po ta le ty "perche io non oso,non ne ho il coraggio"

    PërgjigjuFshije
  7. Eda, 6BD :P (po te shikosh tek blogu i strangeman, eshte nje koment i eleminuar i imi :)... e hoqa se s'me pelqeu pershtatja).
    Eda(edhe Tena) shikoni c'me erdhi sot nga 'alert' di google:
    http://www.mentelocale.it/leggere_scrivere/contenuti/index_html/id_contenuti_varint_17740

    PërgjigjuFshije
  8. Zana, e di qe e kam nisur dikur per t'a perkthyer "Bocca di rosa", por s'e di se me c'emer e kam 'salvato' perkthimin :(, megjithese edhe ai eshte i pambaruar.
    Por kur t'a shikosh, pres prej teje kritiken e pare... sepse sic ke per t'a pare, eshte perkthyer ne nje gjuhe te vecante :)

    PërgjigjuFshije
  9. COSI DICEVI ED ERA D'INVERNO
    E COME GLI ALTRI VERSO L'INFERNO
    TE NE VAI TRISTE COME CHI DEVE
    IL VENTO TI SPUTA IN FACCIA LA NEVE

    keshtu flisje dhe ne dimer marshoje,
    dhe me te tjeret drejt ferrit pa ngjyre,
    trishtimin ne zemer te fshihje kerkoje
    me boren qe era ta perplaste ne fytyre.

    PërgjigjuFshije
  10. NOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet