01 prill 2007

Fluturaket

Heshtja e nates filloi te thyhej nga cicerima e zogjve qe me rrezet e para te drites dhe kenga e tyre degjohej, degjohej dhe hynte prepotente nga dritarja gjysem e hapur per te nderprere per pak caste gjullurdine e zerave qe qe prej shume oresh tashme me vinin nepermjet kompiuterit.
Ndihej dhe era e luleve, por jo, kenga e zogjve me kokfortesine dhe arrogancen e natyres fluturake, perdhunon pa meshire mendimet e mija po aq fluturake ne keto caste, dhe me po aq arrogance me conin larg … larg … larg.

Me kujtohet si sot, ishim nje grup femijesh si gjithe femijet e gjithe botes qe ju pelqejne te gjejne njeri tjetrin dhe te luajne pa e vrare mendjen ……

Po, ishim kokforte. Kush me shume dhe kush me pak, ishim kokforte njelloj.
Se nese fizikisht s’mund te ishim njelloj dhe akoma degjoheshin shprehje si: ”Ohuu ai eshte ne klase te katert dhe une jam ne te dyten”, kur vinte puna qe te hidheshim nga shkembi ne lume, mbizoteronte kryenecesia qe mposhtete c’do lloj frike, dhe kete jo vetem kur hidheshim ne lume qe ne fund te fundit do binim ne uje, por edhe kur ne pallatet ne ndertim, mjaft te gjendj nje grumbull me rere atje poshte dhe te ‘cmendurit’ te tregonin aftesite e tyre duke u hedhur nga kati i dyte ose i trete.
Shikoj dhe me vijne ndermend shoket dhe shoqet e lojerave, qe beheshin me turp kur ju gjenim vjershat e hedhura ne copeza letrash dhe me buzeqeshje dhe shikime camarroke, pa folur shprehnim mirekuptimin dhe komplicitetin tone, komplicitet qe nenkuptonte ruajtjen e sekretit, te atij sekreti qe po te dilte do te mund te ngjallte qindra zera te tjere qe as qe do e kishin kuptuar se c’kishin lexuar ne ato rrjeshta, dhe jo se kjo ne fund te fundit do ndryshonte gje ne ate se si ne i shikonim dhe i mendonim gjerat.

S’kishte smire ose zili per gjera qe i benim te gjithe se bashku, por, pse ta fsheh,ndjeja nje turbullim kur shikoja nje buzeqeshje nen buze te njerit prej tyre … dhe ate buzeqeshje (ndoshta isha i fiksuar une) e kontrolloja dhe e shikoja sa here qe ndonjeri nga ne kerkonte te tregohej brilliant dhe i zgjuar me zgjidhjen e menjehereshme te problemave dhe gje e gjezave …… dhe ndihesha si fajtor me krenarine dhe per ate shperthim entuziazmi nga ana ime kur shikoja ate buzeqeshje.
Jo, jo, s’kishte percmim ne ate buzeqeshje, por qe lehtesia c’armatuese me te cilen ai arrinte te gjente zgjidhjen para te gjitheve dhe priste pergjigjen e ndonjerit prej nesh, qe nganjehere me ngrinte nervat, nerva qe as me kalonin ndermend kur e shikoja qe me shihte I cuditur qe s’gjeja pergjigjen e duhur ndonjehere, se ne fund te fundit s’eshte se do behesha qatip (sic me thosh gjyshja) dhe se duhet ti dija qe te gjitha.
…E doja, e konsideroja dhe me te afert se shoket e tjere qe me gjendeshin gjithmone ne krah ne zenkat e femijerise ashtu sic doja dhe te parin shok te lagjes, qe leshonte batutat e tij te holla dhe mjaft ironike, dhe nepermjet shumkuptimishit te batutave te tij, fshihte friken se mos hante dru nga me harbutet, gje qe per fat te keq duke u rritur e bente nepermjet lakonizmit, lakonizem qe arrin shkallen siperore me pergjigjet e tij acaruese dhe njekohesisht funksionale, por qe gjithsesi jane dhe vazhdojne te mbeten njerrokeshe.
Mjaft, djelli ka filluar te leshoje rrezet e para, dal nga dera dhe shikoj zogjte ne peme.

Shikoj deget e kryqezuara te ullirit te sapombjelle perballe shtepise, dhe me hipi nje deshire e cmendur qe te keusja degen e ullirit tim te dashur per te bere nje pale llastiqe.

10 komente:

  1. Mire cifte qe nuk paske.
    Po as llastiqe nuk tu ndodhen ?

    PërgjigjuFshije
  2. O mjeshtër ja pse të dua unë ty. Ti sapo ke filluar të flasësh. Po të lutem, të lutem eksploroje atë ndjenjë, është pikërisht ajo ndjenjë që të bën ty atë që je. Nuk është nevoja për filozofi të hollë, por thjesht për një lloj kuptimi më të gjerë, një lloj përshkrimi që nuk të vë barrë mbi supe, thjesht përshkruaj më gjatë sesi ndiheshe dhe pse këta tipa të bënin vërtetë përshtypje diçka që është në linjën e kësaj "dhe ndihesha si fajtor me krenarine dhe per ate shperthim entuziazmi nga ana ime kur shikoja ate buzeqeshje", zbulohu edhe më, hidh dyshime, nuk është nevoja të shkruash për gjëra për të cilat je i sigurt por edhe për ato që nuk i kupton sagllam ose nuk ke ide të qarta, shkrimi është proces zbulimi, argëtohu duke shkruajtur, mos u mundo...mos shiko si shkruan emigranti, ai lloj shkrimi është i plevitosur, tea dhe akullnaja shkruajnë 100 herë më mirë, besom se unë e di çfarë flas (jo gjithmonë_ por për këtë kam të drejtë. Është ndjenjë e shumë e bukur ajo që ke zbuluar dhe shumë e rrallë. Duhet bërë tregim i vërtetë, me thjeshtësi çarmatuese nga ajo që është në natyrën tënde. Shkruaj ashtu si të vjen dhe unë do ta rregulloj. Mos u ndiko. Ji vetja jote, është puna më e mirë. Thjesht shkoi më në thellësi asaj që ti vetë ke ndjerë, përpiqu të kuptosh pse, edhe njëherë larg filozofisë së mërzitshme dhe asaj diletante, thjesht udhëto nëpër shpirtin tënd dhe na trego se çfarë ke parë...fundi më pëlqeu shumë, shiko mesa entuziazëm po shkruaj, nuk e di mirë çfarë kam thënë, por më thuaj nëse ketu gjen ndonjë pikë të dyshimtë dhe do doje sqarime...SHKRUAJE..zgjate disi, qoftë edhe tre faqe...sapo të fillosh ta bësh sapo të hysh brenda vetes sate do e shohesh që është kollaj...punë të mbarë dhe me krahë të lehta!

    PërgjigjuFshije
  3. Yllka,kam pire dhe nje gote tjeter uzo me pare se te hiqja fjalen llastiqe :) (qe qe fillimisht)
    Dx, nese vetem per te nderruar nje fjale mu desh aq kohe... e kupton ti se c'do te thote qe te zgjatem me teper :)... mungon kohaaaa

    PërgjigjuFshije
  4. behe llastiqe prape

    PërgjigjuFshije
  5. edhe leri llafet, ça merresh me peshkun, pse do ta shkruash brenda nje dite?, jepi vetes një jave, mos u dorëzo, shkruaje dhe duhet hedhur tek peshku, jo më kot unë nënvizova qejfin, merru me të vetëm nje ore e gjysëm në ditë, është njqind herë më mirë dhe më e frytëshme sesa llogjet pa duk e bukë tek peshku...kjo është esenca jote, duhet ta njohësh...hë tashi, hë të lutem, provoje njëherë, ka brum letërsie të vërtetë pse mos ta bëhet buka...është kaq e bukur kjo që ke thënë, kaq njerëzore dhe kaq klasike në të njëjtën kohë, nëse nuk e bën do e shkruaj vetë dhe do të të vijë shumë inat pastaj...ka bukrinë e vet të madhe tortura për të gjetur një fjalë, si ata fëmijët që nuk kanë mësuar të flasin se janë ende në hapat e parë dhe nuk rrinë dot, thonë gjërat të pakuptueshme, e provojnë vazhdimisht derisa një ditë fillojnë dhe na japin mendje, jeta e njeriut është e tillë, ne mundohemi njësoj të gjejmë fjalët që na përshkruajnë më mirë, këtu qëndron bukuria e të vërtetës sonë, pikërisht ajo gjë që ty të ka bërë përshtypje që fëmijë, aftësia për të kuptuar matanë asaj që duket, ironia si formë superiore e vështrimit të botës...shkruhe dhe tregouaja fëmijëve të tu...ke për ta parë, dhe tek peshku...o u mërzita...bëje dhe kaq, lëri nazet!

    PërgjigjuFshije
  6. sa bukur e ke shkruar Edrus...

    PërgjigjuFshije
  7. Ato hedhjet qe benim nga kati i dyt e i treti i pallatit... Akoma se kuptoj pse i konsideronim si herozma e mburreshim :)

    PërgjigjuFshije
  8. rrofsh edrus se me te vertete na kenaqe! ke shkruajtur me aq pasion dhe ciltersi dhe te uroj te vazhdosh te sjellesh perseri shkrime te tilla.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet