27 prill 2007

Dilema

kerkoni te jeni te sinqerte.........

1)supozoni sikur po parkexhoni makinen tuaj,dhe padashje perplaseni me makinen e komshise dhe shokut tuaj me te mire.

ne kete rast:
a-ben sikur s'ka ndodhur gje dhe largoheni(meqe nuk ju pa njeri)
b-shkoni tek shoku juaj dhe tregoheni i gatshem qe te paguani demin.

2)mbasi shoku juaj shkon tek karrocieri(mekaniku) dhe vlereson demin,vjen dhe ju thote qe :demi mund te riparohet me 250 euro.

ne kete rast:

a-jane shume per ju,dhe pergatisni letrat per asikuracionin
b-megjithese ju duket nje cike si shume,pranoni qe te paguani,dhe keshtu shoku juaj mund ta riparoje makinen,pa pritur rimborson e asikurazionit.

3)mbas 5 minutash qe i keni dhene paret shokut tuaj,fillon nje stuhi shume e forte,dhe ju per tu mbrojtur nga era,strehoheni tek nje bar perballe pallatit tuaj.Nje rrufe bije mbi nje peme,dhe kur thyhet pema,bije mbi makinen e shokut tuaj,duke e bere ate te paperdorshme.
Dhe shoku juaj,ju thote qe tashme si ngelej tjeter,por do ta hidhte ate makine ne "varreze"

ne kete rast:

a-i kerkoni shokut tuaj qe t'ju ktheje leket qe sapo i keni dhene per riparimin e makines.
b-jo,ato leke i takonin dhe s'ka kuptim qe t'ja kerkoj me.

11 komente:

  1. Me thuaj, cfare nenkupton me fjalen parkexon dhe kam per t'u pergjigjur menjehere!

    PërgjigjuFshije
  2. une do ja jepja leket sakaq mikut/mikes time , por nuk besoj se ai/ajo do ta pranonin kete gje , po te ishin miq te vertete:)

    PërgjigjuFshije
  3. @NAgo, mire qe u korigjove vete :), sa te vije Kristi se ta thote ai se c'eshte parkexhimi(Parkexhoni,folje,veta e dyte numri shumes, menyra veprore, koha e pakryer :), Rrjedh nda fjala Parking-park-parkexh(apo e doje me zh???? :()

    PërgjigjuFshije
  4. sigurisht qe do paguaja te gjithe demin. Nese makina do hidhej ne koshin e plehrave "varreze" nuk do i kerkoja te mi kthente parate. sec cfare do bente ai/ajo nuk e di, shpresoj qe te mos i mbante:)) shakaaaaaaa

    PërgjigjuFshije
  5. Shi ky , prap me mu !
    asikuracionin = siguracionin
    Rrjedh nda = ...nga (por kjo falet se kur ngutesh...)
    Un lexova , qesha se N.Ago të korrigjoi , dhe thash t`mos i jap më tjek , po të rrihet ty !? Edhe ca po të rrish në Itali do flasësh si arbëreshët :) !

    PërgjigjuFshije
  6. @Kris.. :), pervec dilemes, desha te dija se a e kisha spieguar mire punen e foljes parkexhoj ;)(s'po te ve ne siklet edhe qe t'a perkthesh :P)

    PërgjigjuFshije
  7. Me shokët ka vetëm sinqeritet , nuk ka borxh ,(aty ku hyn leku merr fund shoqnia), dhe të lidh veç fjala , jo betimi (bëj be) !Në kohën tonë ngatërrohej edhe tavolina (po të jesh ulur në tavolinë ... etj , po të kesh ngrënë bukë dmth) ! Sa për dilemën...paraja është në mes , s`ka shoqëri , ajo është ndjenjë.
    Disi anakronik , por disa gjëra nuk mund të ndryshojnë, në para `90 ,dhe pas saj.

    PërgjigjuFshije
  8. @Kris... shiko se ka ndryshime :)
    Shiko ketu:http://agonek.blogspot.com/2007/04/t-ngelesh-ti.html

    PërgjigjuFshije
  9. E pash pak në drekë,edhe komentin tënd, ne themi shokë të rinj zë por të vjetrit mos i harro , kur vëm re ndryshime , por Niko e ka llafin për ndryshime të tjera , ato që vijnë falë kohës . Ndërsa shoqëria është si puna e asaj rrënjës , që do mbijë dikur se jetën e ka brenda saj , pamvarësisht ndryshimeve që gjithsesi jeta na ofron , kujt më shumë e kujt më pak.
    Ndryshojnë mjaft gjëra rreth e rrotull , një gjëzë mos ndryshojë (shoqëria siç ne e kuptonim) , su bë qameti ! Ne rrokeshim me duar dhe afronim tëmthat me njëri - tjetrin , mu desh kohë të mësohem me duar "të ngordhura" burrash ( u thënçin) :)))

    PërgjigjuFshije
  10. Nuk me shkon shume pozita e korrigjuesit, por meqe pjesa me e madhe e juaj jeton jashte Shqiperise, veshtiresite ne ca folje jane te kuptueshme.
    Ketu perdoret folja "parkoj".Parkim per emrin.Ju kerkoj ndjese nqs hamendesimi ne lidhje me vendbanimin dhe per rrjedhoje shkakun e gabimit eshte i pasakte.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet