19 prill 2007

Bloger & Blogje

Sot u ktheva shpejt nga puna, femrat e shtepise kishin dale dhe une... 'te veni'.
Thashe te hidhja ne blog nje shkrim qe po beja sot... jo, s'me behej per te shkruar(megjithese qe me nate lashe nje koment tek njeriu i cudishem dhe tek peshkupauje) dhe keshtu qe thashe sot do bej vizita por pa lene 'qoka'.
Netvibes ne maximum dhe... pak ndryshime :( , i vetmi ndryshim tek D dhe tek R&B (tek ky blog ,edhe pse e vizitoj shpesh,s'e di se pse por s'me behet asnjehere per te komentuar), gjithsesi tek Elais (qe edhe pse s'kishte shkrime te reja, ja vlen qe te shikosh gjithmone ;) ) tek lista e "Enlightening-writers"(??!!), me zuri syri nje emer te ri... dhe sipas jush da ta lija pa e pare se kush ishte???
Sigurisht qe e kuptoni qe nga gjithe kjo hyrje kaq larg e larg, ai blog me terhoqi, me terhoqi dhe sinqerisht me kenaqi.
Vertet qe tashme te rejat nga Shqiperia i marr prej peshkut, kenaqem me batutat dhe me shakate e thumbat qe pa te keq hedhim sa andej kendej neper blogjet e njeritjetrit, por gjithsesi disa blogera me bejne te ndihem me te vertete mire me vehten time, mund dhe te kaloj ore te tera ne to pa shkruajtur asnje llaf, dhe perseri jam i kenaqur.... s'di si t'a spiegoj..... s'mund te spjegohet kenaqesia qe ndjen kur shikon nje paesazh te gjelberuar, nje femije qe qesh... e kote qe te kerkosh te japesh spiegime, bile nganjehere eshte e kote dhe te shprehesh ngazellimin, sepse ndokush mund te thote: " Aha, e paska hengur dhe ky, paska rrjedhur"....

S'them se ajo qe une vleresoj si E Mire te jete domosdoshmerisht e mire dhe e bukur dhe per te tjeret, por tek blogu i Erionit u kenaqaaaaaa.

Dhe sa do te doja qe djem e vajza shqipetare, te jene me te pranishem ne rrjet , te na sjellin njohurite e tyre, punet e tyre, aktivitetin e tyre..... dhe keshtu te behen shembull per ata qe duan te ndjekin rrugen e tyre dhe ndihme dhe per te tjeret qe kane te njejtet pasione ose deshira por te niveleve modeste si nivelit tim (qe persa i perket letersise e filozofise shkoj e kruhem me d ose programimit e kompiuter qe tashme di se kujt t'i bije ne qafe... e gjetem ekspertin :)

5 komente:

  1. ë = alt + 0235 , Ë = alt + 0203 , ç = alt + 0231 , Ç = alt + 0199
    kjo e para , e dyta flm për "zbulimin" e Erjonit dhe e treta "komplimenti" në italisht "komplimente" në shqip , ma ke nxjerr që ma ke nxjerr namin që korrigjoj pse mos ta bëj edhe me ty ?
    :))))))))))))))))))... dhe vazhdoj të qesh !

    PërgjigjuFshije
  2. Mirembrema !
    Gezohem qe te pelqeu faqja e Erionit.
    Enlightening writers = Shkrimtare iluministe

    PërgjigjuFshije
  3. Kris.... mos pret qe te te falenderoj??? ke bere vetem detyren dhe asgje me teper :))),por kur t'a nxjerresh edhe ti koken(se s'ke per te ndenjur pa shkruar gjekundi edhe ti)... atehere do 'flasim' bashke :)
    @Elais, mire te tjret, por mua, te me fusje ne nje grup tjeter... tek shkruesit e iluminuar( dmth i ndricuar nga te tjeret :)))

    PërgjigjuFshije
  4. ... he he , shkruaj edhe un , pak fare , por kam zgjedhur të mos përkthej , prandaj në kacollen time shum - shum të të pëlqejë ndonjë këngë , se me sa kam kuptuar nuk flet greqisht , dhe un kohë me përkthyer gjith shkrimet nuk kam fatkeqësisht . Gjithsesi , diku ta kam ofruar një fërrnet , kështu që nuk jemi fare të huaj mes nesh .
    Fund javë të çlodhëse të uroj ! :)

    PërgjigjuFshije
  5. Kris, po edhe t'a mbushje me caj e me kafe sic e kishe nisur ti...s'ikur s'kish lezet :)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet