18 mars 2007

Ulerima ne heshtje

Nje dite,nje filozof indjan ju beri kete pyetje dishepujve te tij: "Perse njerezit bertasin kur jane te zemeruar?"

"Bertasin se jane nevrikosur" u pergjigj njeri prej tyre.

"Po perse te bertase kur personi tjeter eshte aty perballe?,ju kthye filozofi.

"Bertasin qe personi tjeter t'i degjoje" replikoi nje tjeter dishepull.

Dhe filozofi ju drejtua me nje tjeter pyetje:"Atehere s'eshte e mundur qe te flase me ze te ulet?"

U dhane pergjigje te ndryshme,por asnjera s'e kenaqi plakun.
"Fakti qe keta dy persona jane te zemeruar me njeritjetrin do te thote qe zemrat e tyre jane larguar shume nga njera tjetra.Per te mbuluar kete distance ,ke nevoje qe te bertasesh qe te degjohesh.Dhe sa me te zemeruar qe te jene,aq me teper do te bertasin e ulerasin per te degjuar njeritjetrin.

Nga ana tjeter,c'ndodh me dy persona te dashuruar? Ata nuk bertasin,flasin me peshperima,e perse? Sepse zemrat e tyra jane shume afer njera me tjetren,dhe nganjehere kur zemrat jane shume afer dhe dashuria eshte nje dashuri e vertete,s'ke nevoje as te peshperisesh,mjafton shikimi.

Dhe filozofi perfundoi duke thene: "kur diskutoni mos lejoni qe zemrat tuaja te largohen,mos thoni fjale qe mund t'ju largojne me teper,sepse do arrije nje dite qe distanca do te jete e tille qe zemrat s'do te gjejne me rrugen per t'u kthyer."


Mahatma Gandi

4 komente:

  1. E bukur kjo Erdus
    Por duhet ta kishe shkruar ca kohe me pare dhe ta kisha lexuar ca kohe me pare :))))))

    PërgjigjuFshije
  2. @Leonard:Pse ajo e cohelo-s tek blogu jot s'te pelqeu???? :)
    S'e di,por ngaqe lexova ato tek blogu yt me erdhi per t'a kerkuar kete pjese....mire qe te paska pelqyer ;)

    PërgjigjuFshije
  3. I pranoj gabimet Erdus
    Po ç'tjeter duhet te bej me, ja me thuaj. Pastaj, gabimet per njerezit jane apo jo!
    E shikon qe mbeta romantik i pandreqshem !Do me dal dhe emri "Sharlatan" ndonje dite, si per nam, qe e the dhe ti...

    PërgjigjuFshije
  4. e bukur kjo......mendoj se duhet lexuar nga te gjithe....


    ela..

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet