11 mars 2007

Realiste apo enderrimtare

Nje dite enderra dhe realiteti u takuan ne rruge dhe u shprehen pothuajse njekohesisht:"Nuk ngjajme fare me njeritjetrin,si ka mundesi qe njerezit te na ngaterrojne kaq shpesh??"

Dy te tjere qe po kalonin aty prane,hyne ne muhabet dhe thane:"merita ose faji ,qe ju ngaterrojne aq shpesh, eshte i yni"
"Po ju kush jeni?"-pyeten enderra dhe realiteti

-"Jemi dhimbja dhe
kenaqesia .
A keni degjuar ndonjehere per ndonje qe te enderroje nje jete me dhimbje ose te synoje per nje realitet pa kenaqesi??

"kurre!",u pergjigjen enderra dhe realiteti

"Po mua,me harroni... nuk jam une ajo qe mbeshtes dhe nxis c'do enderr??"-u degjua nje ze kumbues

Te gjithe po shikonin te habitur se kush ishte ajo qe po fliste...
"Jam Shpresa "-u pergjigj zeri kumbues

Nderkohe u degjua nje ze burreror:"Por pa mua qe jam :Guximi,askush s'do te mundte te transformonte nje enderr ne realitet".

"Sidomos po nuk nderhyra une"-nderhyri nje ze tjeter,"une qe transformoj enderrat dhe modifikoj realitetin"

enderra,realiteti,dhimbja , kenaqesia, Shpresa dhe Guximi,e njohen menjehere ate ze....
Ishte Iluzioni
"Nuk e dine qe eshte merita ime,qe,enderra eshte realitet dhe realiteti eshte nje enderr",dhe nuk u shpreh me ze te larte,sepse megjithese ishte e verteta....askush nuk do ta besonte.

3 komente:

  1. Ka qenë e vërtetë, nuk duket se është më, iluzioni ka vdekur dhe raliteti duket se i ka zënë vendin, ne besojmë botën, ne kujtojmë se ajo është e vërteta e vetme(nuk po flas në terma fetarë), në të vërtetë bota është një iluzion.Objektet dhe imazhet janë kurthe në të cilat realiteti, që është i sjellshëm mjaftueshëm, bie brenda, duke luajtur një rol inteligjent prej ekstrash, vetëm se çarku nuk e mban kurrë, bile as ata vetë nuk ngelen në të. Nëse iluzionet janë përherë iluzione të një realiteti, realiteti nga ana e vet nuk është vetëm se iluzion. Apo më ndryshe, iluzioni nuk qëndron përkundër realitetit, si kur flasim për iluzionet e fëmijrisë, luftës, apo dashurisë: është një realitet më subtil, i cili e mbështjell realitetin parësor nën shenjën e zhdukjes së tij. Çdo gjë ndodh sikur në një dhomë të zbrazët, e cila është skena e parë e mungesës, ajo skenë në të cilën dikush është i pranishëm mu tek mungesa e vet, kësisoj, për këtë dhe këtu nuk ekziston mundësia të humbësh. Iluzioni operon kështu, duke kthyer tek ne qenie dhe objekte në formën që ata trashgimisht marrin ndërsa shndërrohen prej mungesës, prej zhdukjes së tyre. Të zhdukur por të tejdukshëm ndaj zhdukjes edhe nëse ajo vjen prej fillimit, apo fundit të tyre. Është në këtë kuptim që ata na mashtrojnë: duke ngelur besnikë ndaj vetes. Ja pse duhet të jesh I përkushtuar ndaj sendeve, sepse është në detajin e tyre, në më të imtin detaj të tyre, në figurimin e tyre të saktë, që objektet janë iluzivë, që realiteti është iluziv. Është nëpër dhe nëpërmjet ndërlidhshmërisë së tyre të patëmetë që objektet përbëjnë një ngjarje, sepse është në saktësinë e botës që abstraksioni i vërtetë gjendet. Gjithë bota nuk është veçse një iluzion i shqisave dhe gjurma shqisore e zhdukjes së saj. Dhe është në këtë kuptim që sendet na gënjejnë nëpërmjet hapësirës, largësisë prej origjinës së tyre--por më së fundi ne bëhemi objekti i objekteve që na mashtrojnë dhe biem pre magjisë së asaj largësie. Kjo largësi është e tillë kaq shumë e sa ajo me yjet e vdekur, por që drita e të cilëve ende mbrrin tek ne dhe ajo e yjeve që kanë shumë kohë që ndrijnë, por që drita e të cilëve nuk na ka mbrritur akoma.

    Kjo është si të thuash, që ka ende shpresë!
    ...shumë e ndërlikuar kjo hë?!, do duhej ta kisha postuar tek blogu...gjithësesi. Hej memo ka shkuar këtu http://metalepsies.wordpress.com/...nëse ti do doje të ndërroje linkun.

    PërgjigjuFshije
  2. Edrus me peqeu shum ky shkrimi "filozofi"-opinion

    Por ka nga ata qe Jetojne endrrat e tyre dhe nga ata qe enderrojne jeten e tyre!
    ;)

    PërgjigjuFshije
  3. e lezetshme kjo Edrus...me pelqeu...

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet