17 mars 2007

Leter mamase.

Mamaja hyn ne dhomen e se bijes dhe gjen nje leter mbi krevat;me nje parandjenje te keqe,hap letren dhe e lexon:
"E dashur mami,me vjen shume keq qe po te them se kam ikur me te dashurin tim.Gjeta dashurine e vertete tek ai,vetem t'a shikosh,eshte aq i dashur dhe simpatik me ato tatuazhet dhe piercing-et e tij.
Ah,harrova te te them,jam shtatezane dhe Ramo thote se kemi per te qene te lumtur tek barraka e tij ne breg te lumit.Ai do qe te bejme shume femije dhe kjo eshte dhe enderra ime.
Meqe kam kuptuar se hashishi s'te ben dem,ne do t'a mbjellim dhe per miqte tane,per kur te ngelemi pa cocaine e ekstazy per te cilat kemi nevoje.
Nderkohe shpresoj qe shkenca te gjeje nje kure kunder SIDA-s dhe keshtu Ramo mund te permiresohet nje cike:me te vertete e meriton!
Mami,mos u bej merak,tashme jam 15 vjece dhe jam e zonja e vehtes,di se c'bej.
Shpresoj qe te vij dhe te te gezoj me nje nipce.
te puth me dashuri,voglushja jote e vogel"

P.s:
Mami,jane te gjitha rrena,se jam tek komshija,por desha te te kujtoja qe ne jete ka dhe gjera me te hidhura se sa nota qe kam marre ne provimin e fundit.

5 komente:

  1. bobobo mor Edi, tani me vjen te qesh por te isha mami prej verteti dhe goca te me linte nje pusulle te tille, s'di cdo kisha bere:))...na bere me zemer para kohe, hihihi.

    PërgjigjuFshije
  2. Domethene problemi me i madh i momentit po te shihet ne prespektiven e duhur nuk eshtedhe aq i madh ;)

    PërgjigjuFshije
  3. Prandaj duhet te jemi optimiste....dhe te mendojme se ka edhe me keq ;)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet