06 mars 2007

Dhurate per 8 Marsin

Vetem per sot dhe per neser,pranohen rregjistrimet falas ;)

Tema e Kursit:" Të bëhesh inteligjent sa një grua."

Objektivi pedagogjik: Kurs formimi që i ndihmon burrat të zhvillojnë atë pjesë të trurit të cilën injorojnë.

Moduli I: Kursi bazë i detyrueshëm.
1- Të mësojmë të jetojmë pa mamin. (200 orë)
2- Femra ime nuk është mami. (350 orë)
3- Të kuptojmë që futbolli është thjesht sport. (500 orë)

Moduli II: Jeta në cift
1-Të kesh fëmijë pa qënë xheloz (50 orë)
2- Mos thuash budallallëqe kur gruaja fton miqtë e saj për darkë(500 orë)
3- Të mposhtësh sindromën e telekomandës (550 orë)
4- Mos bësh cicin jashtë sifonit (100 orë, ushtrime praktike me video)
5- Si të arrish të kënaqësh gruan para se të fillojë të "shtiret" (1500 orë)
6- Si të shkosh tek koshi i rrobave të palara pa humbur rrugën. (500 orë)
7- Si të mbijetosh gripit pa kaluar në agoni (300 orë)

Moduli III: Koha e lirë
1-Të hekurosësh një këmishë brenda dy orëve (ushtrime praktike)
2- Të tretësh ushqimin pa gromësirë, kur jemi duke larë pjatat.

Moduli IV: Kursi i Gatimit
Niveli filestar: Pajisjet elektroshtëpiake
1-On = Ndezur off= fikur
2-Supa ime e parë, pa djegur tenxheren.
3-Ushtrime praktike: Si të zjejmë ujin para së të hedhim makaronat

Niveli 2: Janë parashikuar orë ekstra trajnimi, për shkakë të vështirësisë së temës, kurset do të jenë maximumi me 8 nxënës në nivelin fillestar.

Tema 1: Hekuri, nga lavatricja tek dollapi - ky proces i mistershëm.
Tema 2: Ti dhe Elektriciteti: avantazhet ekonomike për të kontaktuar një teknik rregullimi.
Tema 3: Zbulimi i fundit shkencor: Të gatuash dhe të derdhësh plehrat nuk shkakton as impotencë as tetraplegji (e vërtetuar)
Tema 4: Përse nuk është krimë të dhurosh lule pas martese.
Tema 5: Topi i letrës higjenike: "A mbin vetë letra higjenike në mbajtësen e saj?"
Tema 6: Si të ulim kapakun e banjës hap pas hapi, pa e plasur.
Tema 7: Burrat që ngasin makinën mund të kërkojnë informacion tek kalimtari kur humbasin rrugën pa rrezikuar dukjen si të paaftë?
Tema 9: Lavatricja, kjo e panjohur e madhe!
Tema 10: A është e mundur të bësh cicin, pa spërkatur sifonin? Praktikë në grup!
Tema 11: Ndryshimet themelore midis koshit të rrobave të palara dhe dyshemesë (ushtrime në laborator)
Tema 12: Burri në vendin e pasagjerit: është gjenetikisht e mundur të mos flasësh ose dërdëllitësh kur ajo parkon?
Tema 13: A mund të jesh njeri pa telekomande në dorë?
Tema 14: Pjata e ushqimit shkon vetë tek lavamani?
Tema 15: Komunikimi ndjesor: Ushtrime nervore që kur i thuhet se dicka "është në sirtarin e dollapit", mos pyesë "në cilin sirtar dhe në cilin dollap"

14 komente:

  1. Shume e bukur,

    kishe harruar nderrimin e pelenave. Ka nje studim shume te mire shkencor qe thote: a)nje burre ngelet burre edhe kur pastron cicin dhe kaken e bebushit te vet. b) nje burre, me perjashtimin e dhenies se gjirit, mund t'i beje te gjitha shume mire me nje bebe, po kaq mire sa edhe nena e femijes.

    PërgjigjuFshije
  2. e Edrus me shkaterrove fare..kjo qenka bombe:)
    sidomos kam qesh shume me ate "letra higjenike" nuk mbin vete:))
    po e ve tek mamadhia.
    Gezuar festen Banes:)

    PërgjigjuFshije
  3. Eni,qe sa per t'ju bere qejfin me rastin e festes se gruas :),se qe nje dite me pas do te vazhdojme rrugen tone ;)

    PërgjigjuFshije
  4. Po i bëj përkthimin dhe po e çoj tek "Vrima e Çelësit" pasi, diamante të tilla, nuk mund të ngelen pa publicitetin e duhur!

    PërgjigjuFshije
  5. ahaha Edrus me shkrive ti mua un po i regjistroj ne pc dhe mbase i rilexoj kur te jem i martuar ;)

    PërgjigjuFshije
  6. ".... ditën e tretë fillova të shoh pak nga syri i djathtë ..." -fragment nga fjala që mbajti shqiptarja në një kongres i supozuar grash , dhe ku shpjegonte ndryshimin që pa kur i propozoi të shoqit që ta ndihmonte me punët e shtëpisë . :)))))

    Gjithsesi përfitoj nga rasti t`ju uroj të gjithave gëzuar , dhe të gjithëve i paçim se pa to s`bëjmë !

    PërgjigjuFshije
  7. @N.Ago:po te na tregoç se ç'thone pastaja ;)
    @Amour:ke kohe per te 'studiuar';),besoj se do hapen kurse te tjera deri atehere:)
    @Kris...ashtu sic po lutej nje shok tek blogu i tij qe te mos ja shihte e shoqja nje postim,ashtu po lutem edhe une(se te ishin vetem tre dite do ja beja hallall :))

    PërgjigjuFshije
  8. U shkatarrova se qeshuri..shume tipike, e vertete, per te qare dhe per te qesh..hahaha

    PërgjigjuFshije
  9. po ti or?! po nuk ta kishim borxh! më masakroi brutalisht gruaja. më tha- Po ju mor maskarenjë, nuk na qenkërka se ju nuk dikërkeni. Ju të pafytyrë thjesht nuk doni. Gjithë sinqeriteti juaj prej gjynahqarësh dhe dështimet tuaja prej adoloshentësh të viktimizuar qenkërkan një lojë...kush ju paska njohur...me siguri do jetë grua ajo që i ka shkruar, nuk ka mundësi, vajta 30 dhe spaskam ditur asgjë, po ç'është kjo punë, qesha vërtetë qesha, por ama kur e mendoj filloj të të urrej aq shumë sa më vjen edhe gjynah në të njëjtën kohë, mesiguri kjo do jetë pse je akoma vërdallë- dhe pasi më hodhi një vështrim përçmues të përzierë me mëshirë dhe dyshim, kthehu krahët dhe tha - do mendohem! Më paç në qafë!

    PërgjigjuFshije
  10. O Tanii!Po ti a t'q... udhet,keto gjera jane pune burrash,mo e mbaje afer :)
    Ke faj o Cane! Ke faj....

    Dhe te mendoç qe ka dhe me keq:
    Dikush i pati mbushur biberonin femijes me raki :(......po s'qe kjo e keqja,e keqja qe se atij dikushit,i takoi qe te pinte nje dopio me qumesht :)

    PërgjigjuFshije
  11. ue! po ajo vjen e lëçit vetë këtu o mosmirënjohës, nuk e sualla un. atij që piu qumësht e piftë gjerba, unë ia kam frikën kripës në gjellë dhe trikove të leshit të lara me ujë të vluar, dhe trikot e leshit janë jetike këtu, nuk është hiç e shëndetshme kur ndërrojnë sirtar...do të shaja...po kush merret me ty, shofer!

    PërgjigjuFshije
  12. Tani,sa per triko leshi(kanatjere),mos te qofsha fale :),kete rradhe me dha 6 me vete plaka(shto dhe ato 6 te tjerat qe me pati derguar per vit te ri :),dhe sa per ate,ketu e kam me te domosdoshme,sepse nganjehere me qellon te dal nga shtepia me -2° dhe gjate dites te jem ne ndonje vend me 15°.
    sa per 'rimorchion' ketu e kam edhe une,dhe ju pershendet dhe ajo te gjitheve c'jeni.
    Ciao dhe pershendetje dhe nga ana ime.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet