26 shkurt 2007

Stafeta

I pata premtuar N.Agos qe sapo te vija do t'i pergjigjesha stafetes se tij,por u bene dy dite qe jam ne shtepi dhe s'gjeta dot diskun per reinstallimin e skanerit(hp scanjet 2300c,kush eshte ndonje qe mund te me gjeje dicka per reinstallim :(,sepse s'gjeta gje,pervecse ne japonisht :)),dhe meqe mora nga shtepia te gjitha fotot e rinise se hereshme(tashme),doja qe te vendosja dhe ato foto(u perpoqa qe t'i fotografoja,por s'ja arrita;pres keshilla nga fotografet :) ).

Une jam Edi,i lindur ne nje mengjes shkurti nen shenjen e peshqve te 2zet vjet me pare,ne nje shtepi te vockel perdhese ,qe kush ka kaluar neper Thumane,as qe ka mundur qe ta shikoje,megjithese (egziston) eshte aty,ne ane te rruges.
Vitet e femijerise i kalova ne Mamurras,po,ne Mamurrasin e famshem te mikut tim Dede Ndreces :), kryetarit te ri te sapo zgjedhur.C'te shtoj,qe mbarova 8vjecaren me mes.10 dhe megjithese enderroja qe te behesha doktor,donin te me linin me 'bujqesore' (kuptohet,e kishun per te miren time,qe te dilja nje agronom i zoti).
Gjithsesi mu desh te konsiderohesha me fat,qe nepermjet 'miqsh' mu dha mundesia te ndiqja shkollen e mesme mekanike bujqesore ne Shkoder(sepse industrialja do te ishte e tepert per nje nip kulaku ;) ).
Kater vjet nga me te bukurit e jetes time,mes pakokcarjes dhe kurafshamosuvrafsha qe ambjenti dhe mosha te benin qe te mos caje koke per asgje... ku megjithate se fundi perseri perfundova me 9.98(nganjehere habitem,te kem qene me te vertete kaq i mire :) ).

Perseri Odiseja e kerkesave per shkolle ......... si perfundim ASGJE....... isha shume i 'kompromentuar',nip me gjysh ballist(!!??)...Per here te pare ne jeten time pashe tim ate me lot ne sy,kur (rahmet paste) Lule Berhani,qe ne ate kohe ishte shefe e seksionit te arsimit(dhe qe ne 8 vjecare pati qene mesuesja ime),doli nga mbledhja dhe me lot ne sy i tha plakut qe ishte e pamundur,kishte disa letra anonime qe ishin drejtuar pikerisht kunder kerkeses time.

Per te me marre me te mira,me propozuan disa vende pune me 'mik',por kokderr dhe gjithe inat sic isha ne ate kohe(eh rini rini),i thashe plakut qe te mos cante koke fare per mua,dhe vajta fillova pune ne frutikulture.... kush i kujton ato kodra me vreshta mbi Mamurras(qe ishin para terapise se shock-ut),ta dije se ne shume prej tyre e kam ngulur dhe une...shatin.

Dhe atehere kur e kisha ndare mendjen(i bindur qe "kisha lindur me nje prirje per te qene proletar" sipas perkufizimit te sakte te nje mikut tim :) ),pikerisht atehere ju ngriten nervat gjyshit tjeter(gjalle akoma sot,dhe festoj ditlindjen ne nje dite me te nderkohe qe ai mbushi 107 vjec),vajti ne dere te sekretarit te pare te Partise (xhemal Dymylja me duket se ka qene ne ate kohe) dhe i tha:Ti o me zgjidh problemin e nipit,o une,komunist i '42,bashke m anetaret e tjere qe kam ne shtepi te sjell neser tesserat ketu,dhe s'dua t'ja di me per ate parti qe s'do t'ja dije per mua.

Siperfundim,ne shtator u gjenda student ne fakultetin e inxh.mek. te UT
C'te shtoj me teper,ne vit te dyte,nga nje vajze te vetme qe patem ne grup dhe e trajtonim si moter ne vitin e pare(pershendetje Dhurata,kudo qe te jesh),na u bene 5 vajza.....na dukej vetja sikur ishim te ekonomiku :),dhe me njeren prej tyre,muhabeti u mpleks nje cike me gjate,dhe qe prej '96...jemi akoma bashke,dhe kemi dy vajza,Dajana dhe Albana(15-10 vjece)

Te gjithe e kujtoni '91......sidomos ata qe qene brenda rremetit,dhe une qellova qe te isha ne ate rremet(s'me vjen mire t'a quaj rremuje),dhe sinqerisht,ishin shume gjera qe s'me bindnin qe do te ishte dicka qe do te realizonte nje Dicka(me falni per lojen e fjaleve) akoma me te madhe ose me te mire,prandaj sa dhashe dhe provimin e fundit.... me 12 prill'92,kalova detin(megjithese kisha nja dy shoke shume te mire 'greke' qe me thoshin qe te shkoja me ta tek gjysherit e tyre qe kishin ne Athine(dhe ketu pershendetje Harallambit e Sofokliut uroj qe zoti t'ja u kete bere mbare ngado qe te keni vajtur :) ).

Brezi im(dmth ata qe mbaruan degen transport),paten fatin e 'keq' qe te emertoheshin ne Ispektoriatet rrugore(imagjinoni se sa kane vuajtur te 'shkretet' ne boom-in e patentave :)),shume prej tyre me thoshin qe s'me duhej gje Italia(Enderra e femijerise....kur te gjithe ne Shkoder ndiqnin pozdravin,une isha nder te paktet qe degjoja hit-parade :).......dhe e kuptoni se si me shikonin shoket....isha i vetmi qe ne konvikt beja tifo per italianet,edhe kur mezi kaluan grupin e pare,per t'i cmendur me pas ne shtator(se me pas ishim me pushime verore)te gjithe pastaj kur Italia fitoi kampionatin boteror.

C'te them me teper,qe prej '92 jetoj ne Itali,rreth 7 vjet ne Napoli,dhe me pas ne Vicenza(me sakte ne nje fshat ndermjet Vicences dhe Padoves),ku jetoj me gruan dhe dy vajzat,dhe ku pas shume profesionesh te 'nderuara',sot punoj shofer me kamion(prandaj te me falni ndonjehere per vrazhdesine dhe brutalitetin prej kamionisti qe nganjehere 'ngre' krye aty-ketu.

Po behen pothuajse dy vjet qe kam filluar te bej xhiro ne internet,dhe se fundi,e shikoni:o tek peshku o tek arqipelagu i peshkut(gjithmone kur kam kohe :) ),dhe me behet jashtezakonisht qejfi,qe shikoj djem dhe vajza qe jane kaq te mencur dhe te zgjuar(dhe s'e them as per t'ju bere qejfin dhe as per ndonje gje),qe me te vertete kane pjekurine e zgjuarsine e Shqiptarit te rrahur nga jeta,dhe qe jeten dijne ta ndertojne me se miri gjithkund era e fatit i ka hedhur,sepse nese shkolla(ah Laura Laura :) ) s'na dha ate nivel qe pretendonte ndokush,gjithsesi na dha kulturen e te rrojturit mes njerezish,te dish te 'hash dhe bar' kur eshte nevoja qe ta shtrengosh rripin,te dish qe ne c'do moment,je nje person qe duhet ti besh balle detyrimeve ndaj familjes,shoqerise dhe ....Atdheut.

Gjithe te mirat,te gjithe shqipetareve kudo qe te jene.

12 komente:

  1. Provo kete lidhjen per driver-at e skanerit: http://www.driverslab.com/drivers/Scanner/HP/Scanjet_3200c_2_0-Windows_98_Me_2000_XP/2422.html
    Nqs do ti fotografosh gjej nje trekembesh per aparatin dhe drejtoje objektivin per poshte (90grade) vere foton pertoke dhe drejtoi nje drite pastaj shih mos rregullosh kameren qe te ekspozohet pak me shume foto ne menyre qe te mos perdoresh blic.

    ME kenaqe me kete pershkrimin ... "kisha lindur me nje prirje per te qene proletar" kjo ishte pjesa me e bukur!
    Pershendetje Joni

    PërgjigjuFshije
  2. Edi, "gjyshi ballist" dhe "kulak" shprehjet e famshme qe kane ndjekur cdo njeri te ndershem te asaj kohe...s'je i vetmi ne ate drejtim.

    Flm per prezantimin shume te sinqerte. Shume i vleshem per ne te tjeret qe te lexojme sepse mesojme dicka me shume nga njerez qe kane jetuar dhe kane perjetuar gjera te veshtira por sic e ke permendur dhe ti me lart, dine te jetojne ne cdo situate.

    Respekte,
    alida

    PërgjigjuFshije
  3. Byrazer!
    Pesë gjëra kërkova, më dhe në pjatë gjithë biografinë tënde. qesh
    Mrekulli se, në dy-tre pika, ngjajmë si pika uji. nuk po ti them këtu. Ndaj dhe menjëherë i bëmë miq, jam i sigurtë.
    Dhe kam frikë se, si kamionist, je çik brutal dhe, kushedi ç'të shpëton nga goja o i marrë.
    hahahahahaha

    PërgjigjuFshije
  4. Aha, u nxitova dhe bëra gabime drejtshkrimore(mbahem dhe si i letërsisë, pa le të tjerat).
    -menjëherë u bëmë miq*
    -Nuk*(me të madhe, si fillim fjalie)

    PërgjigjuFshije
  5. me kenaqi ai gjyshi jot.mire ja paska bere..e paç me jete me qe ra fjala..i ngjafshim te gjithe atij:))
    shume lezetshem e ke shkruar pershkrimin..e di qe ke nje dell ti?

    PërgjigjuFshije
  6. Mamurrasi eshte e lidhur me zborin per mua, nuk e di kush e mban mend, dhe si rrjedhim nje periudhe gallatash dhe leshimi ushtarak.

    Per shkollen, te ndjej vertet mgjth une e kam pasur tim ate komunist por qe te merrja nje dege "te mire" im ate kercenoi te bente nje leter jo anonime. Dhe jam dakord me ty per sistemin e padrejte sidomos per ate pjesen brez pas brezi.

    Shpresoj qe puna qe ben te jep kenaqesi dhe mos mungo shume ne internet se ndjehet mungesa jote.

    PërgjigjuFshije
  7. E THASH UN ! Timoni nuk te shkon , diçka kisha kuptu ... :) .
    Gjithsesi nji gjysh me parti dhe tjetri kulak :)))) më kujtove at` barcaletin me dy vllezrit që njëri ish i përndjekur se kishte vëllanë kulak dhe tjetri me punë në komitet se kish vëllanë ish partizan ! Përshëndetje !

    PërgjigjuFshije
  8. Pershendetje Edi,

    faleminderit per kete prezantim shume prekes. Une nuk e kisha kuptuar qe ti ishe i vrazhde dhe une nuk e besoj qe profesioni i shoferit te ben te vrazhde. NJE kirurg i njohur ne qytetin ku une jetoj, ne moshen 60 vjec i erdhi profesioni ne maje te hundes dhe vendosi te ndiqte enderren e tij te rinise: te behej shofer kamioni, pune qe e ben edhe sot e kesaj dite.
    Edhe une kam bere zbor ne mamurras me Tenen, dhe sinqerisht, ndjej respekt per njerezit qe kane jetuar ne ate vend qe ne te perkedhelurve te Tiranes na dukej fundi i botes (dhe prinderit na sillnin per te ngrene cdo fund jave nga frika se mos ne vdisnim nga uria ne ate humbetire :))
    Kurioze ehste per mua edh ejetegjatesia e gjyshit tend. 107 vjec. I imi vdiq me 104, dhe kur vdiq, pervecse familjes se tij dhe komshinjve, nuk e njihte me askush. Brezi itij kishte vdekur dhe dy-tre breza pas tij gjithashtu. Ne moshen 90 vjecare u mbyll ne shtepi se i kishin vdekur te gjithe ata qe njihte. MEgjithate, edhe pse i vetmuar, vdiq si qiriu, u shua pak nga pak, pa dhimbje, pas hengri edhe dreken. Jeta eshte e cuditshme, por ndoshta kjo eshte arsye perse nuk ngopemi me te.

    PërgjigjuFshije
  9. eh o S.M.R, jeta vetëm e çuditëshme nuk është.
    Unë po mendoja të shkruaja se rrëfimi qe vërtetë prekës, por më vinte disi turp, ti guxove ta thoshe dhe unë lirshëm pohoj se po, qe prekës dhe heshtues, vetëm se ca gjëra duket se nuk mund të komentohen, prandaj dhe minutat e heshtjes apo homazhet e vetmuar.

    PërgjigjuFshije
  10. Edrus
    Postimin e djeshëm e kam përkthyer, mund të vish ta lexosh.

    PërgjigjuFshije
  11. @Joni:e kisha provuar ate lidhje,por s'e ka 23ooc :(,me jep error 404 :) ,apo 3200c mund te me beje pune njelloj?(s'besoj)
    Ndersa persa i perket pjeses me te bukur te shkrimit (qe per mua eshte shume me teper nga c'kujton ti :) ),ashtu sic e thoja dhe ne shkrim,eshte e nje vellai hallexhi, qe mire qe qe paska hyre ketu sot,dhe shpresoj qe gjithcka t'i kete vajtur mbare.

    Per te gjithe:faleminderit per durimin dhe vleresimet,ngaqe fillova te shkruaja dhe s'dija se c'po shkruaja(ne frymen e asaj qe kerkonte dhe N.Ago) dhe tani qe e rilexova,shikoj se kam shkruar shume per te mos thene asgje,dhe s'kam thene ato qe ndoshta duhet te thoja.

    Dhe ne fund,per te respektuar deri ne fund kerkesat e stafetes,u mendova nje cike,dhe preferova qe te mos kerkoja nga te tjeret,sepse nga ajo qe desha te dija dicka(dhe Rudina e kupton vete),e di qe s'do te shkruante kurre(ashtu sic s'do te shkruante kurre as e.T qe si gjithmone e preferoj per ate eshte,edhe pa e ditur se si eshte).

    PërgjigjuFshije
  12. S'e di se ku e ke pare veten si te vrazhde, deri me sot s'kam hasur raste te ketilla nga ana jote :)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet