02 janar 2007

Varje ne litar

Denimin me vdekje,Europa e civilizuar e ka hequr tashme prej kohesh nga faqet e legjislacionit,dhe e konsideron nje barbari,edhe kur i denuari eshte nje diktator ose kriminel si Sadam Hysejni.

Kur G.Bush,e cileson egzekutimin si nje "gur" te rendesishem ne rrugen e demokracise se sapolindur irakene,kerkon qe te jape imazhin e nje kapitulli te mbyllur me ate varje,dhe hapjen e nje te riu........por,Bagdati nuk eshte skena e nje westerni,ne te cilen,fituesi pasi mbaron dyluftimin,i hyp kalit dhe niset vetmitar,duke lene pas kraheve nje kufome.

Pasioni i ndezur pas ketij egzekutimi,shkon pashmangerisht drejt nje lufte civile,ku nga njera ane kujtojne "martirin" e ri,dhe nga ana tjeter brohoritet per hakmarrjen qe me ne fund u realizua.....pra me pak fjale,s'do te mungojne hakmarrje dhe martire te tjere ne ate toke qe edhe me kaq sa ka hequr,do ti mjaftonte te ishte e denje per tu bere simbol i vrasjeve e vellavrasjeve,demokracive e tiranive,pasurise dhe varferise.......por mbi te gjitha si simbol i cmendurise njerezore(sidomos asaj amerikane),qe eshte ne gjendje te krijoje nje katrahure te tille.

Pervec denimit me vdekje,vlen te shikohet dhe menyra se si dhe perse u gjykua.Nuk eshte se dyshoj ne fajshmerine e Sadamit,por ai u gjykua,sikur te ishte gjykuar Hitleri (sikur te ishte zene i gjalle)per gjera te bera ne '33,dhe jo per ato qe beri gjate Luftes se Dyte Boterore.
Pershpejtimi i dhenies se vendimit,pervec kerkeses gjithnje dhe ne rritje te kurdeve ndaj presidentit Talabani(kurd) dhe shiitet ndaj kryeministrit Maliki(shiit),vuri ne nje vije mendimi dhe presidentet amerikane dhe iraniane,por nese iranianet gezojne per vdekjen e Sadamit,si te nje armiku qe nen ndihmen e amerikaneve i sulmoi ne vitet '80(me rreth 1milion te vdekur),per amerikanet,nje zgjidhje e shpejte e problemit Sadam,do te menjanonte rrezikun e daljes ne shesh te "komplicitetit" dhe "bashkepunimit" te ngushte te amerikaneve me Sadamin gjate konfliktit Irak/Iran............

3 komente:

  1. ta perkrah mendimin Edrus..me pelqeka qe paska dhe shqiptare qe qekan vigjilente perkundrejt vendimeve te gabuara te Amerikes sepse ne pergjithesi te gjithe i perkrahin me sy mbyllur dhe pa e pasur idene se per çfare behet fjale...
    Pergezime per kete teme...

    PërgjigjuFshije
  2. e dashur Eni,nuk eshte se jam antiamerikan ,sepse dhe une jam i bindur per rolin qe ajo luan ne arenen nderkombetare si persa i perket zhvillimit ekonomik si dhe modelit demokratik,dhe,si dhe shumica e brezit tim,kemi enderruar per te shijuar cocacola e degjuar B.Spreengsten :),por "deshira" e tyre per te "eksportuar" sipas midese se tyre demokracine (vetem ne disa pika ku ju pelqen atyre)......per mua eshte e papranueshme.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet