12 janar 2007

vargje te perkryera

Uroj qe te mos jem i vetmi qe me kane pelqyer,por gjithsesi do te doja qe t'ja beja te ditur dhe shokeve dhe miqeve te tjere keto dy poezi.
S'jane poezi te autoreve te degjuar,s'do ti gjeni ne raftet e librarive ne krah te 'bestseller-save' te rradhes,jane VARGJE te dala nga zemra e se fundi kane marre guximin qe te dalin nga fletorkat e zverdhura... per ti pare me se fundi ne blogun e N.Agos

"Të kisha njëmijë heshtje,të dëgjoje,
të gjeje brenda heshtjes, zërin tim...
dhe heshtur, pa më zgjuar, të kërkoje
ku ndodhet, brenda teje, loti im..."



"Lem të puthem mjaltëputhje
Lem të dua buzëmall
Nëpër puthje le të humbem
Po, si bëjnë pa puthje vallë?..."



Njemije heshtje.


Të kisha njëmijë heshtje, të dëgjoje.....
dymijë zëra bashkë me heshtjen...
krahë t`u vije reve të lundroje
liqenjtë e mallit, qiejve të gjeje....

Mallëngjim nga sytë e tu ka Galaktika...
më sheh nga lart në heshtje edhe hesht...
mallkuar qoftë ndarja , e pashpirta
me mjegull heshtjesh të ka veshur krejt...

Të kisha njëmijë heshtje,të dëgjoje,
të gjeje brenda heshtjes, zërin tim...
dhe heshtur, pa më zgjuar, të kërkoje
ku ndodhet, brenda teje, loti im...




Nëpër puthje....!

Në puthjen tënde lem të vdes
Lem të lind në puthjen tënde
Në buzëputhjesh do më gjesh
Fjalë do jem, a tingull kënge...

Tingull kënge, fjalë puthjesh
Buzëmjalta që më ngjall
Shkon e vjen e prapë dukesh
Puthja jote, fjalëmall...

Lem të puthem mjaltëputhje
Lem të dua buzëmall
Nëpër puthje le të humbem
Po, si bëjnë pa puthje vallë?...

1988
e kote qe te shtoj fjale boshe......tek une paten efektin e nje sedativi te fuqishem,u ndjeva papritur i shpelodhur,i perterire ,i ringjallur...ne keto vargje te mikut tim n.Ago,mu ringjallen kujtimet...kujtimet e mijera vargjeve te perfunduara ne copera letrash te futura si padashje ne faqet e fletoreve te shoqeve te rinise ;).......

6 komente:

  1. Poezia Njëmijë heshtje,është poezi e shkruar nga N.Ago, e botuar për herë të parë në revistën Pelegrin në vitin 2004 dhe, për hir të burrërisë, njerëzillëkut dhe ndershmërisë, do lutesha , të vendosej sa më parë e drejta në vend.
    Mund të shihni për këtë, edhe linkun e vendosur tek Forumi Shqiptar të cilin e kam vendosur tek blogu im si dhe në blogun Vrima e Çelësit, në postimet e muajit Maj ose Qershor!
    Ju lutem, sinqersiht!

    PërgjigjuFshije
  2. Ky eshte dhe linku qe te con tek poezia e botuar ne Blogun Vrima e Celesit!
    http://agonek.blogspot.com/2006/05/njmij-heshtje.html#links

    Te lutem sinqerisht,per korregjimin dhe vendosjen ne vend te se vertetes!
    Te qe e pabotuar, edhe mund te luante dikush...!

    PërgjigjuFshije
  3. http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76493

    Ky eshte dhe linku tek Forumi Shqiptar, me te dyja poezite e mia modeste!

    PërgjigjuFshije
  4. N.Ago,lere modestine menjaneeeeee :).

    te me falesh per keqkuptimin,sepse sic shkruaja tek blogu yt,i 'rrembyer' nga emocionet,s'e kuptova qe e.T vetem kishte sjelle dhe nje poezi tjeter tenden :)

    te me falesh dhe ,dhe nje here komplimenti dhe rrofsh per ato vargje qe ke shkruar.

    PërgjigjuFshije
  5. Edhe unë kërkoj falje për insistimin që të vihej e drejta në vend.
    Ma do mendja, kushdo tjetër në vendin tim, me të njëjtën mënyrë do reagonte.
    Gjithë të mirat dhe sinqerisht të falenderoj nga zemra për vendosjen e tyre këtu!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet